Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti
Shpalime
Monedhat e para të mbretërve ilirë të Dardanisë dhe Pajonisë, yllira – ilira – lira, edhe sot përdoren si monedha ari dhe argjendi, por edhe si monedha zyrtare të disa shteteve*
Abdulla Mehmeti
Periudhën kur ka jetuar mbreti Monun i Taulantëve (ka sunduar mes viteve 290 – 270 p.e.s.) nga periudha kur kanë jetuar mbreti i parë (shek. XII p.e.s.) dhe disa mbretër të tjerë të Pajonisë (ilir), të cilët përmenden edhe te ILIADA e Homerit, i ndajnë afërisht 1000 vjet.
Burime për këtë ka edhe nga autorë të huaj, të cilët edhe për gjuhën e pajonëve e argumentojnë qartë se ka qenë gjuhë ilire. Edhe Mbretëria e Dardanisë, e Bardhylit, me kryeqendër në Ohër, dëshmohet se ka ekzistuar së paku 2 shekuj më herët.
Monuni ose Mbreti Monun është emër të cilit mund t’i referohet: Monuni – Mbret i Taulantëve, Monuni I – Mbret i Dardanisë, Monuni II – Mbret i Dardanisë.
Mbretërit e parë në botë, që kanë prerë monedha kanë qenë mbretërit e Pajonisë, dhe jo në shek. II e III, siç pretendojnë disa studiues shqiptarë, por disa shekuj më parë. Shih foton: monedhat mbajnë emrin yllira-ilira (lira).
Dëshmitë historike thonë se, njëri nga fiset më jugorë të Pajonëve, Pajonët e Serezit, Sirоpajonët (në gjuhën angleze: Siropaiones), të cilët kanë qenë banorët më të lashtë në luginën e lumit Struma, në Greqinë e sotme. Nga terrori i sulemeve persiane (shek. V-IV p.e.s.) pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në jug të Azisë së Vogël, Turqia dhe Siria e sotme, ku kanë themeluar disa qytete dhe e kanë vazhduar mjeshtrinë e përpunimit të metaleve (arit dhe argjendit) si edhe tregtinë me ato, nga të cilët e kanë mësuar këtë mjeshtri edhe banorët tjerë në ato vise, sirianët, hebrenjtë, arabët, turqit etj.
Me këto teza të gabuara, joshkencore dhe diletante, u jepet hapësirë studiuesve të huaj, sidomos grekë dhe sllavë, t’i përvetësojnë dhe falsifikojnë këto fakte historike.
Muzeu i Londrës dhe muze të tjerë janë të vërshuar me monedha të mbretërve pajonë (mbi 600 copë), ilirë dhe dardanë, nga periudha më të hershme seç pretendojnë disa studiues shqiptarë dhe të huaj. Mbreti Monun (i Taulantëve dhe as mbreti Monun (I dhe II) të Dardanëve, nuk kanë qenë mbretërit e parë ilirë që kanë prerë monedha.
Mjafton të hulumtohet në muzetë e huaj, Sofje, Pliska, Beograd, Stamboll, Selanik, Moskë, Londër, dhe gjetkë, për t’i vërtetuar këto fakte.
Këta studiues duhet të hulumtojnë dhe studiojnë pak më tepër dhe me përkushtim, çfarë është zbuluar nga varrezat mbretërore ilire në Sellcë të Poshtme të Pagradecit të sotëm (qyteti i lashtë Pella-Pelion), apo në varrezat mbretërore në lokalitetin Trebenisht (Gorencë), mes Kërçovës dhe Ohrit (mbi 56 varreza), ku janë zbuluar edhe stoli prej ari e argjendi nga mjeshtërit e njohur pajonë me traditë shumë të lashtë, kur nuk ka pasur grekë, sllavë e bullgarë në këto hapësira, së paku nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre gjatë asaj periudhe (shek. XII-VIII p.e.s) në Ilirik, kur të parët tanë pellazgë-ilirë, pajonët, linkesët, dardanët kanë ditur t’i përpunojnë metalet, edhe arin e argjendin, t’i nderojnë mbretërit e tyre me stoli dhe kurora prej ari, madje edhe pas vdekjes, i kanë nderuar me maska prej ari (së paku 4 prej tyre të zbuluara në lokalitetin e përmendur arkeologjik në Gorencë afër Ohrit (Trebenisht).
Arkeologu i parë që ka operuar në këtë lokalitet (1918) ka qenë Karl Shkorpill, arkeolog dhe studiues bullgar (me prejardhje çeke), i njohur edhe si agjent i shërbimeve të zbulimit ushtarak rus (shih shënimin e skanuar në gjuhën bullgare).
Historia nuk fillon dhe as përfundon në nivelin ku kanë arritur me hulumtimet e veta këta studiues mjeshtër të kopjimit, vendës dhe të huaj, në shërbim të regjimeve dhe politikave kur kanë jetuar. Së paku studiuesit e mirë dhe të përgjegjshëm nuk vendosin pikë aty ku nuk janë kompetentë dhe të sigurtë për sjelljen e përfundimeve shkencore!
Poshtëshënim:
Sikur të kenë informata burimore, të sakta, opinioni lexues dhe qarqet shkencore, me sa pompozitet e kanë pranuar “zbulimin” (falsifikimin) e kinse “maskës së artë nga Trebenishti”, e pesta me radhë, nga një kontrabandues i artefakteve nga Ohri (Pasko Kuzman), asnjëherë nuk do ta konsideronin historiografinë për shkencë, por si përrallë dhe shpikje për nevojat e politikës dhe të pushtetit në shërbim të propagandës për qëllime strategjike të pushtuesve dhe sunduesve të huaj mbi popullin autokton shqiptar dhe trojet e lashta etnike mijëvjeçare të tij.
* * *
LIRETË f.
Njësia monetare bazë e Italisë, që ka njëqind qindarka, lirë; monedhë që ka këtë vlerë. Lireta ari (argjendi). vjet.
LIRË II f.
Njësia monetare bazë e Italisë, e Turqisë etj.; monedhë që ka këtë vlerë. Lira italiane. Lira turke. Lirë sterlinë njësi monetare e Anglisë, funt sterlinë.
(24 janar 2021)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!