KRIMI I ORGANIZUAR, VANDALIZMI DHE GJENOCIDI KULTUROR KANË EMËR, POROSITËS DHE AUTORË, NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE

20
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
A k t u a l e
E kaluara e lashtë e qytetit të Shkupit dhe e vendbanimeve të tjera në territorin e Maqedoni së sotme, si edhe në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik, nuk flet sipas interesave të shteteve të sotme, të popujve jo autoktonë dhe propagandave të tyre politike e fetare, prandaj shkatërrohet e zhduket pamëshirë trashëgimia kulturore dhe historike ilire, dardane, pajone, e shqiptarëve autoktonë.
Zbulimi i varrezave të këtilla monumentale, me mbishkime në gjuhën e lashtë dhe me alfabetin e saj, në çdo vend të botës do të përbënte një ngjarje të veçantë për atë vend, popullin dhe kulturën e tij.
Por, fatkeqësisht kjo nuk ndodh edhe me shqiptarët në Maqedoni, sado që trashëgimia kulturore dhe historike u vidhet, përvetësohet ose shkatërrohet me paramendim nga të tjerët, pushtuesit dhe sunduesit e huaj.
E gjithë nëntoka e Gadishullit Ilirik është përplot e mbushur me vlera të këtilla të kulturës materiale ilire, dardane, pajone, emadhione, trakiane, që nuk mbrohet nga askush, as për këto interesohen dhe kujdesen siç duhet qendrat politike të shqiptarëve, Tirana dhe Prishtina, as UNESCO e as ndonjë organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të botës.
Sa keq, kur gjithçka mund të kesh, por të mungon dora dhe kujdesi i SHTETIT, me këtë edhe dinjiteti dhe ndjenja e krenarisë si pjesëtar i kombit të cilit i takon, përderisa jeton me liri të nëpërkëmbur, me histori të falsifikuar nga të huajit, me kulturë dhe gjuhë të mohuar!
Të lumtë miku i çmuar, studiuesi i palodhur Feri Arifi! Të lumtë Nexhat Dardhishta, që jeni kujdesur për ruajtjen dhe shpalosjen e këtyre fakteve, vlerava të rralla të kulturës sonë të lashtë materiale, kësat të vërtete të shimbshme për shqiptarët, si shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe historike para syve tanë!
Ruaji Zot shqiptarët nga injoranca, sunduesit e huaj dhe mercenarët vendës, sepse shqiptarëve të mbetur në vatrat e tyre nuk u ka mbetur as fuqi të reagojnë, të shohin e të dëgjojnë se çfarë ndodh në oborret e shtëpive të tyre, në trojet e veta etnike, pas kaq terrori, robërie të gjatë, shtypje shekullore, propagande sistematike dhe zullumi mbi qenien e tyre fizike e mendore!
(20 shkurt 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk