1 Gusht 1943, në vendin Jal të fshatit Vuno të Himarës krijohet çeta partizane e Bregdetit
7 Gusht 1943 Inaugurohet Batalioni “Asim Zeneli”
8 Gusht 1943 Inaugurohet Batalioni “Misto Mame”
10 Gusht 1943 Inaugurohet Batalioni “Baba AbaZ” në Tepelënë nga bashkimi i çetave “Selam Musai”, Ismail Kaso” dhe çeta e Rinisë
15 Gusht 1943 Inaugurohet Brigada e Parë Partizane Sulmuese në Makërz të Vithkuqit – Korçë.
17 Gusht 1943 Shtabi Përgjithshëm urdhëron krijimin e Spitaleve partizane
4 Gusht 1944 Inaugurohet Divizioni i Dytë Sulmues
17 Gusht 1944 Inaugurohet Brigada 14 Sulmuese në fushën e Sheperit të Zagories –Gjirokaster.
18 Gusht 1944 Inaugurohet Korparmata e Parë Sulmuese në të cilën përfshihen Br.1S,6-të, e 7-të, e 15-të,e 17-të, e22-të, e 24-t dhe e 28-të të cilat u takonin Divizioneve të I-rë, të II-të e të 4-tët
20 Gusht 1944 Inaugurohet Brigada e 16-të Sulmuese në fshatin Therepel të Beratit nga luftëtarë të Grupit të parë dhe grupit të tretë të Beratit
20 Gusht 1944 Inaugurohet Brigada 18-të Sulmuese në Sllatinë të Peshkopisë.
21 Gusht 1944 ndodh Epopeja e Heronjve të Vigut: Naim Gjylbegaj, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Ahmet Haxhija, Hydajet Lezha.
21 Gusht 1941 Inaugurohet çeta e Pezës. Baza mbi të cilën u krijua ajo ishte çeta patriotike që udhëhiqej nga Myslim Peza që e kish fillesën në vitin 1940
23 Gusht 1943 Inaugurohet Batalioni Krujë-Ishëm, në Mazhaj të Rrethit të Krujës, me 100 partizanë.
23 Gusht 1943 inaugurohet Batalioni partisan “Dajti” në Priskë.
30 Gusht 1944 Inaugurohet Brigada 19-të Sulmuese në Theollogo të delvinës nga partizanët e batalioneve “Thoma Lulo”, “Thanas Ziko”, “Pandeli Boçari” dhe “Lefter Talo”.
31 Gusht 1943 Zhvillohet Lufta në Reç të Shkodres prej batalionit “Perlat Rexhepi, i përbërë prej tri çetave me një efektiv 170 vetë. Kjo luftë bëri të dështonte operacionui fashist Italian për asgjësimin e forcave partizane në veri të Shqipërisë. “Lufta e Reçit – ka thënë Mehmet Shehu – u bë nxitje e madhe për t’I dhënë hov Luftës Nacional-çlirimtare aso kohe në të gjithë Shqipërinë e veriut dhe jehona e saj mbriti në të gjithë skajet e Shqipërisë.”
VEPRA EKONOMIKE
NË MUAJIN GUSH
TË VITËVE TË PARA TË EPOKËS SOCIALISTE.
1. Në gusht 1946 Nis puna për ndërtimin e rrugës Kukës – Peshkopi me gjatësi 65 km. Ndryshe, kjo quhet dhe “Rruga e Rinisë” sepse për ndërtimin e saj punuan reth 5.000 aksionistë nga rinia shqiptare. Përurimi I saj u bë më 27 nëntor 1946.
2.Më 3 gusht 1948 përfundoi hapja e 3 kanaleve të Bedenit në rrethin e Kavajës, aksioni I parë nacional I kategorisë së parë, për mbrojtjen nga përmbytjet e 800 ha tokë arë e fshatratBeden, Ballukaj, Vorozej, Maskaresh, Shkozet, Luz I madh, Luz I vogël,, Zhabjek,, Kalush Ballaj-Vendas.
3.Në 2 Gusht 19 49 u vendos guri I parë I inaugurimit për fillimin e punimeve të Kombinatit të madh të Tekstileve “Stalin”,në Yzberish – Tiranë.
4.Në Gusht 1951 u ndërtua Fabrika e Sheqerit në maliq, e cila prodhonte sheqerin më të mirë në Evropë që nuk ndikonte në rritjen e diabeetit, prandaj dhe gjatë periudhës socialiste, diabeti nuk ishte kaq masiv si sot. Sëbashku me fabrikën u ngritën e 30 pallate për sistemimin e 150 familjeve, 15 prej të cilave në vitin 1952, që shënojnë lindjen e qytetit të Maliqit. Paralrl ishte pinuar për tharrjen e 1.360 hektarëve kënetë për mbjelljen e panxharit të sheqerit.
5.Në Gusht 1951 mbaruan punimet për ngritjen e Uzinës së Xhveshjës së Pambukut në Fier.
6.Në Gusht 1954 përfundoi hapja e kanalit Vaditës Vjosë-Levan-Fier prej 41 kilometra gjatësi, me kapacitet 15 metra kub ujë në sekondë me të cilin do vaditeshin fusha të gjera pjelloreduke shtuar mijëra e mijëra kv. Prodhimet e pambukut dhe të kulturave të tjhjera bujqësore.
7.Më 10 Gusht 1055 inaugurohet ndërtimi I Rafinerisë së naftës në Cërrik, në të cilën përpunoheshin 100.000 ton naftë, benzinë, vajguri e Vajra të tjera lubrifikantë në vit.
Shenim: Marre prej Librit “Kronike e diteve te stuhishme”, Tirane 1972 dhe “Beteja te fituara” Tiranë 1969


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
