Në Kosovë është mbajtur një ceremoni përkujtimore për Xhafer Devën. Më vjen keq që në këtë ceremoni, kushtuar një figure me rol të diskutueshëm dhe të konsideruar nga shumëkush si në kundërshtim me interesat shqiptare, ka mbajtur fjalë edhe Dr. Sulejman Uglanin, një intelektual i njohur nga krahina shqiptare e Sanxhakut.
Fatkeqësisht, kjo krahinë shqiptare mbeti nën juridiksionin serb që nga viti 1943, pas vendimeve të AVNOJ-it, famëkeq, ku shovinistët sllavë ndanë pa mëshirë territoret shqiptare. U krijuan njësi republikane në dëm të shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi dhe Sanxhak, ky i fundit u nda mes Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo përbën një tragjedi të vërtetë për shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në atë periudhë ekzistonin dy kampe kryesore:
Njëra ishte Ushtria Nacionalçlirimtare, cila ishte në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte një zgjedhje e rëndësishme strategjike, pasi këto forca u rreshtuan përkrah aleatëve fitues kundër fashizmit dhe nazizmit. Kujtojmë se në vitin 1943, në Konferencën e Teheranit, fuqitë e mëdha vendosën të mbështesin forcat që luftonin kundër fashizmit.
Në anën tjetër ishin bashkëpunëtorët (kolaboracionistët), si Balli Kombëtar dhe Legaliteti (partia e Ahmet Zogut). Këto forca u komprometuan në sytë e popullit, pasi nuk organizuan rezistencë të qëndrueshme kundër pushtimit fashist italian dhe më pas u përfshinë në bashkëpunim me pushtuesit.