Kur gazeta “Nacionale” bën akte antikombëtare Asgë e re në “Frontin e nostalgjikëve jugosllav”.

18
Feb
2023

Shkruan: Sadri Ramabaja
Lexojeni se ç’komente bën një gazetë që veten e quan “Nacionale”. Do ta vëreni vet se, de fakto fyrma dhe germa e saj është krejtësisht antikombëtare. Ndërkaq në raport me figrën e senatorit amerikan dhe mikut tonë Robert Menendez, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin e ShBA-së, edhe joprofesionale në kulm.
Duke bërë përpjekje të manipuloj me proceset gjyqësore të cilat kanë përfunduar në dobi të senatorit, tek ky shkrim i gazetës Nacionale ngre kokë dehumanizimi dhe mungesa e sensit minimal profesional. Por kjo shkarje, duket se është edhe produkt i urrejtjes q shefi i kësaj gazete ka ndaj çdo intelektuali që mbështet VV dhe jo vetëm për faktin se i kemi dhënë jehonë mbështetjes së Kosovës nga ana e senatorit Menendez.
Mua gazeta Nacionale mund të vazhdojë tutje lirisht t’më cilësojë si “aktivistin e devotshëm” i VV-së. Me këtë cilësim vetëm më bën nder!
Dikur, kur luftoja me mjete demokratike për Republikën e Kosovës brenda Federatës Jugosllave si anëtarë fillimisht i grupit “Para Agimit” si gjimnazist (1979/80) e më pas në kuadër të LPRK-së nga fillimi i egzistencës së saj (1982), simotrat e Nacionales me emrat Rilindje, Borba, Politika…më akuzonin si nacionalistë e irredentist; më pas kur luftoja po me mjete demokratike, në dobi të ruajtjes së tërësisë së integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe pro funksionalizimit e demokratizimit të saj [1999-2017], shefat e BB më akuzonin si ideolog të terrorizmit.
Gjykata e Republikës dha verdiktin e vet edhe në raport me këto akuza, duke më liruar nga të gjitha akuzat dhe të pafajshëm.
Duke qenë përherë në shërbim të së mirës, në këtë rast të Republikës, unë konsideroj se ia kam arritur qëllimit me çlirimin e Kosovës nga UÇK-ja e vegjëlisë. Por, duke qenë pasues i mendimit politik të rilindasve tanë, që kombinonin të qenunit intelektual me atë veprimtarë në shërbim të Kombit, pra aktivist, vazhdoj tutje të jem aktivist i VV-së, me dëshirën më të mirë që Republikën ta shpjejmë tok drejt qëllimeve më fisnike – demokratizimit, mirëqenis dhe mbi të gjitha gaditjes së rrethanave për bashkimin e saj me Nënën Shqipëri. Ky është qëllimi im jetësor dhe arsyeja themelore pse jam në politikë. Ndërkaq meqë VV është njëra nga forcat politike më progresive në hapësirën tonë kombëtare dhe meqë ajo ka objektiv programor drejtësinë sociale dhe bashkimin kombëtar, unë mbetem gjithësesi aktivist i palodhshëm i saj dhe rrjedhimisht edhe i kauzës sime jetësore.
Gjithësesi pa ia vu veshin se si më cilëson gazeta Nacionale e BB.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk