KUR SHTETI FILLON TË NDËRTOHET NGA ÇATIA

17
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Reflekse

E vetmja klasë politike e një vendi është kjo e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, e cila promovon rregulla të reja në ndërtimin e shtetit, të panjohura në histori dhe në vende të tjera të botës demokratike!
Sikur të mos kishin ndodhur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të këtij viti, për të organizuar iftare e syfira me votuesit e tyre potencialë, në mungesë të prezantimit të programeve zgjedhore, të projekteve dhe planeve të nevojshme për nxjerrjen nga kriza e thellë politike dhe ekonomike e vendit dhe banorëve të tij, nuk e di se me çfarë tjetër do të prezantoheshin drejtuesit e këtyre partive?!
Sa për tani, të rrojnë kryeministri i parë shqiptar dhe kandidatët për kryetarë të shtetit, në shtetin ku shqiptarët janë të përjashtuar nga Kushtetuta e tij, sepse nuk janë popull shtetformues, pjesë konstituive e shtetit, por pakicë e mjerueshme, përqindje, për shkak të kësaj plase politike të korruptuar dhe vasale!
Asgjë nuk fillon të ndërtohet nga çatia, sidomos shteti dhe shoqëria me vlera demokratike dhe qytetëruese!
Poshtëshënim:
Marrëveshja kornizë e Ohrit, sipas faktorit politik shqiptar, a duhet të vlejë edhe për njësitin e policisë për veprime speciale “Tigrat”, ku për 34 vjet ende nuk ka asnjë shqiptar, apo vetëm për lojërat e fatit, lotarinë, kazinotë, tenderët e funksionarëve të partive, kompanitë plaçkitëse (zhvatëse) dhe agjencitë e transportit për dëbimin në masë të shqiptarëve në botën e jashtme!
(17 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk