Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Në muajin Shkurt, 1961 u mbajt Kongresi i 4-të
i PPSH.
Ky Kongres, zë një vend të veçantë në historinë e Partisë.
Kongresi konfirmoi përfundimin e etapës së ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit.
Enver Hoxha, bëri bilancin e kësaj periudhë dhe e orientoi Partinë dhe vendin drejt ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste.
Ndryshe nga ç’ shpresonin revizionistët, megjithë përpjekjet e ethshme të tyre dhe të dërguarve të Hrushovit dhe disa delegacioneve të tjera, Kongresi i 4-të aprovoi plotësisht vijën e ndjekur nga Komiteti Qendror në luftën kundër revizionizmit modern.
Fjala e udhëheqësit, Enver Hoxha në këtë Kongres pati jehonë të gjerë në mbarë popullin shqiptar.
Ajo çoi peshë zemrat e njerëzve dhe shtoi krenarinë për udhëheqjen dhe dashurinë e popullit për birin e tij të shquar Enver Hoxhën.
Detyrat e mëdha që do zgjidheshin gjatë etapës së re në të cilën hyri vendi, ndërtimi i bazës materiale-teknike të socializmit, si dhe vështirësitë që krijoi tradhtia e revizionizmit hrushovian, kërkonin mobilizimin e plotë të Partisë dhe të popullit.
Si kurdoherë, Enver Hoxha i jepte një rëndësi vendimtare çelikosjes së lidhjeve Parti-Popull unitetit dhe mobilizimit të masave për realizimin e programit te saj revolucionar.
Në vitet 60-ra,
Enver Hoxha me personalitetin e tij të shquar si udhëheqës i popullit, ishte faktor themelor i atij uniteti të madh që e beri të mundur përballimin e situatave që u krijuan pas konfliktit me revizionistët.
Partia dhe Ay vetë zhvilluan një veprimtari të dendur e intensive që masat të kuptonin vijën e Partisë për ardhmërinë e zhvillimit të vendit, çelikosjen e mbrojtjes së tij.
Më 7 Nëntor 1961, në mbledhjen solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Partisë së punës të Shqipërisë dhe 44 vjetorit të Revolucionit të Tetorit, Enver Hoxha në përgjigje të sulmeve publike të Nikita Hrushovit kundër Partisë sonë në Kongresin e 22-të të
P.K. të Bashkimit Sovjetik, demaskoi botërisht veprimtarinë e shëmtuar kundërevolucionare e anti-shqiptare të tyre, zbuloi rrënjët dhe synimet e kësaj veprimtarie, afirmoi qëndrimin e palëkundur të Partisë për çështjet themelore të teorisë dhe praktikës revolucionare.
Lufta me revizionizmin titist dhe hrushovian që po zhvillohej prej vitesh në gjirin e Lëvizjes Komuniste ndërkombëtare, tashmë u shndërrua në një polemikë të hapur në të cilën Partia dhe shoku Enver Hoxha do të shquheshin për qëndrimin koseguent e të vendosur.
Gjatë viteve 60-ta si dhe më pastaj Enver Hoxha me krijumtarinë e tij teorike e publicistike për t’u admiruar edhe sot e kësaj dite, u shqua si nje njohës i thellë dhe mbrojtës i flaktë i teorisë revolucionare maksiste- leniniste.
Artikujt e shumtë të shkruar prej tij, si dhe veprat e tjera të kësaj periudhe ndriçojnë qartë këtë aspekt të personalitetit të madh të Enver Hoxhës.
Në momentet historike që po kalonte populli shqiptar përkujtimi i datave të shënuara të historisë së tij merrte një karakter solemn. Ato, ishin shembull e burim frymëzimi për brezat e sotëm të Atdheut.
Prania fizike e udhëheqësit Enver Hoxhës në këto festa, i kthente ato në një betim që populli bënte para Partisë, shtetit dhe udhëheqësit të saj.
Ay, gjithnjë kishte dëshirë të ishte pranë njerëzve, me bashkëluftëtarët e tij, n’ mes popullit e rinisë në keto dite të shënuara. Përkujtimi i 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Nëntorin e vj, 1962 në Vlorë ishte një nga festat ku populli demostroi fuqishëm në para Enver Hoxhës, gadishmerine e vet për t’i shtuar historisë faqe të tjera të reja të ndritura e të lavdishme.
-Lexim të këndshëm lexues të nderuar, e sidomos ju brezi i ri që në shkollat e sotme të “demokracisë” feudal-kapitaliste në Shqipëri, e kanë të ndaluar të dinë dhe të
njohin historinë gjysmëshekullore të socializmit dhe të ideve komuniste.
6 Janar, 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!