A k t u a l e
Reagim me sqarime në mbrojtje të së vërtetës
Me shkas, pamfleti i autorit
Arben Ratkoceri
“Tetovari, Rexhep efendi Voka, ishte caktuar Kryetar i Kongresit të Manastirit, e jo Përmetari, Mit’hat bej Frashëri. Mirëpo një ditë para hapjes, më 13 nëntor 1908, Rexhep Voka “korruptohet” nga Osmanët, duke u emëruar (dikund riemëruar) myfti i Vilajetit të Manastirit, hierarku më i lartë fetar. Ai me këtë, tenton ta “minoj” punën e Kongresit, madje shkon më tej dhe përgatiti dhe përhapi një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera, gjithnjë duke pasur nxitjen dhe mbështetjen e Osmanëve.. Përkundër kësaj, mbajtjen e Kongresit e shpëtuan, para së gjithash konsulli austro-hungarez, Augus Kral, pastaj Qiriazët dhe delegatët e Shkodrës dhe Korçës.
Nga historia e Jolavdishme”
(15 nëntor 2020)
Arben Ratkoceri
“Tetovari, Rexhep efendi Voka, ishte caktuar Kryetar i Kongresit të Manastirit, e jo përmetari, Mit’hat bej Frashëri. Mirëpo një ditë para hapjes, më 13 nëntor 1908, Rexhep Voka korruptohet nga Osmanët, duke u emëruar (dikund riemëruar) myfti i Vilajetit të Manastirit, hierarku më i lartë fetar. Ai me pas, tenton ta “minoj” punën e Kongresit, madje shkon më tej dhe përgatiti dhe përhapi një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera, gjithnjë duke pasur nxitjen dhe mbështetjen e Osmanëve. Përkundër kësaj, mbajtjen e Kongresit e shpëtuan, para së gjithash konsulli austro-hungarez, Augus Kral, pastaj Qiriazët e Manastirit dhe delegatët e Shkodrës dhe Korçës.
Nga ana tjetër sipas albanologut të shquar shkodran, Tomor Osmani, pas fjalimit të kryetarit të Komisionit të Alfabetit, Gjergj Fishta, qe ka zgjat një orë e gjysëm, një hoxhë nga Shkupi, delegat (nuk permend emrin),.me lot në sy dhe shumë i emocionuar i hidhet në përqafim Fishtës.”
(25 nëntor 2023)
* * *
REAGIM ME SQARIME, PËR AUTORIN E SHKRIMIT DHE OPINIONIN LEXUES
1.
Në disa vazhdime, jam i detyruar të jap sqarime, pse është publikuar ky shkrim (pamflet), kujt i shërben dhe pse kjo çështje aktualizohet disa herë radhazi vetëm gjatë muajit nëntor, kur shqiptarët i përkujtojnë dhe festojnë ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit tonë, Kongresin e Manastirit (1908) – Dita e njësimit të Abecesë së Gjuhës Shqipe (1908) dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë (1912).
Disa ditë më parë kam kërkuar nga autorët që kanë shkruar për figurën dhe veprën e Rexhep Vokës, të japin sqarime në lidhje me këto akuza, por siç duket përveç profesorit të nderuar Vebi Bexheti, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar, së paku deri më sot, prandaj jam i detyruar të jap sqarime, si bashkëvendës i Rexhep Vokës, pjesëtar i familjes Voka dhe si intelektual e studiues, që mundohem vazhdimisht t’i jap krah të vërtetës, përballë shtrembërimeve, falsifikimeve dhe sidomos kundër propagandave të huja, ndaj historisë, kulturës, gjuhës dhe qenies shqiptare. Ju njoftoj se, sqarimet në disa vazhdime do të mund t’i lexoni gjatë ditëve në vijim, sigurisht duke pritur komente plotësuese edhe nga autorë të tjerë.
Në rrjetet sociale dhe disa portale, ky shkrim ka zgjuar interesim të madh ndër lexuesit, shumica e tyre të painformuar, prandaj ky shkrim është përcjellë me shumë pëlqime dhe komente, shumica e tyre fyese ndaj figurës së Rexhep Vokës, vendlindjes së tij, katundit Shipkovicë dhe qytetit të Tetovës.
E para, që me këtë rast duhet t’ua sqarojmë lexuesve dhe opinionit se, autori i këtij pamfleti, Arben Ratkoceri, nuk është një autor i rastësishëm i shkrimit, persona pa ndikim, por është opinionist, analist, gazetar i njohur dhe drejtues i gazetës “Koha”, si i tillë, nuk besojmë se ka rënë nën ndikimin e propagandave të huaja, por thjeshtë këtë e ka bërë nga mosnjohja e figurës së Rexhep Vokës dhe njohurive të pakta për periudhën kur ka vepruar ky rilindës, përfshirë ngjarjen e madhe të kohës, Kongresin e Manastirit dhe ato që kanë pasuar më vonë, deri në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndoshta ky pamflet është nën efektin e krijimit të sensacionit, siç ndodh shpeshherë në gazetarinë shqiptare dhe jo vetëm.
Për këtë, nga autori nuk kërkojmë sqarime, ai gjithë atë që e ka ditur e ka thënë në shkrimet e tij, as të kërkojë falje publike, ndaj familjes së Rexhep Vokës, si dhe ndaj dhjetëra studiuesve të jetës dhe veprës së këtij rilindësi, por thjesht të mos vazhdojë me shkrime të tilla sa “për sensacion”, të cilat shkrime dhe qëndrime mund ta vendosin në ndonjë “mision të huaj”, pjesë e së cilit sigurisht edhe ai nuk e dëshiron të jetë.
Vazhdon…
(8. XII. 2023)
* DENIGROJ kal. libr.
Errësoj, zvogëloj a ul me qëllim vlerat e dikujt a të diçkaje, duke shpifur e duke folur keq për të, e nxij dikë a diçka përpara të tjerëve; prozhmoj, përgojoj. Nuk e lanë t’i denigronte shokët. E denigroi veprën (romanin). Deshi të denigronte tërë punën.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!