Krismat e dy vëllezërve, komandant Bacës dhe Zogut, tronditën Ballkanin dhe Evropën, plak.

15
Mar
2026
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Kalanë e Tetovës e tronditi pushka e parë e Komandant Bacës – 14 mars 2001.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Historia nuk mund të fshihet dhe as të tjetërsohet nga ata që sot përpiqen ta manipulojnë sipas interesave të tyre. E vërteta është e qartë dhe e njohur për ata që e kanë përjetuar atë kohë. Njësiti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i udhëhequr nga dy vëllezërit nga Shemshova, luftëtarë me përvojë nga radhët e UÇK-së së Kosovës, ishte ndër të parët që u përball me pushtuesin.
Izair Samiu – komandant “Baca” dhe Rahim Samiu – komandant “Zogu”, së bashku me njësitin e tyre, nuk qëndruan në prapavijë dhe as nuk pritën të shihnin nga do të anonte historia. Ata ishin aty, në vijën e parë të përballjes.
Në Kalanë e Tetovës u dëgjuan krismat e para të rezistencës. Një grup i vogël prej rreth 20 luftëtarësh trima, me guxim dhe vendosmëri, ia kthyen pushkën pushtuesit dhe treguan se dinjiteti dhe liria nuk negociohen.
Sot, pas kaq vitesh, dalin disa që përpiqen të shtrembërojnë faktet dhe të përvetësojnë historinë që nuk e kanë shkruar kurrë me veprat e tyre. Ata që në ato ditë ose mungonin, ose heshtnin, sot përpiqen të paraqiten si protagonistë të ngjarjeve që nuk i përkasin.
Le ta dinë të gjithë: historia nuk ndërtohet me fjalë të vonuara, por me sakrificë, guxim dhe gjak. Ata që përpiqen ta deformojnë të vërtetën vetëm sa e turpërojnë veten dhe zbulojnë frikën nga e vërteta.
E vërteta e asaj kohe është e qartë për çdo luftëtar dhe për çdo dëshmitar të ngjarjeve. Askush nuk mund ta fshijë apo ta ndryshojë atë.
Lavdi dhe nderim për luftëtarët që nuk u zmbrapsën në momentet më të vështira.
Iu qoftë i lehtë dheu shqiptar, Komandant Bacit dhe Komandant Zogut.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk