“KUMBARA” I KONSULLATËS SERBE NË SHKODËR!!!

03
Aug
2026
Shkruan: Gjon Bruçi

Konsullatë serbe në Shkodër?!
Me Malin e zi edhe mundet, por jo me Serbinë, me të cilën nuk kemi as kufinj, e as minoritet që i nevojitet Konsullata.
Por i duhet Serbisë, që të ketë sa më shumë pikë-mbështetje në Shqipëri, për të vijuar edhe në të ardhmen planet famëkeqe të Ilija Garashaninit dhe Vaso Çubrilloviqit.
Ilija Garashanini dhe Vaso Çubrilloviqi janë dy nga ideologët dhe shtetarët më famëkeqë të nacionalizmit radikal serb. Projektet e tyre politike synonin krijimin e “Serbisë së Madhe” përmes spastrimit etnik, dëbimit masiv dhe asimilimit të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Këto dy figura përfaqësojnë periudha të ndryshme kohore, por ndajnë të njëjtën linjë ideologjike shfarosëse:
Mbi këtë bazë ideologjike u mbështet edhe veprimtaria e kasapit të Ballkanit, Milosheviçit dhe zëvendësit të tij Vuçiç, të cilët realizuan edhe gjenocidin e pashembullt të viteve 1998 -1999 mbi Kosovën tonë martire.
Gjenocidi më i fundit serbo-sllav mbi shqiptarët në trojet e tyre në Jugosllavi u ndal, falë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, krahut të armatosur të popullit të Kosovës dhe ndihmës së ndërkombëtarëve euroatllantikas.
Por ndihma e disa prej kancelarive perëndimore ishte djallëzore. Aeroplanët e NATO-s, që komandoheshin nga francezët, predhat e tyre nuk i hidhnin mbi agresorët dhe gjenocidistët serbo-sllav, por mbi banorët shqiptarë, dhe në pamundësi tjetër, i zbraznin në detin Adriatik.
Djallëzia e këtyre ndërkombnëtarëve, vijoi edhe pas çlirimit të Kosovës. Bisedimet e stërgjatura për paqtimin midis Kosovës dhe Serbisë u zvarritën për vite të tëra, pa asnjë rezultat. Në vend të njohjes së Republikës së Kosovës, politikanët dhe shtetarët europianë kurdisën “Gjyqin e Hagës”, ku dënuan dhe po dënojnë viktimën dhe jo agresorin, gjyq i cili vijon prej pesë – gjashtë viteve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ja ku kemi “risinë” e konsullatave që inicion Serbia, duke shpikur minoritetet të paqena edhe në Shkodër, kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. Siç duket tashmë sheshit, “Kumbaro” i kësaj “kryshqie” të re, u bë Franca, apo më saktë Presidenti i saj Makroni. Ky deduksion del nga vizita e papritur e KM shqiptar Edi Rama në Paris, ku me duar të shtrënguara si vëllezër të një gjaku me Makronin, barit shend e verë sheshit Elize. Konkluzioni, apo rezultati: KONSULLATË shqiptare në Bujanovc, dhe për “reciprocitet”, edhe KONSULLATË serbe në Shkoder
Plot 14 vjet Rama në pushtet, por nuk i kishte shkuar në mendje se ka ndokund Bujanovc me shqiptarë që po dynden me dredhi e me dhunë nga vendbanimet e tyre shekullore. Por mjaftoi një drekë princore dhe një këshillë “miqësore” pranë Kullës Ejfel, për të realizuar sa më parë dy “Konsullatat” e reciprocitetit në Bujanovc e në Shkodër.
Siç po duket, Kryeministri Rama, ka marrë shumë detyra përpara ndërkombëtarëve, që e “duan fort Shqipërinë”. Dhe këta janë jo vetëm në perëndim, por edhe në lindjen e Mesme, e madje edhe në Azi, apo në Lindjen e Largët. Mjafton të sigurohet poltroni qeverisës i tij dhe i mercenarëve kësisoj në Shqipërinë tonë të mjeruar.
Po të vendosej KONSULLATË e Republikës së Kosovës në Bujanovc, ku gjenden vëllezërit dhe fisi më i afërt i shqiptarëve të Kosovës, “rrezikohej” Serbia, e cila faktikisht do njihte zyrtarisht pavarësinë e Republikë së re të shqiptarëve. Si i bëhet??!!!
Duket se “dilemën” e zgjidhi Makroni, si përfaqësuesi më tipik i “Kurvë- Europës”. Kryeministri ynë, ndonëse shumë më i gjatë se Makroni, duke përveshur buzët nga kënaqësia e forcimit më tej të poltronit të pushtetit, u përkul dyfish përpara mikpritësit. Me buzën gjithnjë të përveshur, u kthye në Shqipëri, dhe megjithë problemet që i kishin plasur së brendshmi, së bashku me atë kukullën e Ministrisë së përjashtmi, shpalli KONSULLATAT “miqësore” këtej e matanë Drinit, trajektorja e të cilave “kalon” mbi Republikën e Kosovës, pa e cikur atë në asnjë pikë, por duke e përjashtuar nga të gjitha pikat që lidhen me ëndrrën shekullorë të Rilndasve tanë për Bashkim Kombëtar.
Kur lajmi për këtë “risi”, u përhap në eter, disa nga ata “sorrat” dhe “korbat” e Protestës, lëshuan një thashethem mjat sinjifikativ, duke paralajmëruar se Kryeministri ynë “në ikje”, po vrapon që, krahas jugut të cilin po jua blaton judejve dhe miqve të tyre të Lindjes së Mesme, veriun me kryeqendër Shkodrën, do t’jua kalojë serbosllavëve, e vetmja “zgjidhje” që sipas tij, do t’i hiqte Ballkanit, nofkën “fuçi baroti”. . . .
Dhe ka ende në Shqipëri qytetarë, e madje edhe intelektualë, të cilët nuk e besojnë tradhëtinë kombatëre të Kryeminsitrit tone, alias Esat Toptan. Ndryshe nuk mund të kuptohet qetësia “olimpike” e tyre, në “sfondin” e protestave të përnatshme, të cilat nuk dihet se çdo të sjellin, pranverën e luleve, apo acarin e dimrit.
———–

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk