KUR INTELEKTUALËT HESHTIN – PSE KENI HESHTUR?!!!

04
Aug
2023
Shkruan: Driton Statovci

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Duke jetuar më shumë se gjysmën e jetës në Austri (nga 1997) me ka interesuar shumë kultura si dhe e kaluara e popullit austriak dhe gjerman, pasi që kanë një të kaluar të ngjashme.
Me ka interesuar si kanë mundur të manipulohen nga nazistët këta dy popuj, që janë ndër popujt me inteligjent në botë.
Për të kuptuar këtë fenomen kam shikuar shumë dokumentare për atë kohë dhe kam biseduar edhe me shokët Austriakë.
PËRFUNDIMI, është se edhe popujt me vetëdije të lartë MANIPULOHEN nëse INTELEKTUALËT HESHTIN kur MANIPULANTËT (MASHTRUESIT), ÇIRREN.
-Mashtruesit, (manipulantët), nuk janë fare njerëz të pa aftë por, punojnë vetëm për interesa dhe qëllime të veta pa marrë parasysh pasojat për të tjerët,
-sidomos, pa marrë parasysh pasojat për ata që i përkrahin.

Njëra ndër kritikat më të mëdha që gjeneratat e reja (intelektualët, jo neo-nazistët) në Gjermani dhe Austri ju kanë bërë dhe ju bëjnë gjyshërve dhe prindërve të tyre është: pse keni heshtur dhe nuk keni reaguar kundër nazi-fashistëve?!!!
Intelektualë, mos heshtni kur mashtruesit çirren dhe dëshirojnë ta mashtrojnë klasën me vetëdije të ultë, por reagoni, reagoni ashpër!
Heshtja, nënkupton miratim të asaj çka thonë dhe dëshirojnë të arrijnë mashtruesit (manipulantët).

Mos të vijmë edhe ne në situatën kritike kur pasardhësit tonë do të na thonë: PSE KENI HESHTUR?!!!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk