KU PO E ÇOJNË NDËRKOMBËTARËT KOSOVËN…!?

07
Jul
2023
Nga: Dashamir Uruçi,

Situata ne Kosove nuk eshte e mire.
Vendosja e sanksioneve nga Franca e Gjermania vetem per Kosoven dhe asgje per Serbine flasin shume.Ato e demtojne gjitheandej Kosoven e vecanarisht demtojne ne planin psikologjik, prestigjin e qeverise Kurti 2.
Shume analiste dhe politikane po shpejtojne ta fajesojne Kurtin dhe bile te kerkojne largimin e menjehershem te tij nga drejtimi i Kosoves.
Mendoj se ata nuk duhet te nxitojne.Ata duhen vendosur ne vendin e Kurtit dhe te kthehen pak ne retrospektive.
Nese ka nje popull te demtuar nga perendimi ky eshte populli shqiptar.
Kujto vendimet per ndarjen e trojeve me 1878,1913,1919 e nderkohe mos harro se te gjitha u shoqruan nga Serbia e te tjere perreth me gjak e dhune e me miliona shqiptare te shperngulur nga vendbanimet e te pareve.
Kujto edhe sot, qendrimin me dy standarte të perendimit,ndryshe ndaj shqiptarve dhe ndryshe ndaj Serbise.
Gabime te renda beri perendimi edhe ndaj popullit te Bosnjes.
Shihni sot se si serbet u zgjeruan dhe nepermjet te Dodikut kerkojne ndarje nga Republika e mbetur e BH.
Gjithashtu gabim te rende beri perendimi edhe ndaj Ukraines te cilen vite me pare e detyroi te dorzonte ne RUSI,kokat e predhave berthamore.
Lidere perendimore e kane kuptuar kete gabim tragjik por gjaku ne mbrojtjen e Ukraines vazhdon e derdhet pa pushim.
Shume gabime gjithashtu u bene ndaj ndarjes se Qipros per te cilen nuk eshte monenti te jepen argumente sepse realiteti flet vete.
Me te gjithe keto shembuj negativ,si mund te rrije i qete Albin Kurti e te pranoje zgjidhje qe groposin Kosoven e i japin favore agresores SERBI.
Krijimi i asociacionit e thene me dy fjale eshte nje mekanizem me te cilin serbia shenon fillimin e rrenimit te KOSOVES…!
Kercenimet me te fundit te presidentit Vuçiç ndaj te gjitheve,kerkesa ultimative per te takuar liderin e NATO-s,Stoltenberg flasin per qellimet e verteta te Serbise ndaj Bashkesise se Komunave me shumice Serbe ne Kosovë.
Ne keto momente,leshimet ndaj Serbise per asociacionin kane peshe te pamate historike.
Historia na ka mesuar se nen syte e Europes e presionin e saj te gjitheanshem,shqiptaret e humben nje Kosove tjeter e cila ndodhet nen Serbine e sotme,humben Çamerine,humben gjysmen e me shume te Maqedonise,humben troje ne Malin e Zi e te tjere.
Ata humben edhe sot me Maqedonine,me Malin e Zi dhe po rrezikojne te humbin edhe veriun te cilin ne paqe mund te ja dhurojne Serbise.
Eksperienca e vertete e mardhenieve te shqiptarve me fuqite e medha europiane eshte shumë e hidhur dhe i ka kushtuar shtrejte shqiptarve…!
Praktika-rrealiteti objektiv eshte kriteri i te vertetes.
Kjo e trembë ALBIN KURTIN,VJOSA OSMANIN,GLAUK KONJUFCEN dhe te gjithë patriotet e vertete te shqiptarisë.
Shenim:
Ne kete shkrim te shkurter nuk fola per qendrimin e akullt te Shqiperise ndaj Kosoves.
Ate do ta gjeni tek deklarata e KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR qe do te miratohet neser ne Prishtine,ne Manifestimin e madh ne mbrojtje te Kosoves,te sovranitetit e integritetit territorial te saj.
Gjithashtu pas “Ballkanit te Hapur”nuk eshte e veshtire te kuptohet turi i Kryeministrit te Shqiperise ne vendet e Ballkanit Perendimor.

Tiranë 7 korrik 2023.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk