Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!A k t u a l e
“Shqetësuese janë pamjet e gërmimeve brutale në lokalitetin arkeologjik Scupi, i cili është urbanizuar në mënyrë të egër, sidomos në këto 20 vitet e fundit.”
– Nikica Korubin, arkeologe nga Shkupi
Bandat kriminale të pushtetit, ka kohë që i studiojnë shkrimet e autorëve të lashtë, i analizojnë hartat e vjetra dhe studiojnë në hollësi me të gjitha mjetet e mundshme ku ndodhen themelet e lashta të lagjeve të qytetit antik Scupi, pëllëmbë për pëllëmbe e kanë studiuar terrenin dhe kanë ndërmarrë masa nga më agresivet për shkatërrimin e kësaj trashëgimie kulturore historike të qytetit antik Scupi, si edhe të shumë qyteteve dhe vendbanimeve të tjera në gjithë territorin e Maqedonisë së sotme.
Ua përkujtoj politikanëve dhe pushtetarëve aktualë, të kenë kujdes me deklaratat e tyre të pamatura dhe joprofesionale në lidhje me këtë çështje, sepse do të vijë koha që edhe copat më të vogla të këtyre stelave (pllakave me mbishkrime të varreve), artefakteve të dëmtuara, do të detyrohen t’i mbledhin me duart e veta, nga i kanë hedhur nëpër humnera dhe në deponi bërlloku!
(24 shkurt 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!