Esse prej Androkli Kostallari
Me rastin e shpalljes festë zyrtare nga Qeveria, datën 22 Nëntor, për nder të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972, në të cilin morrën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italiasë. Të ftuar ishin edhe albanologë të të huaj.
Me këtë rast po pasqyroj një pjesë të essesë së gjuhëtarit, leksikologut, akademikut dhe Mësuesit të Popullit, Profesor Androkli Kostallari, i cili essenë e tij e titullon: Ideator dhe frymëzues i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe ishte Enver Hoxha. Kujdesi për Gjuhën Shqipe, – vijon ai, përshkon gjithë jetën dhe veprën e shokut Enver Hoxha. Ky është kujdes i njëkohshëm i udhëheqësit politik e ideologjik të kombit… Ai e ka parë kurdoherë njësimin dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe të lidhur ngushtë me ruajtjen e veçorive e të tipareve historike të kombit shqiptar, domethënë me vetëmbrojtjen e tiparit themelor të tij: të gjuhës amtare, e cila është shprehja më e përqëndruar e jetës dhe e kulturës të gjithë brezave të popullit tonë. Drejtshkrimi i njësuar i Gjuhës Shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore.
Vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, e forumit më përfaqësues gjithëkombëtar të shkencës e të kulturës shqiptare, gjetën miratimin e plotë e të njëzëshëm të gjithë popullit shqiptar dhe e vlerësuan si një arritje e shkëlqyer edhe nga shkenca albanologjike ndërkombëtare. Kongresi vërtetoi plotësisht se sa e drejtë dhe frytdhënëse ishte ideja e shokut Enver Hoxha, i cili me një largpamësi të jashtëzakonshme, do të thoja profetike, depërtoi shumë thellë në të ardhmen.
Shoku Enver erdhi dy ditë në Komgres, në ditën e parë dhe në ditën e mbylljes.
Të hënën, më 20 nëntor, unë mbajta në Kongres referatin “Gjuha e sotme letrate shqipe dhe disa problem themelore të drejtëshkrimit të saj”. Më njoftuan se më thërriste shoku Enver Hoxha. Këtë takim e kam të gjallë në kujtesë. E shoqëronin edhe disa anëtarët e Byrosë Politike. … Unë i shpjegova shokut Enver që “Projekti” ishte shtypur në 25.000 kopje me këtë lloj letre të thjeshtë, meqë do të shërbente për një diskutim shumë të gjerë. Ndoshta për këtë arsye, – i thashë, – drejtoria e shtypshkronjave e ka botuar me këtë lloj letre që të kushtonte më lirë…
– Po të qe kështu, – ma preu fjalën shoku Enver, – do të ishte gjysma e së keqes. Po mendoj se nuk është kjo arsyeja. Puna është se ju njerëzit e shkencës nuk kini pushtet, nga ju nuk kanë frikë. – Dhe duke u drejtuar nga ministri i Arsimit, i cili pëqrgjigjej edhe për botimet, theksoi: – Unë i kam porositur disa herë këta shokë që veprat shkencore t’i botojnë me letër të mirë e me veshje të përshtatshme teknike. Edhe të durojnë shumë, edhe të jenë të bukura. Veprat shkencore nuk janë si tregimet a romanet që lexohen me një frymë. Ato studjohen gjatë, përvehrësohen e përtypen ngadalë, edhe pasi i vëmë në raft, i marrim e i studjojmë përsëri e përsëri…. Nganjëherë mua më vijnë në zyrë disa libra që janë shtypur me letër shumë të mirë, bile edhe me letër të llustruar. Vlera e tyre nuk është gjithnjë siç është letra. Ndonjë prej tyre mund edhe të mos botohej fare dhe ajo letër të përdorej për veprat shkencore.
Dhe më porositi që të kishim kujdes që libri i “Drejtshkrimit” të ri, pas Kongresit, të shtypej në letër të mirë….
Duke vijuar bisedën, shoku Enver më pyeti se si do të ecnin më tej punimet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe si ishte parashikuar të mbylleshin….
Nuk mund të mos përmend këtu edhe trajtimin e thellë e magjistral që i ka bërë shoku Enver Hoxha çështjes së gjuhës amtare për ato pjesë të kombit tonë që “një nga padrejtësitë më të mëdha të këtij shekulli” i la jashtë kufijve të shtetit kombëtar: “Çështja e Gjuhës Shqipe për shqiptarët në Kosovë nuk është gramatikë e dialektologji. Për ata ajo është një çështje e madhe, që ka të bëjë me gjërat më të shenjta që ka një popull, me karakterin kombeëtar të tij, me historinë e traditat e tij, me jetën e tij. Gjuha shqipe në Kosovë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një çështje e thjeshtë linguistike, por është një problem jetik, për të cilin shqiptarët në Kosovë luftojnë pa u përkulur për ta vënë në vendin që meriton”.
Këto përpjekje këmbëngulëse që theksoiedhe shoku Enver kanë bërë që pas Kongresit të Drejtshrimit e në frymën e tij gjuha letrare shqipe të ecë përpara me ritme të shpejta edhe në Kosovë e në viset e tjera të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi, që lëvruest e studjuesit e atjeshëm të shqipes të sjellin ndihmesa të reja, origjinale e me vlerë të veçantë, të cilët pasurojnë drejtpërdrejt gjuhën tonë letrare të përbashkët dhe shkencën e kulturën tonë kombëtare.
Shënim: Shkëputur prej librit ”Kujtime për Enverin”, Tiranë, 1988, f,233-244
21 nëntor 2025
Shkruan: Fadil Shyti:
Rroftë vepra heroike në fushëbetejat e gjuhës shqipe; Kongresi i drejtshkrimit i mbajtur në Tiranë, në vitin 1972, aty ku u vendos, u vulos dhe u kurorëzua ideli shekullor arbëror, NJËSIMI i gjuhës shqipe në çdo cep të Shqipërisë Etnike dhe në mërgatë.
Lavdi nismëtarit, dijetarit dhe luftëtarit të madh gjenial; me pushkë e penë Enver Shqipo Shqiptarit!
Qofshin të paharruar dhe të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit, profesorët mendjendritur që e dhanë kontributin e tyre për zhvillimin e gjuhës letrare të NJËSUAR shqipe!
22 Nëntor, 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
