Diplomacia.dk

KUJTIME NGA NJË TAKIM ME TË NDERSHMIN ATDHETAR

Shkruan: Fadil Shyti

GËZIM DHE TRAZIM?!

URIME, 73 VJETORI I DITËLINDJES!

-Heu, sot për Ty, o Bac,
Shumë më mori malli!

Miliona shqiptarë, jetojmë, të ndarë,
pikë e pesë,
“Të vdekur”, – për së gjalli?!

Burg mërgimi, shekujve Pamëshirë, na griu!…,
Ndaj, i madhi poeti flakadan, Naimi, digjej si qiriu!…

-URIME EDHE 100, BACIT, SEJDI VESEL,
-Shqiptarit!

(KUJTIME NGA NJË TAKIM ME TË NDERSHMIN ATDHETAR)

Bacin tim të RESPEKTUAR, dua ta përshëndes me këtë këngë:

-Gjatë një vizite në atdhe, shkova në Prishtinë.
Ia rreha telin atij burri të Shqipërisë.
E hapi telin.
Alo!…
Andej kufjes së telit tim më erdhi zëri i burrit të Kosovës.
Përshëndetje!
Përshëndetje, Bac!
Jam F.SH.
Si je me shëndet?
Mirë, jam.
Qofsh mirë gjithmonë,
-i thashë!…

-Jam në Prishtinë, dua të takohem me ty, të çmallëm vëllazërisht!…

A ke kohë, dhe mundësi me dalë?!

“Kur më thërret ti, gjej kohë dhe mundësi, dalë edhe prej dheut,
o, Fadil vëllai”, -më tha.

-Vërtet, më emocionoi shumë fjala e tij e ngrohtë dhe e besës!…

Pas ca minutave, u takuam në vendin tonë të përshtatshëm.
Biseduam dhe u çmallëm, si s’ka më mirë,
e më bukur.
Ikën afër dy orë, sikur të iknin dy minuta.
-Baci ynë Sejdiu, është si deti i gjerë dhe i thellë.
Për çdo temë të çështjes familjare dhe kombëtare që e trajtoj/më me të, Ay, ishte dhe është “busullë”,-i pa gabuar për ne!…
Kurdoherë, ka ditur të drejtojë dhe din të drejton rininë dhe popullin me fjalë dhe vepra publicistike, udhëzime shoqërore dhe drejtime ushtarake në ballë dhe përkrah të famshmes UÇK.
E paçim edhe më shumë se një shekull,
në mesin tonë!
Bacit, shëndet, suksese gëzime familjare dhe fitore kombëtare nga zemra i dëshiroj!
Urimit i bashkohet dhe shoku e vëllai ynë i idealit të RIBASHKIMIT kombëtar, Xhemil Zeqiri!
4 Janar, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 04/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk