Ku po shkon Bota sot?

14
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli

Është dëshmuar tashmë qartë se njerëzimi është i prirur për kritika ndaj veprimeve të disa shteteve ose organizatave të ndryshme nëpër botë që nuk i respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe si të tilla i kritikon.
Bota sot është e prirur të kritikoj veprimet dhe angazhimet e njëanshme të disa shteteve dhe organizatave nëpër botë për veprimet e tyre të drejta në mbrojte të lirisë dhe të drejtës për të jetuar i lirë në tokën e tij.
E drejta e gjithsecilit mbaron aty ku rrezikohet jeta dhe liria e tjetrit!
Bota sot gjykon veprimet dhe përshkallëzimin dhe ndërhyrjet luftarake vetëm të njërës palë dhe nuk gjykon palën tjetër që mbrohet nga agresioni dhe shembuj të tillë nëpër bota ka shumë.
Bota sot njeh pavarësinë me kusht të një shteti dhe nuk i lejohet të ngrej kapacitetet ushtarake dhe numrin e tyre, pasi druajnë që mund të garantojnë vet kufijtë tyre përballë fqinjëve agresorë dhe prania esehirxhinjëve nuk do të ishte më e nevojshme.
Bota sot njeh të drejtën e vetëvndosjes së kombeve për liri dhe pavarësi por nuk i lejon ato të jenë plotësisht të pavarur dhe me një forcë ushtarake të kufizuar në një numër qesharak sa për sy e faqe se gjoja paskëshin ushtrinë e saj.
Bota sot bën sehirxhiun mbi konfliktet e ndryshme në mbarë globin duke mbajtur samite dhe konfereca që nuk marrin vendime për të ndarë drejtësi nëpër botë por përkundrazi, duke lënë vatra zjarri qëllimisht për t’i rindezur ato kur t’i duhen si shantazh ndaj palës tjetër.
Kur është fjala për ndihmë dhe për ‘luftën’ kundër urisë që sa vjen e më shumë po bëhet një kërcnim për botën e tretë, Bota sot bën sikur dërgon ushqime vendeve të varfëra me ndonjë kamion dhe pastaj harron se ku e ka dërguar!
Ku po shkon Bota sot.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk