KU QËNDRON FUQIA E PATHYESHME E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS NË DETYRË DHE NË ARDHJE ALBIN KURTIT?!

25
Dec
2025
Shkruan: Fadil Shyti


Fuqia e Albin Kurtit, qëndron te përkrahja e shumicës së popullit tonë.
Fatbardhësisht, populli ynë çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohet, po orientohet drejt, po kthjellohet dhe natyrisht, shqiptarisht po e përkrah atdhetarin e devotshëm të dëshmuar kombëtarisht që nga viti i lavdishëm i rezistencës heroike për mbrojtjen e shkollave shqipe 1 Tetor, 1997, datë kjo që e theu mitin e idesë famëkeqe pacifiste fiktive rugoviste të rrezikut, “Të lubisë”, të quajtur, Serbi;-sipas lutjes së zërit të ngjirur të frikës të “Abrahamit” nga baraka e ditëve të xhumasë në Prishtinë:
“Ju lutem, mos e provokoni situatën”?!!!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Rezistenca e Albinit gjatë kësaj proteste, e theu mitin e gabuar se, Serbia Fashiste është e pathyeshme!
Pastaj, në zemrën e madhe të popullit, fuqishëm u hap drita e kuqe për armiqtë dhe tradhtarët, në rrugën e lirisë me grykën e pushkës nga UÇK-ja Heroike të cilën armiqtë dhe tradhtarët e quanin “Ushtri terroriste”, “Dorë e zgjatur e Serbisë, “Njerëz të paguar prej saj Serbisë”; -e, të tjera broçkulla, shpifje dhe gënjeshtra të poshtra…

Mos harroni!

Fuqia e atdhetarit, Albin Kurtit nuk qëndron te premtimet pa përgjegjësi; te mashtrimet elektorale dhe pas elektorale, te derdhja e parave të qeverisë për lukse në ahengje nëpër botë,-siç vepronte Opozita dikur që, fjala vjen, për festën e ditës së mëngjesit në Amerikë, shkonin atje 7 ditë përpara “pelegrinë e pelegrine” -hiç më pak 70 veta -siç thuhet nga popilli ynë: “Me maca e me kuca”, me ç’rast djersën dhe gjakun e popullit në veçanti të klasës punëtore, këta myteberë dhe këto mytebere, pa pikë turpesh e bënim “rrush e kumbulla” në hotelet më luksoze, ku i kryenin qejfet e tyre të “orgjive të egra”!…

Fuqia e Albin Shqipos, nuk qëndron në muskujt e tij, sipas idesë famëkeqe të “Naltmadhnisë” të mbretit, të turp-durimit pacifist, i cili në kohë lufte, me rojet besnike dhe me krejt suitën e tij, iku dhe palua nën gunën e krajlit gjakatar, S. Millosheviq në Beograd.
Albini, qe në ballë të rezistencës, punoi në zyrën e bacit Adem Demaçi drejtues i politikës së UÇK-së, si Sekretar dhe përkthyes i tij, në përkrahje të UÇK-së.
Fuqia e Albinit, nuk qëndron as në krekosjen sipas idesë të cubave; të hurit e të litarit, në stilin e rrahagjoksit të bajraktarit, “Në kullën time të fildishtë, sundoj unë”,-por, fuqia e tij e pamposhtur, qëndron në aftësinë e mendjes së tij të ndritur të trimërisë dhe filozofisë së vendosmërisë demaçiane dhe hotiane në këtë betejë: “Republikën e Kosovës,
bëje, ose vdis”!…
Servilizmi përballë armiqve dhe miqve të fshehur e të hapur të Serbisë Fashiste, për ndërkombëtarët reaksionarë të sojnikëve si Llajçaku, Grenelli, Eskobari e të tjerë, me të hyrë në politikë, për Albinin ky ves i ligësisë së politikanëve të liq është i vdekur.
-Këtë vendosmëri Albini e ka ngritur në teori përparimtare dhe e ka dëshmuar fuqishëm, duke prerë me shpatën e drejtësisë tp gjithë ata dhe ato që kanë marrë guximin e marrëzisë për ta thyer diamantin shqiptar, këtë e ka realizuar me veprimtari shqiptare me VV-en Heroike.
-Këtu qëndrojnë themelet e qëndresës të Albinit, me VV-en, për aksionet e vendosura dhe të fitoreve në Prishtinë, në Mitrovicë dhe më gjer, në çdo cep të atdheut.
Albini, me ndërgjegje të lartë përgjegjësie, në një intervistë solemnisht delaroi:
-“Unë jam Kryeministër i Kosovës, e kam detyrë ta mbrojë sovranitetin e shtetit tim, këtë besim ma kanë dhënë qytetarët e saj”,-pat deklaruar kështu, kur njëri nga gazetarucët i tha me provokim gazetaresk servilizmi:
“Qëndrimet tua, herë-herë po bien ndesh me ndërkombëtarët”?!
-E, ku shkon më mirë se, përgjigjen që e mori ai shkretan, prej të madhit atdhetar.

Rroftë Albin Kurti!
Rroftë VV!
Rroftë UÇK!
Lavdi heronjve të atdheut, Adem Demaçi, Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
22. 12. 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk