Kryfo sxoleio/shkolla e fshehte/sekrete një mith që përbën kollonën kryesore në historinë e re të shtetit Grek!

13
Mar
2023

Shkruan: Genta Petro Kaloçi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një këndvështrim personal në bazë të përjetimit gjatë emigracionit dhe arsimimit tim në shkollat greke në vitet ’92-’08!
Mora shkas nga një postim i Agron Dalipaj për gjuhët administrative greqishten e vjetër dhe latinishten që “vdiqën”.
Më solli në mend periudhën kur jetoja në Athinë dhe në mes të shumë bisedave kundërshtimeve me ashtuquajturit grekë na sulmonin me tezën se, “shqipja nuk është gjuhë e shkruar se, Shqipëria shtet i ri artificial dhe si fakt është se nuk ka asgjë të shkruar nga shekujt më parë”. Interesante sesi të njëjtin refren e përdorin prej shekujsh që nga koha e Luarasit, Rilindasve me shokë. Vështirë të përmbahesha dhe u kthehesha se historia greke është fallsifikatore që nga momenti që u mëson vetes mashtrime, deformime, manipulime me termin “kryfo sxholeio/shkollat e ndaluara/të fshehta” për shekuj gjatë pushtimit të osmanllinjve.
Akoma më interesante është se përdorin pikturën e Nikoka Gizit të quajtur “Shkolla se fshehtë” 1885/1886 e vendosur poshtë tekstit me sqarimet e mëtejshne. Nëse i hedhim një sy kësaj pikture shohim qartë fëmijë me veshjet tona tradicionale si edhe luftërarin në cep të pikturës me veshjen e fustanellës shqiptare që mbronte këto shkolla sekrete nga kisha greke dhe pushteti osman. I pyesja sesi ka mundësi që gjuha greke, turqishtja, arabishtja, sllavishtja kanë pasur leje për funksionimin e shkollave dhe se nuk kanë qënë të ndaluara, por vetëm gjuha Shqipe ishte e ndaluar të flitej por edhe në hapjen e shkollave të saj. Shumicën e rasteve as gëk as mëk nga pala tjetër, herë të tjera më vështronin me egërsi dhe më ktheheshin duke më numëruar bëmat e gjuhës greke në shekuj e lashtësi. Një sulm i papreçedent, një racizëm i ndyrë ndaj shqipes dhe shqiptarëve që të neverit natyrën njerëzore.
Atëherë përse u mësoni mbrapsht dhe i deformoni faktet për brezat e rinj??
Përse vazhdoni me këtë mashtrim edhe pas revolucionit “grek” i kryesuar nga luftëtarët arvanitë dhe pasi i vranë, helmuan, përndoqën filluan të ngrejnë shtetin e ri grek me ndihmën e agjentëve trafikantëve të armëve çifutërus, të cilët tradhtuan luftëtarët arvanitas dhe u bënë palë me europën për të ngritur Greqinë? (kjo është në librat tuaj historik)
Më pas në formimin e shtetit për t’a bërë më të besueshëm, më të plotë, mbajtën termin e shkollës sekrete që bëhej kryesisht nga murgj e priftërinj (shqiptarë) dhe fshinë nga gojëdhënat, mitet, dokumentet termin e shqipes. Po ashtu morën pjesë nga lufta e kultura shqiptaroarvanitase siç ishte “Krufo sxoleio/krifo s’holio” dhe me ndihmën e patriarkanës greke e përvetsuan si pjesë të vetën. Gjuha greke nuk mësohej në bodrume dhe aspak si gjuhë e ndaluar nga turqia osmane. Vitet e fundit vetë historianët e athinës e kanë pranuar diçka të tillë. Etj etj..e përmenda ktë si një fakt të jetuar në vitet 92-97 në Athinë! Mos harrojmë se eksperienca ime personale konfirmon faktin se akoma edhe sot e kësaj dite shkollat në gjuhën arvanitase janë të ndaluara në të gjitha zonat që flasin arvanitësen (si ka qënë gjuha jonë para se të moderohej/zhvillohej në atë që njohim e flasim sot). Akoma në ditët tona e vetmja gjuhë e arsim që luftohet egërsisht është shqipja që nga serbia, malizi, maqedonia e veriut, turqia, greqia.
E rastësishme? Aspak.
Historianët grek e kanë pranuar se shkollat sekrete greke janë një mit dhe se nuk mbështeten në dokumentat e perandorisë osmane si shkolla të ndaluara në greqisht. Pasi arsimimi ortodoks ishte i lirë dhe praktikohej në të gjithë rajonin ashtu si shkollat në të gjitha gjuhët përveç shqipes.
Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e tyre antishqiptare përveçse ne i kemi njohur si minoritet grek, u kemi lejuar emigrantëve të tyre në zonat e jugut shkolla, universitete, përfaqësim vendor dhe qendror si edhe televizionin e tyre kombëtar lokal. Ndërsa shqiptarët përballen me vështirësi të jashtzakonshme në këto tre dekada duke i shpopulluar, zhvendosur nga trojet e tyre nëpërmjet emigracionit dhe asimilimit të tyre me tjetërsim pashaportash të huaja.
Po e mbyll me kaq të tjerat po i lë në gjykimin tuaj të ekspericës, përjetimit tuaj personal.
Me pak fjalë historisë së re të shtetit të ri grek sapo iu rrëzua një nga kollonat e krenarisë së saj “kombëtare” në të cilën bazohej për formimin e saj shekullin e fundit. Gjuha e saj po bie dita ditës duke rrëzuar përvetsimet e mitologjisë së lashtë që i ka të vjedhura e përvetsuara. Greqia ka ranë ekonomikisht, dhe së shpejti do të rënohet politikisht dhe dipllomatikisht si kala letrash.
Përse jam kaq e sigurtë?
Situata e arenës botërore e favorizon diçka të tillë. Nuk na mjafton veçse ti biem sa më fort dhe mos të tërhiqemi. Me ndihmën e kujt?
Me Atë që më mban anën e shqiptarizmës. Kaq e thjeshtë!
https://www.protothema.gr/stories/article/675499/krufo-sholeio-muthos-i-pragmatikotita/

ΒΙΝΤΕΟ – Το Κρυφό Σχολειό και η στάση της Εκκλησίας στην Ελληνική Επανάσταση: Καταρρίπτοντας τον ΜΥΘΟ


https://el.m.wikipedia.org/wiki/%CE%9D%CE%B9%CE%BA%CF%8C%CE%BB%CE%B1%CE%BF%CF%82_%CE%93%CF%8D%CE%B6%CE%

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk