/Satirë nga Arben Duka /
Shtator 2017, me rastin e 85 vjetorit
–
Nevrikët e SHQUP-it,
dhe ata socialist,
i kanë ditët të zeza,
kur kujtojmë ngjarje,
fjala vjen , si PEZA!
–
S’e dimë pse djathtucët,
edhe ca majtucë,
kaq keq i zë tmerri,
kur aty shfaqet,
vit për vit ENVERI!
–
Po mirë, o të zgjuar,
po s’nxorrëm ENVERIN,
për këtë Konferencë,
kë tjetër të nxjerrim?!
–
Kë duhet të nxjerrim,
pyes horr pas horri,
a s’qe Ai burrë,
organizatori?!…
–
Rama s’e ka nxjerrë,
në fak, asnjëherë,
se Rama s’e do,
jo, shokun ENVER!
–
Po Rma si ju,
nuk është një idjot,
sepse historinë,
nuk e mohon dot!
–
Po Rama si ju,
nuk është karnavale,
fotua e ENVERIT,
i duket normale!
–
I duket normale,
këshu mendoj unë,
nëse nuk i duket,
është tjetër punë.
–
Kur të përkujtojmë,
fjala vjen – Përmetin,
ENVERË do nxjerrim,
nuk do nxjerrim mbretin!
–
Këto idjotllëqe,
vitesh na kanë lodhur,
se s’e ndryshon dot,
atë që ka ndodhur!
–
Po i them Lulushit,
që ka marrë më kot,
ENVERIN do nxjerrim,
dhe në Labinot!
Po dhe në Berat,
do jetë – o shqiptrë,
se atje ka ngritur
Qeverinë e Parë!
–
Ju doni të ecim,
në re e në mjegull,
po me historinë,
ne jemi në rregull!
–
E nxorrët nga varri,
po ju doli kot,
se nga historia,
nuk e shkulni dot.
–
Se në histori,
është ngulur si mal,
ndaj fotot e tij,
kudo janë normal!
–
Duket s’u punon,
hiç – koka e zigjit,
këtu – komunistët,
janë brënda ligjit!
–
Ju duhet ta dini,
o more, shqiptarë,
se edhe në PE,
kanë Grup Parlamentar!
–
Po ju gjetkë e kini,
more palo pjella,
se këtu e majta ,
ka rrënjët e thella!
–
E djathta shqiptare,
më keq do thërmohet,
dhe farë e të majtës,
më shumë do të shtohet!
–
Dhe veç nga e majta,
u rrit Shqipëria,
kjo është e vërtetë,
kjo është historia!
–
Domosdo që PEZA,
si gozhdë ju ngeli,
se shoku ENVER,
është një gur themeli!
–
Çdo ngjarje madhore,
me Të është e lidhur,
po qëntë nga zinxhiri,
më kot janë zgjidhur!
–
Ham – Humet e tyre,
kurrë nuk pushuan,
kafshojnë kë mundin,
kafshojnë ku duan!
–
Ka tridhjt’ e dy vite,
ENVERI s’jeton,
po dhe pse i vdekur,
këta i tmerron!
–
Ju jeni me fat,
edhe pse të mjerë,
se s’është Edi Rama,
si shoku ENVER!
–
Të qe si EVERI,
o të shkretë SHQUP-arë,
juve që të gjithë,
do ishit në Sharrë!
–
Do ishit në Sharrë,
larg nga ligjërimet,
për vrasjet dhe vjedhjet,
edhe shkatërrimet!
–
Më kot ju ka kapur,
i gjithë ky tmerr,
se Edvini s’do,
që të jetë ENVER!
–
Sepse po të donte,
ndryshe do qe puna.
Ajo kohë ka shkuar,
ka sosur furtuna!
–
SHËNIM: 1. Botuar në gazeta “Dita”, 22 shtator 2017
2. Si kryetiull autori pat vënë: “Mos u habit vëlla, se ky stan këtë bulmet ka!”
3.Vendimi më i rëndësishëm i Konferencës së Pezës ishte lufta e armatosur dhe pa kompromis deri në fund, kundër pushtuesit fashist dhe bashkëpuntorëve të tyre, pa dallim feje, krahine dhe ideje (pikëpamjesh politike), në një Front të vetëm Nacionalçlirimtar. Konferenca e Pezës qe një shkallë e rëndësishme për t’u ngritur më lart, për të shkuar në Konferencën e Labinotit në shtator 1943, në Kongresin e Përmetit në maj 1944, dhe në formimin e Qeverisë Demokratike në mbledhjen e Beratit në tetor 1944, dhe që përfundoi me fitoren historike të 29 Nëntorit 1944.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
