Kujtojm, nëntë vite pa dajën Batjar!

22
Sep
2024
Përgatitur nga: Avdi Ibrahimi


Jeta dhe vepra e Bahtijar Bislimaj
Të parët e Bahtijarit kanë qenë fshatar të zbritur nga Zhuri, aty nga fillimi i shekullit të kaluar u vendosën në fshatin Kobajë i Vjetër, e tani Kobajë i Ri, ku familja e tij ishin të lidhur me token dhe njiheshin si bujq e blegtor të mire, por ishin edhe arsimdashës.
Në këtë fshat lindi Bahtijar (Shyqri) Bislimaj më 27.12.1956 fëmijë i dytë që në vijim pati edhe dy vëllezër e pesë motra, tetë fëmijët e Shyqri Bislimajt, dhe Naxhije Çoçajt.
Bahtijari erdhi në jetë në një vit të njohur për historinë shqiptare që jetonin nën thundrrën okupuese të Jugosllavisë. Ishte koha e akcionit të armëve, ku Kosova me viset e saja shqiptare u bënë arenë përleshjesh në mes sllavëve të jugut.
Bahtijari shkollën fillore e kreu në fshatin Vlashnje, ndërsa Shkollën e Mesme Normale, dhe Shkollën e Lartë Akademin Pedagogjike në Prizren.
Bahtijari shkonte mire në mësime, ishte i zgjuar, i urtë, fjalëpakë, e shumë i sjellshëm, dhe kjo e bënte të fitonte simpatinë e profësorëve dhe shokëve patriot të qytetit, që vepronin kundër rregjimit gjakatar titisto – rankoviçist dhe puthadorëve të tyre shqipfolës. Gjatë viteve të studimeve në Prizren hyri në lidhje me rrethet patriotike shqiptare, që njëri nga shokët e tij të ngushtë ishte Xhemajli Berisha. Sikundër shumë të rinjë patriot, edhe atë e shqetësonte fati i atdheut të robëruar, ndaj ndiqte me simpati të veçantë çdo përpjekje të atdhetarëve për çlirimin dhe bashkimin e toakave shqiptare nga zgjedha e huaj jugosllavo-serbe.
Mbasi diplomoi në SH.L.P, punoi si mësues i matematikës në fshatin Zhur, Vlashnje e në vendëlindje. Që shqetësim i madh për të u bë përkujdesja dhe edukimii fëmijëve, i frymëzuar nga parimet e shëndosha idealiste shqiptare. Sado që vetë ishte rritur dhe edukuar në ambiente orientale, dinte të ngrihej mbi konceptet e vjetra të kohës, sidomos të atyre anadollake, e të vepronte ashtu siç e kërkonte interesi i formimit arsimor kulturor dhe i mbarëvajtjes së nxënësve. Dashuria për atdheun shqiptarë, për popullin dhe historine tone të lavdishme, respekti që tregoi për punën, si burim i gjitha të mirave njerëzore, në veçanti, thjeshtësia dhe urtësia – ishin disa nga vyrtytet më të çmuara të Bahtijarit, tek përpiqej vazhdimisht të rrënjoste tek nxënësit. Pjekuria dhe përvoja e jetës, kultura dhe takti prej të urtit, e kishin bërë një mesues të dytë në familje. Ai diti të nxiste e t’i drejtonte nxënësit në botën e madhe të dijës në shkencat e natyrës – matematikës.
Intersat e pushtuesve jugosllavo-serb dhe shqipfolësve hafije, ishin që patriotët t’i mbanin të përçarë, përderisa këta patriot përparimtar nuk donin që hija e së kaluarës të errësonte horizontin e jetës së patriotëve, që luftonin për liri e të drejta kombëtare. Bahtijari me shokë u vë në lëvizje. Vetë Bahtijari, në jetën e përditshme jep shembullin, jo vetëm që donte Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Shqiptare me shtetin amëme Shqipërinë, po edhe luftonte me këtë qëllim. Ai nëpërmjet mikut të tij Avdiut që në vitin 1987 anatrësohet dhe vepron në Organizatën Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkim e Trojeve, Organizatë kjo që udhëhiqej nga Ruzhdi Saramati.
Dekadat e fundit të shekullit të kaluar, vetëm i forcuan shkëndijat e mllefit shqiptar ndaj një mizorie që s’dinte të marr fund. Sa më shumë rritej fryma gjenocidale dhe diskriminuese e pushtetit të egër serbo-jugosllav kundër popullit të pafajshëm dhe liridashës shqiptar të Kosovës, aq më shumë u zgjua shpirti i pastër si loti i djemëve, vajzave, burrave dhe nënave të kësaj toke, që ditën të flasin edhe me jetën edhe me vdekjen e tyre.
Jeta e këtij atdhetari të etur për liri ishte e ngjashme me ato të bashkëatdhetarëve të tij; me skamje, me halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmonë të ndjekur e të përndjekur.në Kosovë, hasmëria me cerberët karpatianë nuk u zbut fare. Përkundrazi, ajo u thellua dhe u ashpërsua edhe më shumë. Zullumi i gjakpirësve serbo-malazezë ishte bërë i padurueshëm. Kriminelët serbë e malazezë nuk linin gjë pa bërë mbi shqiptarët e pambrojtur. Çdo ditë rrahje, maltretime, tortura, vrasje. Me këtë gjendje të rëndë robërie nuk mundi të pajtohej kurrësesi as Bahtijar Bislimaj.
I gjendur midis robërisë së padurueshme, ai u bë tok me njerëzit e gjakut të tij, dhe bashkëveprimtar tjerë dhe ia vu gjoksin së keqes, duke qëndruar i pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës dhe Shqipërisë martire. Tashmë ai kishte fituar besimin e palëkundur të shokëve të Lëvizjes ilegale dhe shtëpia e babait të tij Shyqriut në Kobajë u bë edhe nji nga bazat tejet më rëndësi të Lëvizjes Guerile “SHQIPET E LIRISË” që drejtohej e udhëhiqej nga Ruzhdi Saramati me shokë… sa here që na duhej të kalonim në shetin amë SHQIPËRI, strehim për ne do të ishte shtëpia e Bahtijar Shyqri Bislimajt, i cili do ti përcjell ilegalet dhe guerilasit deri në kufirin shqiptaro-shqiptar, nga kur ktheshin nga Shqiperia përsëri do të shkonin në bazën e tyre te Bahtijari, ku pastaj shpërndaheshin në vatrat e tyre për veprime të mëtejme. Pata rastin ta dëgjoj në kuvend burrash në kushte ilegaliteti Bahtijarin tek shprehej: – Kosova është kreshnike, ka burra të mençur e trima, ka edhe ca ferra me gjemba, por ka më shum lisa që i përballojnë stuhihve dhe nji dit ka për ta pare veten të çliruar e uroj ta gëzojmë këtë ditë lum miku… – Koha ecën me hapa ujku luftëtarët e lirisë me në krye komandanin legjendar të UÇK-së Adem Jashari në luftrat dhe betejat e njëpasnjëshme po korrnin fitore te reja kundër okupatorit serbo-malazez, shtëpia e Batijarit, po priste dhe përcillte luftëtaret e lirisë në çdo cep të Kosovës, ai po zbatonte me përpikmëri urdhërat e Shtabit të brigades 28-128 të UÇK-së, dhe komandantit të saj Ruzhdi Saramati, kjo baze për neve ishte shum më rëndësi logjistike, aty pushonin luftëtarët e lirisë të lodhur tek bartnin armatim nga Shqipëria, aty ruheshin te gjitha armatimet këmbësorie dhe pastaj i merrninin luftetaret e lirisë, ku më pastaj ne beteja të ndryshme lufohej për jetë a vdekje. Rol të rëndësishëm në operacionin “SHIGJETA” në Pashtrik në misionin e logjistikës dhe moralit pati Bahtijari, në Frontin e luftës të opracionit “Shigjeta” Bahtijari, kishte edhe djalin e vëllait, hoxhë Kujtim (Fadil), dhe djalin e axhës, hoxhë Orhan (Ibish) Bislimaj. Ai kishte vullnet e dashuri të pathyeshme për ta pa ushtrin serbe malazeze duke ikur nga Kosova. Angazhimi dhe trimëritë e tij u pane në çdo aksion illegal e luftarak, andaj përherë lavdërohej e çmohej nga shokët.
Bahtijari nga viti 2000 punoi në administratën e KEK-ut, të Prizrenit deri në momentin kur ndërroi jetë.
Bahtijar Bislimaj, Veteran Luftëtar Lirie i UÇK-së, ndёrroi jetё më 19 shtator 2015. Pasë një sëmundje të rëndë duke u kuruar në Spitalin e Prizrenit,
Nuk di të na falni ju bashkëidealist të çëshjes së madhe kombëtare shqiptare, ju invalid, veteran, pjestar të UÇK-së, dhe ju familjar, far e fis, miq, e shokë të Bahtijarit, për këtë dobësi që nuk kam force të shkruaj a as të flasë diçka më shumë, ngushllojmë familjen BISLIMAJ, nga fshati KOBAJË, nënën, vëllezërit, motrat, bashkëshortën, djemt e vajzat nipat e mbesat, e mbarë farefisin BISLIMAJ.
Ngushëllojmë me këtë rast të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Bahtjar Bislimajt të çmuar.
Të qoftë i lehtë dheu i nënës Shqipëri! O i shtrenjti Veteran Luftëtar i UÇK-së BAHTIJAR BISLIMAJ!
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të BAHTIJARIT!
Marë nga Fejzboku i Shqipron A. Ibrahimi
Kobajë 20 shtator 2015.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk