Shkruan: Genta Petro Kaloçi
nga arkivi 23 Shkurt 2019/
Drejtpërsëdrejti nga Komuna Parisit në Tiranë!
Ç’koinçidencë e bukur, vetëm se unë nuk besoj në koinçidenca si ju!!
Revolucioni Francez filloi si revoltë popullore dhe e humbi rolin e saj, u zbeh, u vetëshkatërrua nga brenda, ashtu siç po bëjnë agjensitë sekrete franceze me lëvizjen e “jelekverdhëve” duke i përçarë nga brenda dhe nëpërmjet lëndimeve, arrestimeve, kërcënimeve personalefamiljare.
Shumë flitet për revolucionin francez jashtë kontekstit, por askush nuk flet për atë që ndodhi në të vërtetë. Revolucioni shpërtheu dhe humbi kontekstin, përmbajtjen, rolin, qëllimin, duke u vetëshkatërruar nga brenda nëpërmjet agjentëve të shërbimeve sekrete franceze nga më të zhvilluarat në botë së bashku me ato ruse. Të ndihmuar nga monarkitë e tjera europiane të cilët mundoheshin të thyhenin, vrisnin, shkatërronin frymën revolucionare duke i kthyer kundra njëri tjetrit deri sa u zhdukën të gjitha kokat e revolucionit të famshëm, në mënyrë që lëvizja, revolucioni të përfundonte në koshin e plerave të historisë. Fundi i palavdishëm i revolucionit francez u bë fillimi i epokës së elitave kapitale. Aristokratët, borgjezët u pagëzuan me tituj të tjerë, republikanë, për të vazhduar shtypjen dhe shfrytëzimin e proletariatit. Franca nuk pa revolucion, pa dështimin e revolucionit, pa revoltën popullore, pa kaosin, pa anarkinë, pa objegtiv, pa vizion, pa qëllim. Kur thyhen kollonat e lëvizjes revolucionare te njerëzit kryesorë që e përbëjnë si besimi, vigjilenca e forcave revolucionare nga elementë përçarës të sponsorizuar nga aristokracia familjare dhe e lidhjeve farefisnore të gjakut në rrangun e aristokracisë nëpër europë me lidhje deri në rusi në mënyrë që të mos vazhdonte procesi domino përtej francës.
Atëherë ky do të ishte fundi i sukseshëm për padronët. Izolimi i problematikës, zonës, elementëve revolucionar, konfliktual nëpërmjet agjenturave të vendeve të ndryshme ishte fundi i lëvizjes revolucionare dhe fitimi i kapitalit dhe elitave aristokratike. Mjaftonte që të ishin të njëjtët, por me emërtime të ndryshme në qeverinë e re, atë republikën Franceze. Bëni lidhjen çfarë do të thotë republikë dhe nga vjen rrënja si fjalë.
Përrallat që u mësoni njerëzve nëpër shkolla është rrënja e së keqes dhe e dështimit të 90% të popullsisë njerëzore, sepse kur i mëson të tjetërsuara, të ndryshuara, të nxjerra nga thelbi, të pavërteta, atëherë ato nuk mund të jenë frymëzim për brezat e rinj, thjesht janë si degë pa rrënjë. Mashtrimi kurrë nuk frymëzon, por thjesht të kalb përbrenda.
Thellohuni, thellohuni bëni lidhjet llogjike në fushën e luftës, nëntokës, politikës, dipllomacisë, kapitalit, aristokracisë, borgjezisë, klasës së mesme dhe fatkeqtë e proletariatit që mashtrohen, manipulohen lehtë, sepse nuk kanë vizion, vigjilencë, nuk janë të bashkuar.
Një detaj të thjeshtë, Franca mbahej jo pa arsye si nr1 në botë për studimet në shkencat politiko dipllomatike dhe në fushën e nëntokës deri në vitet ’80 (dhe jo vetëm).
Di ndonjë nga ju trapatonat ti përgjigjet thjeshtë kësaj pyetjeje, pa papagalizma sikur keni kapërcyer enciklopedinë franceze, por thelbin. Thelbi është gjithmonë i thjeshtë, budallenjtë i koklavisin që të justifikojnë injorancën e tyre. Kaq e thjeshtë trapatona.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!