KUR ATDHETARIZMI SHQIPTAR VLERËSOHET ME RUBLA RUSE

25
Jul
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Reflekse
Për festën 3 Marsi, të pushtimit dhe copëtimit të trojeve etnike shqiptare nga Rusia përmes Bullgarisë (atëkohë principatë Ruse) dhe pushtetarët shqiptarë të sotëm me vetëdije ruse-bullgare, ose sharlatanë me tapi.
Sa keq, kur mendon pak dhe dëmton shumë!
KUR ATDHETARIZMI SHQIPTAR VLERËSOHET ME RUBLA RUSE
Në prag të ndryshimeve të reja kushtetuese në Republikën e Bullgarisë disa forca politike angazhohen fuqishëm ta përfshijnë edhe zëvendësimin e festës shtetërore 3 Marsi, që lidhet me datën e Marrëveshjes së Shën Stefanit (1878), me 24 Majin, të njohur në botën sllave si Dita e Shën Kirilit dhe Metodit.
Nëse do të ndodhë kjo me ndryshimet kushtetuese në Bullgari, ka shumë gjasa të vihen në siklet edhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, të cilët pa përjashtim (pozita dhe opozita), për tri dekada me radhë e kanë festuar datën 3 Marsi (datën e festës kombëtare dhe shtetërore të Bullgarisë) si Dita e Komunës së Tetovës.
Shpresoj të mos ndodhë, që drejtuesit e pushtetit dhe të partive politike të shqiptarëve të mos tregohen më bullgarë se bullgarët, edhe pas zëvendësimit të festës 3 Marsi si festë shtetërore e Bullgarisë, edhe më tej të mbetet festë për drejtuesit e pushtetit dhe politikanët shqiptarë, 3 Marsi – Dita e Komunës së Tetovës!
(25 korrik 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk