KOSOVA (DARDANIA) DHE UKRAINA (VOLHYNIA-VLLAHINIA)

18
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Reflekse
Mbi njëmijë vjet popullsia vendëse e Ukrainës i bëjnë lutjet ndaj Zotit në kishat dhe manastiret e veta para ikonave të shenjtorëve ilirë-dardanë, prej të cilëve i kanë mësuar fjalët e Zotit përmes Biblës së shenjtë, edhe në gjuhën e tyre, falë këtyre shenjtorëve.
Nga themelimi dhe zgjerimi i Principatës së Moskovit në territoret e lashta të Ukrainës, banorët e këtij vendi janë helmuar disa shekuj me radhë nga propaganda rusomadhe, mes tjerash edhe që t’i urrejnë shqiptarët, kushërinjtë e hershëm të tyre ilirë-dardanë!
Është koha që kjo e vërtetë t’i bëhet e ditur popullit ukrainas, këtij populli evropian të shtypur me shekuj nga mongolët-tartarët e stepave të Azisë, në emër të carizmit dhe bolshevizmit rusomadh, si dhe vëllazërisë së rrejshme sllave-ortodokse.
Duhet t’u bëhet me dije autoriteteve të Kyivit zyrtar, sa më parë shteti i Ukrainës ta njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, jo vetëm për shkak të lidhjeve të hershme historike me shqiptarët, por edhe për faktin se frymës dhe ekspansionizmit rusomadh i përdridhet kërthiza në Kosovë, jo vetëm në vijat e frontit në Ukrainë, ku populli ukrainas lufton heroikisht për ta mbrojtur atdheun e tij dhe gjithë Evropën.
(18 gusht 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk