Kruajtja gjenitale e shantazhit politik në Tiranë.

20
Jun
2023

Shkruan: Genta Petrit Kaloçi
Pushtet e drejtësi në orgazëm mbrojtjeje të Almës, Gjicit nga krruajtja gjenitale e shantazhit politik.
Pas çdo skandali financiar seksualopolitik mundohem të gjej, kuptoj e përcaktoj faktorët e tjerë që luhen në prapaskenë.
Pango dhe Gjici e hëngrën nga vidioteka pornografike salikmona shpk në shish e gjetkë.
Numërojmë më poshtë pikat kryesore të lajmit duke lënë mënjanë pjesën ligjore dhe atë moraliste pasi e kanë ezauruar çirakët kamikazë nga byrektoret e partiçkave në pushtet, media, rrjete sociale pd, ps, lesheli/pl shpk.
– Meshkuj, femra të të gjitha moshave janë të uritur seksualisht, sepse u mungon ndërgjegjsimi dhe vetëdijësimi si qënie njerëzore që nuk arrihet vetëm nga zbrazja e lëngjeve, rritjes së moshës seksuale, apo sa herë prishen, arsimimit apo tek e fundit pasurisë së tyre. Kanë ngelur te pjesa kafshërore e instikteve seksuale pa dallim gjinie, moshe statusi social financiaropolitik.
– Në rastin e gjicit e habitshme dhe jo e rastësishme është mos reagimi i salikmonedlulush shpk në kohë rekord për përdorim politik.
– Alma, kishte ndjekur kurs për metoda përgjimi me bekimet e pushtetit trepartiak.
– Almës i hapnin rrugën, dyert, dhomat, krevatet, bravat, zyrat, pushteti, biznesi dhe media për t’u takuar me personat që ia kërkonte puna dhe padronët e saj për ti mbajtur nën dirigjimet e shantazheve të politikës.
– Përflitet si çirakja e rekrutuar nga visho dhe çakulli për gjoja investigime në form përgjimesh e regjistrimesh të ashtuquajtura emisione investigative nga privati (televizione), ose nga shteti (shish, pd, pl etj) i salikmonës nëpërmjet një ish zyrtar të leshelisë së likmonës.
– Në një sistem të ngritur nga parashteti salikmonedlulush shpk si mund të mbijetojë, punësohet një nënë e ndarë me fëmijë ndërkoh që, i kanë mbyllur të gjitha mundësitë dhe hapësirat e punës në vend?
Kurvëri e prostitucion me lejen nga burri, sistemi e familja.
– E sulmojnë femrën në fjalë të njëjtët individë në politikë, media, byrektore, kamikazë që e rekrutuan për interesat e tyre në emër të kotheres së bukës.
– Njëkohësisht mbrojnë saliun nga njolla e çvigjërimit të Almës në zyrën e tij të qoskës pd.
– Gjithashtu, një detaj tjetër, tenderi për qentë në bashki ishte kërkesë fiktive për t’a futur zyrtarin në kurth, si alibi të mundshme, apo një pagesë nivel zagarësh nga tutorët e pushtetit salikmona ndaj Almës së vidjos në fjalë?
– Tenderat e miliardave i kishin për veten, familjarët, kurse ato të qindarkave për qentë, macet e buçet e sistemit u’a kishin lënë çirakëve si shofer, sekser, sekretar, nëndrejtor, roje ashtu si alma me shokë e shoqe sipas nivelit të shërbimit.
– Përse gëzimi i rrëzimit të kundërshtarit në Kukës nuk i gëzon ekzalton salikmonedlulushin shpk në dalje pompoze për “fitoren” e bashkisë së Kuksit?!
– Përse opozita e salikmonës nuk e shfrytëzuan zhvillimin e çështjes Gjici?
– Kanë frikë nga ligji?
Tre dekadat e padrejtësisë dhe paligjshmërisë tregojnë se jo, nuk u rref fare për ligjin.
Atëherë çfarë ndodh?
– Kanë frikë për rrjedhje të vidjove të tjera, frikë nga linçimi i opinionit publik?
Mbase. Por, koha ka treguar se nuk pjerdhin as nga ky faktor të pamoralshmit e shoqërisë e njerëzimit.
– Kanë frikë faktorin e tretë i cili nuk është nën kontrollin e tyre prandaj janë hedhur në sulm ndaj të gjithëve, të përcaktojnë kush u hodhi në erë identitetin e kamikazes duke u’a djegur në dorë kartën nëpërmjet publikimit dhe opinionit publik.?
Mënyra e zhvillimit të ngjarjeve pas dorëheqjes/shkarkimit të Gjicit është tregues i qartë i këtij të fundit.
– Përse janë strukur të tre sali, like, edi pas largimit të Gjicit?!
– Përse e njëjta prokurore që mbylli çështjen e hetimit të pasurisë së salikmonës i është futur me zell hetimit deri në fund të gjejnë personin e shpërndarjes së vidjos në publik me zë e figurë?
– Përse ky zell i madh për “hetimin” e shpërndarjes së vidjos dhe jo hetime për miliarda trilon tendera fiktive që kanë shpopulluar vendin që nga 4 milion e kanë çuar në 1milion e gjys për tre dekada dhjerokracie?!
– Hetojnë për drejtësi, apo që të vazhdojnë shantazhet po ashtu të mbrojnë të gjitha palët si edhe porositësit tutorët e vërtetë që qëndrojnë pas Almës?
– Femra në fjalë ka më shumë foto me saliun sesa liria me burrin e saj në zyrën e partiçkës së tij.
– Kjo është dashnorja e saliut, likes, apo thjesht e punësuar në të zezë nga parapushteti i bandave partiake pd, ps, lesheli/pl?!
– Përse kjo heshtje e dyshimtë nga salikmona në një kohë që “larguan” një kryebashkiak të korruptuar me faktor të trefishtë, shkarkim, dorëheqje dhe hetim?
– Përse i ka kapluar frika në prapaskenë nga një ekspozim vidjoje e rrangut të tretë?
– Nëse s’do kishte aq rëndësi për mbulimin, mbylljen e çështjes në fjalë, përse kanë angazhuar çiraken e tyre të drejtojë hetimet në kahun që i shërben interesit personalopartiak të salikmonës.?
– Përse kjo ngjarje ka humbës njëkohësisht të tre partitë në pushtet saliun, liken dhe edin me shokë e shoqe?
– Vidjoja dogji kryebashkiakun socialist, por heshtja e tyre tregon më shumë sesa ato që shohim nga politika, spak, bkh, media.
– Lëvizjet e tyre në heshtjen e skenës tregojnë një emërues të përbashkët në lëvizjet e prapaskenës për ti shpëtuar përfshirjes së tyre.
Të gjitha palët shantazhues dhe i shantazhuar mundohen të mos humbasin nga ekspozimi i mëtejshëm i vidjove roz, sidomos kur ky bëhet nga faktor të tretë dhe i kthen nga përfitues në humbsa.
– Mundohen të kontrollojnë firon e vidjove roz të shantazhit që mos të bien në duart e gabuara të drejtësisë duke u shtrënguar litarët nj tj në prapaskenë.
– Almës nëpërmjet heshtjes së tyre i kanë siguruar, garantuar, premtuar ta shpëtojnë nga ligji e drejtësia me mbyllje proçedurjale, ose dënim simbolik në këmbim të heshtjes së saj.
– Pushtet e drejtësi në orgazëm mbrojtjeje të Almës dhe Gjicit nga krruajtja gjenitale e shantazhit politik.
Sa më shumë thellohesh në mosreagimin e salikmonës dhe informacioneve që rrjedhin aq më shumë kupton se fundi i tyre i tmerrshëm nuk ka të sosur.
Për momentin përparësi kanë Kosova, Mali zi, Shkupi, Presheva, ndërsa minjtë hedhin valle në mejhanen Tiranë.
Harrojnë një detaj të vogël pushtokracia vendase me të tjerë, burimet njerëzore në spak, bkh etj mund të jenë vendalinj shqipfolësa nën hyqmin e pushtetit të vjetër, por buxheti, financimi i reformës është amerikan.
Amerikës nuk i plas nëse ti si përfaqësues i popullit tënd vret, grabit, vjedh paret e vendit tënd, mjafton mos të hysh në interesin dhe sidomos në xhepin e buxhetin amerikon. Eh, aty qajnë nënat tuaja. Ju mund të vidhni ekonominë, bujqësinë, industrinë, shtetin, popullin tuaj, por jo Amerikën.
Amerikoni nuk fal lekun tënd e jo më të tijën.
Kaq e thjeshtë.
Unë me ngjarjet thjesht jam kurioze të shoh deri ku do e çoni.
Ku do ju çojë ajo kok boshe amon. Më bën habi sesi njerëz që pretendoni se keni arsim, pasuri, pushtet nuk arrini të kuptoni se cili do jetë finishi juaj?
Kjo injoranca juaj në grup seksion partish është e mahnitshme!
Më habit.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk