Ne nje video ne f.b., Rama ka folur pa asnje doreze kunder Albin Kurtit, duke mbajtur nen hije komplet anen e Serbise. Rama i ka hedhur poshte edhe “frenat” qe duhet te perdore tek vetja ne pozita diplomatike, ku nuk i lejohet nje sulm i tille, i paprecedente kunder nje udheheqesi te pjeses tjeter shqipetare.
Ruaju sa pa te te plasur thote populli, se po te plasi, as kuqesh e as verdhesh, je i zi e nuk dukesh. Edhe Rames, ju ka nxire bashke me shpirtin edhe fytyra, duke dhene perdite prova te nje veprimetarie te gjithehereshme e te kahereshme te veprimetarise se tij, kunder interesit kombetar, e sidomos i vene plotesisht nen kontrollin dhe komanden e miqeve te tij pertej kufirit sheteror te Shqiperise.
Rama flet si nderkombetar, por jo si nje nderkombetar realist, qe kerkon e ndihmon ne zgjidhje te problemeve, por si nje nderkombetar garbitqar, imperialist, e ne rastin e SHQIPETARISE, si nje “nderkombetar” shovinist, ne sherbim te shovinisteve fqinje.
Kur do te jene ne gjendje shqipetaret te kuptojne se as PD-ja me “liderin e saj historik”, superkriminelin “non-grata”, dhe “lideri tjeter historik” Rama, nuk jane me per te qendruar ne politiken shqipetare, por qe duhet te fshihen me te gjithe tavorret e tyre?
Fjalimi ne video, i Rames kunder Kurtit, ne kete moment, kaq hapur dhe kaq agresiv, sikur te jete vete Vucici, dora-vete, eshte teresisht i sinkronizuar me opoziten kosovare kunderkombetare dhe Beogradin zyrtar, per ta shkaterruar Kosoven, duke goditur “kokefortin” Kurti qe nuk u hap rruge dhe nuk u leshon pe. Ne se peri ne cikrikun tend ka mbaruar, o zoti Rama, se ate e ke leshuar te terin tek Beogradi e tek Athina, kurre mos shpreso se e njejta do te ndodhe me Kurtin. Kurti eshte gatuar ne magjen e atedhedashurise, ndersa ti je gatuar ne cdo lloj magje, vec jo te asaj , qe duhet quajtur magjja e SHQIPETARISE. Ti o zotni e ke shitur shpirtin tend me kohe, por mos harroni, sado mostra si ju te viheni kunder Kurtit, populli i Kosoves, din mire se c’duhet bere, ai do te mbeshtese birin e tij, Albin Kurti qe nuk ben pazare si ti dhe soji yt.
01 Nentor 2025.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
