Ku po vemi?!

07
Feb
2024
Shkruan: Luan Qemal Baci

“Eksperienca e cmuar”, per hapjen e gropes se varrit per veteveten, e praktikuar ne Tirane me mbushjen e shesheve per faljet e mazllemeve, po shtohet tanime edhe ne Prishtine?! Kjo, me teper eshte nevoje e Serbise, Turqise dhe Arabise, per te paraqitur shqipetaret perpara Europes dhe botes, se shqipetaret “jane masivisht” myslimane, se jane te ardhur diku nga Anadolli dhe rera e shkretetirave te Arabise, se ata nuk jane autoktone, se si te tille, duhet perseritur historia e filmimit te shekullit te kaluar, ku u vrane e u prene si myslimane e mbetje turke-arabe, dhe u shperngulen me qindra mijera nga tokat e tyre stergjyshnore.

Po perse nuk dalin te mjaftueshme mijerat e xhamijave dhe te kishave, te ndertuar “me bujari” nga armiqte e kombit shqipetar, ne krejt SHQIPETARINE?! ESHTE FAKT I PAMOHUESHEM, se ai numer i madh institucionet fetare, i ploteson me se miri nevojat e besimetareve per t’u mbledhur ne to. Por ka nje fakt tjeter, po aq te rendesishem, qe besimetaret, ne te drejten e tyre te pamohueshme per praktikimin e besimit, po ndergjegjesohen gjithnje e me shume per rrezikun tejet te madh, nga puna armiqesore e klerikeve, ndaj dhe nuk shkojne me masivisht ne kisha dhe xhamija. Eshte kjo njera nga aresyet, se pse nentoka e zeze kundershqipetare, perfshire ketu kleriket dhe shovinistet qe qendrojne prapa tyre, te organizojne tubime publike, per te krijuar ate bindje te gabuar neper bote, mbi perkatesine fetare te shqipetareve.

Shteti qe duhet t’i ndaloje grumbullimet publike fetare, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, eshte i trembur nga humbja e votave te besimetareve.

Po ashtu, shume politikane, jane te shitur e te blere tek qarqe kundershqipetare, fetare e shoviniste.

Populli duhet ne marre ne dore seriozisht fatet e veta, dhe shume po vonohemi?!

Ne Amerike dhe vendet e tjera perendimore, ku demokracia ka shume me vlere se sa ne SHQIPETARINE e mbytur nga korrupsioni, as ka dhe as nuk lejohen tubime (mbledhje te medha) fetare.

SHQIPETARET PO VRASIN VETEVETEN DHE KREJT PERSPEKTIVEN KOMBETARE ME MBESHTETJEN E ISLAMIT DHE KRISHTERIMIT POLITIK!

O te ndryshojme per mire, ne interesin e popullit, ose te pranojme vdekjen perfundimtare, drejt se ciles po shkojme?!

Zgjedhja eshte ne doren tone!

07 Shkurt 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/02/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk