Opozita kosovare përveç se është pa kauzë reale politike, asaj i mungojnë kriteret minimale morale e politike për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Merreni me mend, thërret në ndihmë, përmes një portali koti, e të cilin pastaj e citon ish gazeta e studentëve Epoka e Re, Azem Vllasin, ish kreun e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë!
Më duhet t’ia rikujtoj lexuesve të brezit më të ri, se me të drejtë AV cilësohet nga Brezi 1981, si përndjekësi nr 1 i studentëve të 1981-ës. Pikërisht këtë personazh morbid që përndoqi përmes UDB-së bartësit e Revulucionit të 1981-ës, dhe vazhdon t’i urrejtë e nëpërkëmbë edh enë dinjitet njeërzor e politik edhe pas 40 vjetësh, duke vazhduar ti luftojë po me atë zell që i ndiqte atëbotë sa vrante e kthjellte në Kosovë, e fton në ndihmë PDK-ja sot si “autoritet publik e njohës të politikës” [ajme!], mjafton që ta sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje!!!
Lexoni me vëmendjen që imponon deklarate e një mumjeje politike:
“Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist sipas cilit qeverisja nuk mund të ndahet. Qeverisja e duhur sipas tyre është vetëm ajo që nuk ndahet me askënd. Kompromis apo marrëveshje politike me parti tjera, apo qeveri koalicioni me ndonjë parti tjetër ata e vlerësojnë si dështim”, tha ai për Front Online, që citohet nga Epoka e Re.
Kreu i ish LKJ për Kosovë akuzon dikë se na paska çipin marksist-leninist sipas të cilit qeverisja nuk mund të ndahet!
Këtë strategji të luftës kundër Brezit 1981 në Kosovën e viteve pas Revolucionit 1981 e kishte promovuar establishmenti jugosllav që hartoj projektet për shuarjen edhe të asaj autonomie formale që Kosovs kishte sipas Kushtetutës jugosllave të vitit 1974.
Në vitet ’90-ta këtë strategji e kishet përvetësuar agjitpropi i LDK-së, duke polarizuar shoqërinë deri në ekstrem.
Tashti pretendon ta rikthejë në jeët Azem Vllasi përmes agjitpropit të SHIK-ut të riinkarnuar që po tallet madje edhe me LDK, duke e trajtuar si degë të PDK-së.
Pavaërsisht këti përqëndrimi propagandistik, qerren nga balta PDK-së nuk ia nxjerr dot as Azem Vllasi e kuadrat tjerë të ish Jugosllavisë, sado që tashti kanë veshur kostumet e kuazidemokratëve.
Qentë lehin – karvani ecën…


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
