Kur militantizmi kthehet kunder interesit kombetar!

17
May
2023


Shkruan: Luan Baci

17 Maji 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Zgjedhjet e fundit per pushtetin lokal ne Shqiperi, perplasen perseri jo me interesat e popullit e te atdheut kunder kundershqiptareve, por interesat e grupeve militante dhe te atyre te interesit, qe tashme ne dhjerokraci jane bere jete e perditeshme ekonomike, politike e shpirterore.

Militantet Roze, u kacafyten me militanten Blu, jo vetem me flete votimi e ne rruge demokratike, por edhe me ate te forces, parregullsive e te pisllekut te cdo forme, aspak me shume dhe aspak me pak se sa na mesojne “rregullat” e vendosura “te demokracise” shqiptare te ketyre tridhjete e tre vjeteve te jetes politike e shoqerore ne Shqipëri!

Shqiperia “pati fatin” te jete perseri ne monizem, sepse “krahu i djathte” i politikes shqiptare, ne partine kryesore opozitare me te madhe, ate te PD-se, u ca e u nda, jo sic eshte e njohur ne dy pjese, por ne dyqind pjese, qe fshihen brenda vete dy pjeseve qe kane ne krye njera nje ish komunist, plotesisht nje kale Troje i Serbise ne politiken shqiptare, e bile UDB-ashi me i suksesshem, qe e shkaterroj Shqiperine me themel, e tjetri, ne pjesen e dyte blu, nje pasardhes i denje i militantizmit neo ballist. Por kemi edhe nje kunder komunist tjeter, qe as vete nuk din se cfare eshte, dikur i privilegjuar, i rrjedhur nga nje familje “militante” ndaj PPSH-se, qe sot eshte keqas i nakatosur me balliste e legaliste, pra qe ka ne perberjen e tij politike, psiqike e intelektuale te gjithe spekterin e politikes se kaluar e te sotme shqiptare, pra gjithe amalgamen politike, duke “e ndihmuar keshtu te trannsformohet ne demokratin” e kohes, here me dy gishta lart e here duke tundur trendafilat roze?! Ky i gjati, i perzien idete sic ka perzier dikur ngjyrat e piktures ne panelin e piktorit, por me ndryshimin, se ne ate panel piktori, dihet ngjyra qe del nga perzierja, ne politike, perzierja shume here nuk din se cfare te sjell, mire apo keq!

Por keta “militante” dikur ne kohen e Xhaxhit, “vetem te kuq”, nuk kishin munguar te shpalosnin brenda vetevetes, ne fshehtesi pisllekun e tyre, ku perzihen te gjitha ngjyrat, e duke e bere gjithnje e me pis te kuqen, deri sa kur u erdhi momenti, ajo ngjyre nuk ekzistonte me as ne hipokrizine e tyre, por u kthye ne Blu, ne Roze dhe ne ngjyre te Floririt, qe per “te miren e Shqiperise’, kalonte sa nga karrikja blu, aq edhe ne karriken roxe, e anasjelltas, per te vendosur balancat qe kerkonte, jo atdheu, por dhjerokracia e interesave te tyre te grupit, jo interesave te atdheut e te popullit.

Keta “militante”, te te gjitha ngjyrave, i futen kokat ne rere, mbyllen sy e veshe, kur “militantizmi” i pare blu, i vuri flaken Shqiperise. “Militantet” e kohes se Xhaxhit, e ne “Partine e xhaxhit”, u shperfytyruan, humben “besnikerine e tyre” ndaj popullit e atdheut, e u kthyen nga “militante te kuq”, ne “militante” blu, roze, floriri e dreq e i biri.

Te gjithe keto grupe militantesh, u versulen kush e kush te grabiste ate qe nuk ishte e tyrja, ate qe u ndertua per gati pesedhjete vjet me djersen, gjakun , dhe mungesen e mireqenies se plote te te gjithe popullit. Ketyre militanteve nuk ju dhimbs asgje, por me nje urrejtje te madhe per ate qe ishte e te gjithe popullit, vendosen te shkaterrojne gjithcka, uzina, fabrike, kombinate, kantjere ndertimi, linja hekurudhore, aresimin, kulturen shendetesine, bujqesine, ushtrine, e gjithcka, sepse ato “ishin komuniste”, e duhej si te tilla te zhdukeshin, qe t’i linin vend ekonomise pa asnje lloj prodhimi e mbrojtjes pa arme. Ky ishte objektivi i partise blu, qe te ndertohej nga zero, sepse “udheheqesi i ndritur”, dikur me bluze e pallto te bardhe, doktor ne profesion, “do t’a sheronte Shqiperine”, duke e cuar rinine pertej kufijve shteterore, per kotheren e bukes, per t’u mbytur ne dete e per t’u vrare neper male, per t’u futur neper burgjet e botes, per te perdorur e shitur droge si ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj, per te grabitur femije e shitur ne tregun e rjepjes se organeve, per te grabitur gra e vajza per tregun evropian te prostitucionit e shume e shume “mrekullira te tjera si keto”.

“Militantizmi” i lidhur vetem me interesin vetjak, nuk eshte aspak besnikeri ndaj ideologjise dhe politikes ne sherbim te atdheut e te popullit, por nje drejtim dhe rryme teper e rrezikeshme qe e grrryen nga brenda ate organizim politik, ate parti, qe ndoshta fillimin e qellimin e ka pozitiv. Militantizmi i shtirur, eshte kolona e peste e cdo organizimi politik.

Ne shqiptaret duhet te mesohemi, qe te veme ne rradhe te pare, ne objektiv te pare, mireqenien e atdheut e te popullit, sepse vetem kjo te lejon bazen per te jetuar. Kudo ne bote mund te behesh edhe mbret, por sado i mire e me vlere te jesh ne vend te huaj, perseri je i huaj per vendasit, e diku, per nje dyshim edhe te pamerituar, mund te te pritet edhe koka jote, edhe pse mund te jesh mbret, sepse dyshimi ndaj teje eshte me i pranueshem se sa dyshimi ndaj nje vendesi, e jeta jote eshte gjithnje ne pikepyetje, duke te bere ta ndjesh veten te huaj, do apo nuk don, te pelqen apo nuk te pelqen, e ti “mbreti” do te jetosh midis luksit, me friken e kokes se prere, frike qe do te te shoqeroje kudo, sepse kurdohere frika do te jete me ty, ne koken dhe ne shpirtin tend, ndaj ka vend fjala e urte e popullit tone te mrekullueshem se “guri eshte i rende ne vendin e tij”, pra vetem ne SHQIPTARI, KU SHQIPTARI DUHET TE JETE ZOT NE VENDIN E TIJ!

Por “militantet”, me politikat e tyre te grabitjes se shtetit, per ta vjedhur ate dhe popullin e atdheun, nuk duan t’ja dijne se boshatiset atdheu, e ku baza e pare e humbjes, eshte mungesa e ekonomise, e shkaterruar nga militantet Blu, e per ate pjese qe shpetoj pa u shkaterruar, u vazdua kjo katrahure shkaterrimi nga militantet Roze.

Keta zorzope politike, te ashtuquajtur “militante”, duke shkaterruar e mosrespektuar as te renet per liri e atdhe, duke ua prishur edhe monumentet e varret e tyre, duke i lene popullin e vecanerisht rinine pa mjete prodhimi e jetese, ne fakt bene punen me te eger armiqsore kunderkombetare, duke krijuar ne kokat e brezi te ri idene asgjesuese se nuk rrohet ne atdheun e tyre, se duhet ikur nga syte kembet.

Jo per pak njerez, merr vlere thenia se atdheu im eshte aty ku eshte qetesia, siguria e jetes dhe ajo ekonomike, pamvaresisht se ku jetoj, pra atdheu im nuk ka pse te jete medoemos SHQIPERIA, AJO TOKE E LARE ME SHUME DJERSE E ME ME SHUME SE ME DJERSE ME LUMENJ E DETE GJAKU. Pra kjo eshte demi me skandaloz, me i veshtire per t’u riparuar, e qe nuk duhet t’ju lere vend aspak per tu krekosur si gjelat, askujt, as ne grumbullin e pleherave Blu, e as ne grumbullin e pleherave Roze!

Ndaj ne SHQIPTARI, DUHET BERE QILIZEM ME POLITIKEN, E TE MOS TE KATANDISEMI PERFUNDIMISHT, SIC JEMI SOT KU DETYROHEMI TE ZGJEDHIM PER TE MIRE NJE TE KEQ, QE ESHTE ME I MIRI MIDIS ME TE KEQINJVE, E QE EDHE PAK, KETE “TE MIRIN MIDIS TE KEQINJEVE”, TA BEJME MBRET E TE RIKTHEHEMI NE MONARKI!

Shqiptaret mund te ndjehen te cilivizuar, vetem atehere, kur ne krye te punes te vendosin ate qe eshte me i miri per punen, pamvaresisht cilit grupim te politikes (Lexo: interesi te grupit) i perket.

Punet vene mbare kur behesh, MILITANT I INTERESIT TE POPULLIT E TE ATDHEUT, I VETEM NJE FLAMURI, I ATIJ KUQ E ZI, e jo i flamureve te njemije e nje partive!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk