Nga: Feim Tahirsylaj
🔴 Në vend se të kërkojë falje, Serbia vazhdon të kërcënojë fqinjët e saj dhe të përdorë pakicat etnike si vegël për destabilizim në vend se të ndihmojë integrimin e tyre.
🔴 Arsyeja kryesore dhe e vetmja pse shohim tensione gati në çdo vend të Ballkanit Perëndimor është që agresori që ka nisur të gjitha luftërat në ish-Jugoslllavi refuzon të marrë përgjegjësi përsipër. Në vend të pranimit, njohjes së rolit të vet, dëshiron të portretizojë dallimet në gjithë rajonin si burim i konfliktit.
🔴 Gati 24 vjet pas gjenocideve në Bosnjë e Kosovë, Serbia nuk pranon asnjë lloj krimi, nuk ka kërkuar asnjëherë falje e nuk ka marrë përgjegjësi. Në të kundërtën lidershipi i tashëm që ka qenë në fuqi në atë kohë, flet për humbje të territorit dhe i glorifikon kriminelët.
🔴 Bashkimi Evropian në vend se të sanksiononte agresionin serb ndaj fqinjëve të saj e ka shpërblyer me miliarda investime të BE-së dhe avancim drejt anëtarësimit të BE-së, derisa lidershipi serb ka kuptuar se për të marrë investimet e tilla të BE-së, pranimi i fajësisë nuk ishte detyrues, ishte e mundur që Serbia të merrte paratë e BE-së duke refuzuar vlerat evropiane. Në përpjekje për të qenë neutral ndaj statusit të Kosovës, ata janë bërë neutral ndaj agresionit të Serbisë ndaj fqinjëve të vet dhe neutral ndaj mungesës së vëmendjes së Serbisë ndaj vlerave evropiane.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!