Bomba e radhës nga gjyqësori: kryetarja Vjosa Osmani asht detyru me e tërhjekë landën nga Gjykata Kushtetuese, pse referenti i landës, serbi Radomir Laban, qenka i njohun – që nga viti 2018! – për veprimtari kundërkushtetuese në dosje të inteligjencës.
Nëse kjo është e vërtetë – e ne s’kemi arsye me dyshu se kryetarja Osmani rren – atëhere ky asht skandal i papamë. Sikur s’mjaftonte një kryeprokuror që i hjekë fletarrestin Radoiçiçit, tuj ia mundësu me ikë në Beograd. Tash, një gjykatës në kushtetuese që e minon kushtetutën, me vite. Bah!
Unë s’di vlla qysh paskan luejtë shtet, dambllanat e Drenicës. Hajde që tolerojshin trafiqe të pista nga veriu, e komuna paralele anembanë vendit. Hajt, kanë qenë fukara të untë, e bajshin për pare. Po qysh lejohet more në kushtetuese dikush që vit mbas viti ta minon kushtetutën?!
Kush ka qenë përgjegjës për emnim të këtij gjykatësi? Neni 84 i kushtetutës thotë se gjykatësit në kushtetuese propozohen nga Kuvendi i Kosovës. Formalisht ata nominohen nga kryetari i shtetit.
E më 2018, kryetar i shtetit ka qenë Hashim Thaçi. Dora e tij e djathtë, Kadri Veseli, ishte shef i ZKZ-së. Ku i patën sytë?!
Edhe kuvendi. Edhe kryetari. Të dy stacionet e kontrollit kanë mujtë me e ndalë këtë gjykatës, për arsye sigurie nacionale. Por ncuk. Vjosa Osmani thotë se gjykatësi në fjalë është përfolë së pari për cenim të sigurisë bash më 2018 – atë vit kur Hashim Thaçi e ka nominu për në Gjykatë Kushtetuese. Kjo s’do ma koment. Kjo ta shkërdhen çdo koment të imagjinueshëm.
Unë s’di vlla çka me thanë ma tepër. Ja, ky paska qenë shteti i dambllanave. I paska pasë ra damblla edhe shtetit: se shteti asht si peshku, kur prishet, prishet në krye ma së pari. Paskemi qenë popull me fat, me talent për me shpëtu në çast të fundit. Një herë nga Serbia. Mandej nga diletantat e Drenicës, që ta paskan grahë shtetin si magarin në mal. Me ymyd që e gjen rrugën vetë.
Drenica ka pasë gjithmonë, e ka edhe sot, burra e gra ma të mirë se këta; kam ndejë me shumë prej tyne, e të korisin me nder e mirësi. Kosova, po se po. Qysh ua qorroj dreqi sytë kështu, e i vunë bash këta në krye, kam me vdekë e s’kam me e marrë vesh.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
