Kriminelet gjithmone kujdesen te fshehin gjurmet e krimit

05
May
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

      Kriminelet, pamvaresiusht nga origjina dhe perkatesia e tyre nacionale, kombetare, pas ca kohesh pasi kane mundur te fshehin disa apo te gjitha faktet e krimeve te tyre, fillojne e thone se ato nuk kane ndodhur kurre!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Tek QUORA, nje imtelektual amerikan, zoti Preshaas, BSC në Shkenca Kompjuterike dhe Intermediate në Shkencat Kompjuterike (diplomë), Shkolla e Anglishtes në Oxford Pritet 2028
Jeton në New York City, US.

i apasionuar ne Quora- Ekspert në Histori, shkruan:

      ”Kur isha fëmijë, nuk mund ta kuptoja pse Eisenhower ishte kaq popullor. Ndoshta kjo do të shpjegojë pse.

      Është çështje historie që kur Komandanti Suprem i Forcave Aleate, Gjenerali Dwight Eisenhower, gjeti viktimat e kampeve të vdekjes, ai urdhëroi që të bëheshin të gjitha fotografitë e mundshme dhe që populli gjerman nga fshatrat përreth të kalonte nëpër kampe. dhe madje bëri për të varrosur të vdekurit.

      Ai e bëri këtë sepse tha me fjalë për këtë:

      ”Merrni të gjitha në regjistrim tani – merrni filmat – merrni dëshmitarët – sepse diku në rrugën e historisë një bastard do të ngrihet dhe do të thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë”

      Këtë javë, Britania e Madhe debatoi nëse do të hiqte Holokaustin nga kurrikula e saj shkollore sepse ai ‘ofendon’ popullatën muslimane e cila pretendon se nuk ka ndodhur kurrë. Nuk është hequr ende… Megjithatë, kjo është një parathënie e frikshme e frikës që ka pushtuar botën dhe sa lehtë çdo vend po dorëzohet para saj.

      Kanë kaluar më shumë se 60 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.     

      Ky e-mail po dërgohet si një zinxhir përkujtimor, në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve, 20 milionë rusëve, 10 milionë të krishterëve dhe 1900 priftërinjve katolikë të cilët u vranë, u përdhunuan, dogjën, u uritur, u rrahën, u eksperimentuan dhe u poshtëruan. ’ ndërsa shumë në botë shikonin nga ana tjetër!

      Tani, më shumë se kurrë, me Iranin, ndër të tjera, që pretendon se Holokausti është ‘mi
t’, është e domosdoshme të sigurohemi që bota të mos harrojë kurrë.”

      Le te krahasojme kete qe shkruan ky intelektual amerikan, per shtetet kriminale qe kryejne genocide, me faktet dhe ngjarjet e shumeta, me krimet masive, gjenocidet e shovinisteve fqinje Greqise, Serbise e Malit te Zi, pa i “ngrene hakun” edhe Turqise otomane.

      Kombi shqipetar, pa dashur te permendim ketu data te sakta per gjenocidet e kryera mbi jeten e tij nga te huajt, ka perjetuar jo vetem masacrat mbi jeten e pronen e tij, por edhe nje fushate te eger mohuese te ketyre krimeve. Shtetet kriminele, pas measakrave mbi shqipetare, sheme here jane munduar t’i zhdukin gjurmet e krimit, e te thone se “ato kurre nuk kane ndodhur?!”

      Ndaj eshte e domosdoshme, qe historia te dokumentohet mire, te ruhet dhe te perdoret gjithnje per rifreskimin dhe edukimin e brezave qe vijne, qe te mos behen prape gjenocide te reja, e kete nuk e përjashton harrimi e fshierja e fakteve, por dokumentimi i tyre, krijimi i nje ekonomije e mbrojtje te afte.

      Greku mohoj si per shembul masakrat e Peshkepise e te Hormoves,

      ”Në kushtet e Luftës Ballkanike dhe ngritjes së lëvizjes vorio-epiriote, fshati i Hormovës u pushtua nga njësitë ushtarake greke. Më 29 prill 1914 ushtarët dhe andartët grekë masakruan 220 meshkuj hormovitë brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë, mbi fshatin Kodër. Kur në maj gjenerali hollandez Dever, mbërriti në vend, dëshmoi një pamje të kobshme.. Raportet e gjeneralit hollandez dhe ekipit mjekësor që e shoqëroi i tronditën kancelaritë evropiane[3].” (Wikipedia)

      Genocidi masiv dhe shperngulja e Cameve nga tokat e tyre, duke ushtruar dhune dhe barbari te pashembullta, per ta boshatisur ate vend, e qe sot mohohet jo vetem si masaker, por trajtohet sikur nuk ekziston

      Serbi mohoj masakrat ne Kosove , perfshire ate te Recakut,

      Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999.[1][2] Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon ta ketë kryer këtë masakër.[3]

      Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi:”Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.” (Wikipedia)

      Turqia mohon krimet otomane ne SHQIPETARI. Njera nga masakrat me mizore, nga me te pabesat ne histori, eshte masakra e Manastirit

      ”Serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit turk në jug organizoi një masakër çnjerëzore më dt. 9 gusht 1830. Ai thirri në Manastir krerët e Toskërisë kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe më se 500 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në Stamboll si një fitore e madhe e armëve turke. Duke përfituar nga largimi i ushtrive turke në frontin rus në Shqipëri oxhaqet e feudale dhe derebejtë me repartet e tyre si dhe bandat e hajdutëve kishin gjetur fushë të lirë veprimi. Anarkia në të cilën qe zhytur Shqipëria arriti kulmin në vitet 1828-1829. Repartet e pakta të garnizoneve turke qenë mbyllur brënda kalave dhe mezi i bënin ballë sulmeve që kryenin kundër tyre bandat e armatosura të feudaleve shqiptarë. Funksionarët turq nuk guxonin të vilnin në Shqipëri asnjë taksë.” (WIKIPEDIA)

      Ne krahasim me shkrimin e historianit amerikan, duhet t’i veme mire gishtin kokes, qe t’i rifreskojme gjithnje faktet, tek cdo berz i ri, e te ngreme frymen e atdhetarizmit, per ta ruajtur atedheun, zhvilluar e bashkuar ne nje te vetem, sic ishte perpara shperberjes se tij.

LUAN QEMAL BACI

05.Maji.2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk