KU ISHTE DIKUR SHQIPËRIA E VJETËR

17
Jun
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nga kjo hartë etnografike gjermane, e vitit 1877, shihet qartë se në cilat pjesë të Gadishullit Ilirik ruheshin më të qarta tiparet kombëtare, etnografike dhe gjuhësore të shqiptarëve.
Albanologët më të hershëm gjermanë dhe të tjerë, deri në këtë kohë kishin bërë hulumtime dhe në terren dhe kishin shfletuar hartat, librat dhe shënimet e autorëve të lashtë.
Jo rastësisht, më vonë disa autorë shqiptarë e quajtën këtë hapësirë etnike “Shqipëria e Vjetër”.
Këtu, gjatë shekujve të fundit u zhvilluan betejat më të mëdha me pushtuesit e huaj dhe ekspansionizmin serbomadh.
Historinë e kombit dhe Shtetit Shqiptar nuk guxojmë ta përkufizojmë vetëm në territorin që na e kanë kufizuar Fuqitë e Mëdha, dhe as vetëm mes viteve 1912-1945 e këndej.
Harta etnografike e autorëve gjermanë, e vitit 1877:
Në rrethin e shënuar, ku dominon ngjyra e gjelbër, janë përcaktuar vlerat më të theksuara etnografike të shqiptarëve, në territoret shqipfolëse (sot pjesa dërmues e tyre nën Serbi dhe Maqedoninë Veriore), ndërsa në rrethin ku dominon ngjyra e kuqe, kanë dominuar elementet etnografike (turqishtfolëse) në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane atëkohë, në territorin e Bullgarisë së sotme.
(16. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk