Kam lexuar për antishqiptarë kalibri, kam lexuar dhe kriminelët shqiptarë në ditarët e tyre. kur na hidheshin si diversante nga toka- deti dhe ajri, por ata tashmë dhe pse për shkak të viteve që kanë kaluar nuk jetojnë më, përsëri kanë ngelë derivatet e para e të dyta të sojit dhe sorollopit të tyre dhe një prej më të spikaturve i cili tashmë nxjerr vrer nga goja… është një farë Nexhmedin Spahia, i cili për fatin e keq, ligjëron me një gjuhë shqipe, gjuhë e tij kjo, që ai e ve në shërbim të shovinistëve serbë. Këtë personazh sa i paditur, por dhe aq i egër në antishqiptarizmën e tij në fushën e politikës e të filozofisë, e kam hasur që herët.
E kam menduar se ndodh që në një moment njeriu mund te pësojë dhe lajthitje, por kur më vonë e vëren se gjuha e tij nuk ndryshon, kupton se ai vërtetë ha bukë të prodhuar nga duar shqiptarësh. por për fatin e keq bën politikë që i shkon për shtat vetëm Serbisë, madje aq sa që dhe vet Çubrilioviçi me gjithë Aleksandër Rankoviçin, do të ngeleshin me gisht në gojë për egërsinë e anti-shqiptarizmës së tij, i cili mundohet e strëmundohet që për të qenë sa më origjinal dhe “interesant” për publikun fillon e hedhë shumë baltë mbi shqiptarët dhe përpjekjet e tyre për liri, pavarësi e identitet kombëtar. Sigurisht si kofini mbas të vjelit, sepse meqenëse nuk hodhi dot asnjë armë kundër armikut kur e kërkonte interesi i Dardanisë shqiptare – dhe mbasi konsumoi idenë ( pa asnjë lloj ideje ) e tejet reaksionare, madje dhe ide përçarëse sikurse ishte ajo e “ dy kombësive” , pra thjeshtë si një vëzhgues i luftës së Kosovës pa ja shkrepur asnje herë me syrin në shënjestër ashtu sikurse do tu kishte hije trimave, tashmë ka filluar shënon mbi trupin e nënës Shqipëri me deklarata shkrime dhe intervista sikurse ishte një e tillë e transmetuar dikur ne TV “Klan”…. ku shprehet se: “Qysh mundet me pas perspektivë një shtet që në varrezat e dëshmorëve valon flamuri i një shteti tjetër?!. Dmth as më shumë e as më pak Nexhmedini mohon jo vetëm tërësinë territoriale te Dardanisë shqiptare por dhe gjuhen kulturën dhe përpjekjet e tyre shekullore, sikurse dhe flamurin shqiptar e konsideron “flamur tjetër “. Dëshmorët – vazhdon Nexhi që i bën qefin Serbisë .. janë gjë e shenjtë, varrezat duhet me u respektu edhe nëse ti te varrezat e dëshmorëve nuk e vendos flamurin e Kosovës por vendos flamurin e Shqipërisë…” pra sipas Nexhit rezulton se shqiptaret e Dardanisë nuk janë shqiptarë, por Kosovarë, sepse rrjedhimisht sipas tij, jo rastësisht Evropa nuk pranoi flamurin shqiptar, por u projektoi dardanëve shqiptarë një tjetër flamur. Kundër këtyre pikëpamjeve të tij antishqiptare kanë shkruar dhe të tjerë para meje, por në rrugën e tij të vazhdimësisë serbo-madhe, me nje gjuhë sa të helmët po dhe aq të hidhur kohët e fundit ai jep deklaratën bombë se…. “ Meqenëse Republika e Shqipërisë nuk po distancohet zyrtarisht nga lufta partizane (Sipas Nexhit e ashtuquajtura LANÇ,)atëherë ajo (pra Shqipëria) duhet ti paguaj Kosovës dëmshpërblimet për vrasjet dhe masakrat makabre që partizanët shqiptarë ekzekutuan në Kosovë nga Nendori i vitit 1944 deri në korrik të vitit 1945. Ndër këto krime…vazhdon ai.. më i rëndi ish arrestimi i 6000 të rinjve shqiptarë të Kosovës dhe dorëzimi i tyre partizanëve serbë në Tivar të Malit të Zi ku shumica u ekzekutuan. Pra a ka thirrje më të poshtër të deklarosh hapur që Shqipëria dhe shqiptarët të distancohen nga lufta e tyre heroike Nacional – Çlirimtare e cila ka qenë është e do të ngelet shekuj mbas shekujsh si epopeja me e lavdishme e popullit tonë?! O tempora … o morres ! (Oh..kohë e zakone) I kujtoj antishqiptarit Nexhmedin që dhe pse tund e shkund flamurin e tij të rreckosur të “nacionalizmës”, kjo deklaratë e tij është një falsitet dhe shtrembërim me dashje i historisë, deklaratë kjo e cila i shërben vetëm përçarjes dhe se kjo përçarje, është e atij karakteri që inkurajon vetëm shovinizmin e fqinjëve tanë e në rastin konkret të Serbisë. Shqipëria dhe nëpërmjet kësaj dhe i gjithë populli shqiptar ( dhe kur shprehem i gjithë populli shqiptar kam parasysh shqiptaret e gjithë trojeve tona) është dhe radhitet në popujt më krenarë dhe në podiumin e nderit për atë faqe të lavdishme të historisë së popullit tonë sikurse është e do ngelet në jetë të jetëve “Epopeja e Luftës Nacional- Çlirimtare kundër okupatorëve nazi- fashistë dhe bashkëpunëtoreve të tyre” . Zërin e kukuvajkave të tilla i kemi dëgjuar si gjatë lufte, ashtu dhe mbas saj.
Sigurisht, sahanlepirsit të Serbisë i kujtoj se “Tragjedia e Tivarit” nuk është aspak vepër e shqiptarëve as e PKSH-se dhe as e formacioneve te saj partizane. Ajo është një masakër e egër e vet shovinistëve jugosllavë për të mbjellur panik e terror kundër popullatës së Kosovës. Ajo (Serbia) e përdori me mjeshtëri gabimin e disa te rinjve kosovarë të cilët të mashtruar nga propaganda e nacionalizmit dhe e bashkimit me Shqipërinë të cilët bashkërisht me R.Mitrovicën Xh.Devën e tij organizuan dhe rreshtuan ne formacionet e trupave SS divizionin “Skenderbeg”… dhe për këtë Nexhi, në vend që të akuzojë këta dy bashkëpunëtorë e kolaboracioniste me pushtuesit, akuzon partizanet shqiptarë dhe gjithë Luftën tonë Nac- Çl. Ky rrufjan politik e di shumë mirë, madje dhe nga arkivat e Serbisë se e gjithë kjo masakër është e ngelet tërësisht vepër antishqiptare e ushtrisë Jugosllave. I rekomandoj këtij të padituri që bën historianin, të lexojë shkrimet e vet shqiptarit kosovar Dr. Akif Barjamin i cili e ka deklaruar inkriminimin e forcave partizane të Serbisë me urdhër të Shtabit qendror të tyre, dokumente këto, që qëndrojnë dhe në arkivat shtetërore të ish Jugosllavisë. Kjo masakër kish vlera te dyfishta për Jugosllavinë e Titos e veçanërisht për Serbinë : – 1- Nëpërmjet saj të mbillnin frikën për të nënshtruar popullin shqiptar të Kosovës – 2- Ti bënin presion e shantazh dhe vet Shqipërisë dhe E. Hoxhës madje të krijonin idenë se Shqipëria ka qenë mbështetëse e fashizmit, pavarësisht luftës së saj. Ky pseudoanalist nuk flet aspak për atë vepër të lavdishme me karakter internacional të luftëtarëve tanë. Nexhi nuk e thotë aspak rreth 600 partizanë e partizane shqiptarë ranë për çlirimin e tokave tona në Kosove dhe jashtë saj deri në Bosnjë; vepër kjo, po aq e ndritur e popullit shqiptar. Ky shtrembërues i qëllimshëm i historisë nuk flet kurrë për tradhtinë që i bënë vet titistët Konferencën e Bujanit( dhjetor 1943 – janar 1944) e cila kishte vendosur qe mbas lufte, Kosova t’i bashkëngjitej Shqipërisë, vendim ky që kish marrë dhe miratim e palës jugosllave, sikurse kurrë nuk flet se Titua, që jo vetëm se nuk e desh ta lëshonte kurrësesi Kosovën, por ai kish synime të largëta ogurzeza, që dhe Shqipërinë ta bënte republikë të shtatë të saj.
Kuptohet fare lehtë, se Nexhmedini dhe nëse nuk është një shpirt shitur i mirfilltë i kodifikuar e sekret i Serbisë…ai ngelet një shpirt- shituri plotë, i cili nuk ka nevojë të rekrutohet prej tyre, sepse helmin e tij anti- shqiptar e shpërndan vullnetarisht. Eeeee se mos është vetëm ai i pari..?! Dihet se bashkë me uraganin popullor të atdhetarizmit…ecin dhe bastardet antiatdhetarë me flamurin e tyre të rreckosur të vendosur në shtizën e armiqve tanë shekullorë.
—-
– GAZETA ” SOT” DT.15. 4. 2026