KUR DO TË ÇLIROHEMI NGA PUSHTIMI “MODERN”?!

08
Apr
2024
Shkruan: Gjon Bruçi


Më 7 Prill 1939, Atdheu ynë u pushtua nga fashizmi italian, për të vijuar në Tetor 1943 me pushtimin e ri të nazistëve gjermanë.
Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar, udhëhequr nga PKSH dhe Shqiptari i Madh Enver Hoxha, me 29 Nëntor 1944, realizoi çlirimin e vendit dhe vendosi Pushtetin e Popullit, i cili në 45 vjet e shndërroi Shqipërinë nga një vend i prapambetur e mesjetar, në një shtet të organizuar e të fuqishëm me emrin madhështor, “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.
Fatkeqësisht, pas ndarjes nga jeta të Enver Hoxhës, si pasojë e tradhëtisë ramiziane me shokë, në fund të vitit 1990, vendi u ripushtua, tashmë nga nazifashistët e rinj, pa helmeta, pa pupla të zeza e pa kryqe të thyer, të nazifashistëve të rinj të sistemit kapitalist, duke e kthyer Shqipërinë tonë, në një vend plotësisht koloni të imperialistëve euro-atllantikas, pa ekonomi, pa ushtri, pa qeveri, pa liri, pa pavarësi.
A do të mundemi në brezi i pasluftës dhe ata që vijnë pas nesh, të përsërisim Epopenë e Lavdishme të LANÇ që realizuan prindërit tanë? A do të mundemi ta kthejmë vendin tonë në parametrat politikë, ekonomikë, ushtarakë, e social-kulturor të periudhës së Socializmit?
Kjo mbetet për t’u provuar!
LAVDI EPOPESË SË LAVDISHME TË LANÇ!
LAVDI EPOKËS SË NDRITUR TË NDËRTIMIT TË SOCIALIZMIT!
NDER E LAVDI TË PËRJETSHME, SHQIPTARIT TË MADH, ENVER HOXHA!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk