Bedri Hamëza dhe hijet e shtëpisë së vjetër?!
Trishtuese!
I biri i shoferit të klasës politike të Rankoviqit, Kandidat për Kryeministër?!!!
Kosova shpesh flet për ndryshime politike, por në realitet shumë nga udhëheqësit e saj janë, janë pasardhës të elitave shqipfolëse, që dikur i shërbyen Beogradit.
Nëse dikush mendon se këto janë vetëm thashetheme politike, rasti i Bedri Hamzës është shembulli më i mirë që e vërteton këtë maskaradë politike. Kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe kandidat për Kryeministër nga PDK-ja, Hamza shfaqet si teknokrat i përgatitur, por mbi të rëndon një trashëgimi e errët familjare që nuk mund të fshihet.
Deli Hamza: Shoferi i pushtetit të hekurt.
Në Kosovën e viteve të Rankoviqit, shumë shqiptarë u shtypën, u burgosën e u dëbuan nga atdheu nga dhuna dhe terrori serbomadh në aksionin famëkeq të mbledhjes të armëve.. Por, kishte edhe nga ata që u afruan fort me pushtetin. Babai i Bedri Hamzës, Deli Hamza, ka qenë shofer në një Organizatë Punuese, (emri nuk po më kujtohet), ka vozitur drejtorët!… Kur Rankoviqi – arkitekti i terrorit dhe masakrave ndaj shqiptarëve, – vdiq në vitin 1983, familja Hamza; jo vetëm mori pjesë në ceremonitë mortore në Beograd, por hapi derën e shtëpisë për të pritur ngushëllime për vdekjen e tij. Ky veprim, në kulturën shqiptare, nuk është gjest i zakonshëm: është akt besnikërie ndaj një njeriu, tmerrsisht i terrorizoi shqiptarët për dekada.
Tito-Rankoviqi: Urrejtja ndaj xhelatëve Tito- Rankoviq, ende nuk është harruar nga kujtesa e popullit të e Kosovës dhe kombit shqiptar.
Për shumë familje shqiptare, emri i Titos dhe i Rankoviqit përfaqësojnë një epokë dhune të pashoqe:
Atëbotë, mijëra arrestime, turpe krime ekzekutime të rënda edhe pa gjyqe kanë ndodhur ndaj shqiptarëve;
Zhvendosje masive dhe kolonizim të Kosovës me serbë ardhacakë nga Serbia, Mali Zi e gjetkë kanë ndodh.
Mohim i identitetit dhe represion i egër kulturor; ndalimi i Flamurit Kuqezi dhe i shkollave shqipe etj…
Në këtë realitet të hidhur, fakti që disa shqiptarë i shërbyen pushtetit dhe madje nderuan vdekjen e tij tregon strukturat e nënshtrimit dhe bashkëpunimit që ende ndikojnë në politikën shqiptare në Kosovë.
Sinan Hasani: Shqiptari që Beogradi e përdori si fasadë
Në atë kohë, një tjetër figurë simbolike ishte Sinan Hasani, president shqiptar i Kryesisë së Jugosllavisë në vitet 1980. Sinan Hasani paraqitej, kinse si përfaqësues i shqiptarëve, por në të vërtetë ishte vegël qorre e Beogradit.
Ai ngriti karrierën mbi besnikëri ndaj regjimit serbo- jugosllav;
Në vend që të mbrojë shqiptarët, Sinan Hasani ishte pjesë e makinerisë politike që mbante Kosovën të nënshtruar.
Ky mjedis politik shpjegon pse lidhjet familjare me pushtetin serb ishin rrugë drejt karrierës, ndërsa ata që rezistonin përfundonin në burgje ose në varre.
Bedri Hamza: Pse hesht si mumje për të kaluarën?
Në një shoqëri demokratike, një politikan i madh do të përballej hapur me historinë e familjes së tij. Por, Bedri Hamza nuk ka kërkuar kurrë falje apo distancim nga aktet e turpshme të së kaluarës familjare.
Ai, ka preferuar të ndërtojë imazh të “ekspertit të ekonomisë”, duke shmangur çdo diskutim për rrënjët që e sollën në këtë pozitë.
Pyetjet dhe dyshimet janë të qarta:
Si mund të jetë Kryeministër një njeri që nuk është përballur me të kaluarën e familjes së vet?
A është Bedri Hamza përfaqësues i një politike të re demokratike, apo simbol i elitave të ricikluara që e shohin pushtetin si trashëgimi?
Elitat e trashëguara: Rrënjët e korrupsionit?!
Kosova, është ende peng i një klase politike që lindi nga rrjetet e pushtetit të Jugosllavisë. Figura të dyshimta, si ky Bedri Hamza; nuk janë përjashtim, por simbol i një problemi strukturor:
Pushteti nuk fitohet mbi meritë kombëtare;
Karrierat politike po ndërtohen mbi lidhje të trashëguara.
Përgjegjësia morale mungon, ndërsa, qytetarët humbasin besimin.
Përfundim: Koha për të thyer heshtjen!
Kosova, nuk mund të ecë përpara pa u përballur me të kaluarën. Bedri Hamza dhe shumë politikanë të tjerë bartin mbi supe hije të së kaluarës që ende dikton të tashmen.
Pa një debat publik mbi këtë trashëgimi, Kosova do të vazhdojë të riciklojë të njëjtët liderë që nuk përfaqësojnë interesat e vërteta të kombit.
Deri kur?!
12. 09. 202


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
