KUISLINGË, NUK HARROJMË! PËRKUJTOJMË!

04
Feb
2026
Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi
Tradhtarët Xhafer Deva, Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Rexhep Mitrovica, më 4 shkurt, vranë shumë djem të rinj të Tiranës.
( 04.02.1944 – 04.02.2026)
Përgjegjësia e Rexhep Mitrovicës në këtë rast lidhet me faktin se ai ishte kryeministër; nga burime të shumta kuptohet se për planifikimin e masakrës kishin rënë dakord Xhafer Deva, Kadri Cakrani dhe Qazim Mulleti.
Se Xhafer Deva, Kadri Cakrani dhe Qazim Mulleti, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një të afërmi të Devës (disa thonë nipi, të tjerë djali i dajës, Fati Ibrahimi), kishin vendosur të hakmerreshin pa zgjedhur mjete dhe persona, e dëshmon fakti se më 4 shkurt ata ekzekutuan edhe përkrahësit e tyre. Atë natë kishin ndërmend të krijonin një “Natë Shqiptare të Bartolomeut”, duke vrarë çdo të ri e të re, nga çdo shtëpi shqiptare. Për kryerjen e masakrës kishin në dispozicion rreth 200 burra të armatosur.
Se vrisnin këdo, e dëshmon edhe kjo rrëfim i një ministri në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, i cili tregon:
“Unë shkova te Mehdi Frashëri. Në zyrën e tij gjeta Lef Nosin, Mihal Zallarin, Lame Karecon dhe Sotir Kondin.
Mihal Zallari, bashkë me këta dy të fundit, kishin shkuar dhe i ishin lutur Mehdi Frashërit që të urdhëronte lirimin nga burgu të Qirjako Haritos; megjithatë, Harito atë natë u vra. Mehdi Frashëri, në praninë time, premtoi lirimin e tij. Pasi ata u larguan, e pyeta për ngjarjen, si të mos dija gjë, dhe ai më tha: ‘Djemtë e Xhaferit dhe të Kadrisë kanë vrarë 70 a 80 veta!’”
Pas kryerjes së masakrës, sipas disa dëshmive, Rexhep Mitrovica nuk kishte qenë në dijeni dhe e kishte qortuar Devën. Ajo që dihet është se, pas kësaj ngjarjeje, Xhafer Deva e kishte lënë postin e ministrit.
Megjithëse asnjë ministër nga kabineti i Rexhep Mitrovicës nuk ishte dakord me veprimet e Devës, ata nuk guxonin t’i viheshin kundër, nga frika se ai kishte me vete rreth 300 burra të armatosur.
2.
Këta janë disa nga emrat, të cilët u vranë më 4 gusht të vitit 1944. Ishin viktima të rastit por kishte edhe të rinjë ku familjet e tyre ishin të lidhura me qeveritë renegate…
1. Ramiz Treni
2. Sitki Çiço
3. Xhemal Sojli
4. Harito Harito
5. Dr. Stefan Pano
6. Fadil Rada
7. Mali Huta
8. Sulejman Vrapi
9. Haki Huta
10. Gjergj Legisi
11. Islam Alla
12. Fiqiri Gërblleshi
13. Ali Visha
14. Viçenca Apoli
15. Raxhioner Ravesi
16. Gjergj Marangozi
17. David Kohe
18. Mina Thome
19. Vangjel Capo
20. Vasil Muzina
21. Petro Prifti
22. Sokrat Tako
23. Mihal Koço
24. Dhimitër Toma
25. Emrullah Korja
3.
Rrëfen Isuf Shaban Deva, për vrasjet e 4 shkurti 1944
Isuf Shaban Deva i cili, në vitin 1943-’44, ka qenë me funksionin e sekretarit të Xhafer Devës, Ministër i Mbrendshem i Qeverisë se Rexhep Mitrovicës. (Dosja Nr.2064/A (Arkivi i Ministrisë se Brendshme)
Isuf Deva rrëfen:
“Pak ditë mbas kapitullimit të Italisë, Xhafer Deva ndodhej në Prizren ku, më thërret dhe mua. Unë shkova në Prizren së bashku me një delegacion prej Mitrovice, Vuçiterne, Peje dhe vendeve të tjera të Kosmetit (Kosovë e Metohi). Në Prizren u themelua Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në krye të Lidhjes së Dytë të Prizrenit ishin Bedri Pejani, Xhafer Deva, Profesor Mark Gjini etj.
Kryetar i Lidhjes u zgjodh Bedri Pejani. Lidhja e Dytë e Prizrenit, kishte karakter politik. Ajo synonte në organizimin administrativ të Kosmetit, bashkimin e forcave të armatosura dhe së bashku me gjermanët me rujt ketë vend.
Unë Isuf Deva kamë qenë Sekretar i Lidhjes së Dytë me kuptimin e Administratorit.
Në këtë kohë, në Tiranë formohet Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva, merr funksionin e Ministrit të Brendshëm. Xhafer Deva vjen në Tiranë së bashku me Masar Sopotin, Beqir Malokun, dhe Bedri Pejanin, i shoqëruar nga njerëzit e tij besnik, si: Tefik Bekteshi nga Mitrovica, Gani Ibrahimi nga Mitrovica, Nexhip Musa nga Mitrovica, Rram Tutica nga Pazari i Ri, Riza Korashi nga Gjakova dhe Rexhep Budakova nga Prizreni.
Këta kanë qenë anëtarë të Regjimentit “Kosova” dhe na informonin për qëndrimet politike të popullsisë të Tiranës.
Gjithashtu na jepnin listat emërore të familjeve dhe personave të lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Mua, Xhafer Deva me thërret nga Kosova dhe me cakton sekretarin e tij privat!
Në datën 3 shkurt 1944, komunistët i bëjnë atentat dhe vrasin një të afërm të Xhafer Devës, Fahri Ibrahimi, i cili kishte ardhur në Tiranë për punë…Me rastin e atentatit që ju bë të afërmit,të Xhafer Devës, në Hotel “Dajti”, u mblodhën së bashku, Tahir Kolgjini, Hysni Dema, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka, Xhelal Mitrovica, Rrok Nallbani, Mato Murati, Beqir Maloku dhe mandej, kur vdiq nipi i Xhafer Devës (Fahri Ibrahimi, u plagos rëndë dhe vdiq mbas pak kohe në spital), këta erdhën në shtëpinë e Xhafer Devës nga ora 19.00, për ngushëllim.
Ishte disa orë para mesnatës së 4 shkurtit të vitit 1944, kur u përpiluan listat e familjeve e personave te Nacionalçlirimtares, mbi të cilin do të binte hakmarrja e terrori. Si u vendos përfundimisht lista në shtëpinë e Xhafer Devës, këta u ngritën dhe shkuan në Ministrinë e Brendshme, unë shkova në shtëpi, – rrëfen Isuf Deva.
Lista e njerëzve, ka dalë nga arkivat e Xhafer Devës. Në orën 22.30 të kësaj nate, më thërret Xhafer Deva në Ministri ku dhe shkova.
Në zyrën e Xhafer Devës, erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva me urdhëroi që të shkoja te Qazim Mulleti, i cili më caktoi sektorët e veprimit për hakmarrje, mbaj mend se për këtë natë, kishim në dispozicion për të vepruar 200 deri 300 vetë të armatosur, të cilët ishin nga Regjimenti “Kosova”, të Xhandarmërisë dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj., të cilët u ndanë në vende të ndryshme.
Drejtimet që duhej të merrnin, i dhanë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti, me vete, grupet e armatosura kishin të gatshëm listat e njerëzve që do arrestoheshin. Në këtë terror, u arrestuan 320 vetë të cilët, qëndronin pranë Ministrisë së Brendshme nëpër burgjet e saj. Përgjegjës për kontrollin dhe arrestimet kanë qenë këta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica dhe Ibrahim Murati nga Mitrovica.
Pushkatimi i këtyre, filloi në orën 01 mbas mesnate dhe nëpër rrugët e lagjeve të ndryshme, për qëllim paniku nëpër elementë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare.
Viktimat e këtij terrori, u lanë nëpër rrugët e qytetit, deri në mbrëmjen e 4 shkurtit. Në 4 shkurt, unë kam marrë vesh se janë vrarë rreth 80 vetë e, mbi 200 të tjerë u arrestuan e u burgosën. Si është bërë terrori, neve nuk kemi bërë ndonjë mbledhje për të bërë ndonjë llogari mbi veprimtarinë që ishte bërë.
Nga të gjithë ata që kanë vrarë më tepër në terrorin e 4 shkurtit, ka qenë Xhelal Staravecka, por sa ka vrarë nuk ma kanë thanë.
Mbas kryerjes së terrorit të 4 shkurtit, midis Qeverisë Mitrovica dhe Ministrit të Brendshëm Xhafer Deva, lindën
kontradikta, pasi qeveritarë të ndryshëm të kësaj qeverie, e kritikonin aktin e 4 shkurtit.
4.
CIA AMERIKANE BOTON DOKUMENTE SEKRETE PËR ANËTARËT E TË ASHTUQUJTURES ORGANIZATË ” SHQIPERIA E LIRË”… JA SE ÇFARË SHKRUAN ATA PËR TRADHTARIN DHE KRIMINELIN XHEFER DEVA I CILI NEPERMJET GREKËVE PLANIFIKONTE TA SULMONTE SHQIPERINË NË VITIN 1950,,,
. SO, raporti me numër DB 24528, me datë qarkullimi 26 prill 1950, me subjekt “Vizita e Xhafer Devës në Greqi”, me qarkullim për Departamentin e Shtetit, Ushtria, Flota, Flota Ajrore. Paragrafi 3 i këtij dokumenti jep informacionin e mëposhtëm: “Një Raport i ardhur kohët e fundit thekson se DEVA ka informuar zyrtarët grekë se ai përfaqëson një grup të shqiptarëve kosovarë me anëtarë në Itali, Greqi, Turqi dhe vende të tjera. Plani i tij është që të mbledhë të gjithë liderët shqiptarë në Greqi nën grupin e tij, si dhe të marrë mbështetjen sekrete të grekëve dhe amerikanëve. Ai dha përshtypjen se nuk dëshironte të bashkëpunonte me britanikët. DEVA e konsideron Greqinë si vendin ideal nga ku mund të ndërmarrë operacione sekrete kundër Shqipërisë, si dhe beson se operacione të këtij lloji mund të organizohen në mënyrë të atillë që të japin përshtypjen se organizohen nga vetë shqiptarët. “Ky informacion përmban disa nga përbërësit kryesorë të planit të OPC kundër Shqipërisë.
5.
Nëse nuk keni kundërargumente, dëshmi kohore, dokumente mos u bëni merak!
Filloni me sharje dhe etiketime!
Kur ishte pyetur Xhafer Deva për vrasjet nga Rexhep Mitrovica kishte thënë:
„ Jo bo pak kemi vrarë, nja 7 a 8 veta!“
Kur ishte pyetur Rexhep Mitrovica, ku kishte arsyetuar:
„ I kanë bë një atentat Kadri Cakranit dhe djemtë e tij kanë bë hatanë për hakmarrje!“
Qeveria thoshte „ jo Qazim Mulletit i kanë bë atentatin dhe kanë filluar vrasjet.“
Rexhep Mitrovica i thotë Xhafer Devës:“ Populli i Tiranës po fletë se Ti edhe Kadria i keni vrarë 70-80 veta!“
Më 3 gusht atentati ishte planifikuar që të vritet kuislingu dhe krimineli Xhafer Deva. Por atë ditë makinën e tij e merr i afërmi i Xhaferit dhe me ca të tjerë( me makinën e Xhafer Devës) dalin për të bërë gjiro në Tiranë. Ata qëllohen me automatikë ku vritet Fati Ibrahimi dhe tjerat pastaj dihen…
Por nga 4 shkurti i vitit 1944 rrugët në mes Rexhep Mitrovices dhe Xhafer Devës ndahen. Xhaferi e kryen masakren, e lë ministrinë dhe kthehet në Kosovë. Atje mirret me Tefik Çangën dhe shokët e tij. Tefik Çanga kishte urdhëruar vrasjen e një serbi kriminel nga Gjilani dhe aktin e kryen Emrush Miftari.
Dhe më vonë dihet fati i Tefik Çangës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk