HEKADËMI – Hekádēmos
(gr. Ἑκάδημος)
Në mitologjinë athinase, Hekádēmos ishte një hero lokal, jo një perëndi madhore, por figurë kufitare mes njeriut dhe sakrales, tipike për mitet e tokës dhe të qytetit.
Akti themelor i mitit:
Kur Theseu rrëmbeu Helenën e Spartës (para Luftës së Trojës), vëllezërit e saj binjakë, Dioskurot (Kastori dhe Poluksi), marshuan drejt Atikës për ta rimarrë dhe Athina rrezikohej nga shkatërrimi
plaçkitja e gjakderdhja
Në këtë moment, sipas traditës,
Hekádēmos u tregoi Dioskurove vendin e fshehjes së Helenës. Ky akt shmangu luftën e hapur dhe
shpëtoi Athinën nga shkatërrimi si dhe vendosi paqe përmes së vërtetës, jo forcës
Si shpërblim, thuhet se toka e Hekádēmosit u shpall e shenjtë e
nuk u prek as nga spartanët, as nga athinasit. Ajo u bë vend paqeje dhe kujtese dhe sipas shkrimeve të mëvonshme, kjo tokë u quajt: Akadēmeia: toka e Hekádēmosit
Shkruhet se shekuj më vonë (rreth 10 shekuj), Platoni zgjodhi pikërisht këtë vend për Akademinë e tij.
Kuptimi simbolik i mitit
Hekádēmos nuk është as luftëtar as mbret, por bartës i dijes dhe i së drejtës së saktë dhe e vërteta që ai zbulon ndaloi shkatërrimin e solli ekuilibër.
Nuk ekziston një mit i plotë epik për Hekádēmosin. Rrëfimi për të për të është e rindërtuar nga fragmente (Plutark, Pausanias, tradita lokale), pir këta kanë jetuar në shek I e të II pas Kr. dhe kjo e bën figurën më shumë simbolike sesa të besueshme e biografike.
Gjithashtu mungon një etimologji zyrtare për mitin HEKADËM-os.
Porse etimologjia me anën e embriorfeve sjell një pizim origjinal në gegnisht sipasparimit të funksionit.
Në gegnisht kemi fjalformimin [hekakeq] dhe e keqja është [dëm], ndaj kemi:
HEKA-DËM = njeriu që shmang
dëm-in. =
HEKA-KEQ = njeriu që shmang
dëmin apo të keqen dhe ndonjëherë heq keq për veten e vet.
Kjo etimologji për mitin duket shterruese. Porse emri i HEKADËM-os është bërë burim për një ngatërresë rreth etimologjisë së fjalës së sotme AKADEMI (si institucion i dijes së lartë).
Nga kërkimet rezulton se fjala akademi nuk ekzistonte në kohën e Platonit dhe ky i fundit nuk zotëronte një institucion stabël ku mblidheshin miqtë e tij për të diskutuar çështje filosofike. Platoni polemizonte përgjithësisht nëpër shtëpi, gjimnaze, rrugë e në korije pemësh.
Fjalën akademi, në kuptimin e sotëm, e gjejmë të dokumentuar për herë të parë në mesjetë në vitin 1630 (rreth 1200 pas Platonit).
Gjuhësia krahasuese pretendon se emri dhe etimologjia për fjalën [akademi] vjen nga toponimia Hekadëm-os, ndërsa nuk ka etimologji për këtë të fundit.
Edhe pse fjala [akademi] u krijua 1200 vjet pas Platonit, askujt nuk i bën përshtypje se ajo më së miri mund të krahasohet me fjalinë e gegnishtes [a-ka-di-m(a)] =
“asht ka di ma” tepër = grup dijetarësh që dinë më tepër se të tjerët.
Përpos kësaj ngjashmërie të hatashme mes gegnishtes dhe kuptimit modern të fjalës akadimia, paksa e vështirë që hapësira përbri Athinës ta ketë marrë emrin AKADIMI nga një hero mitik, miti i të cilit nuk qarkullonte në antikitet në kohën e Platonit, por u rindërtua gati 600 vjet pas tij nga Plutarku e Pausiania.
Gjasat janë më shumë që nocioni akadimi-a të jetë krijuar shumë kohë pas Platonit, për të emërtuar atë grup filosofësh e dijetarësh që grumbulloheshin rreth Platonit si njerëz që dinin më shumë se të tjerët, si: [a-ka-di-më].
Mania e gjuhësisë krahasuese, si në shumë raste, edhe këtu, për të gjetur një emër a fjalë të ngjashme, me qëllim që të përligjë një etimologji, është shumë e konstatueshme edhe në këtë rast. Për analogji, kjo gjuhësi pranon se emri Dardani vjen nga fjala dardhë, por për fjalën dardhë pranon se është e panjohur etimologjikisht. Po kështu, kjo gjuhësi pranon se emri akademi vjen nga HEKA-DËM, por për këtë të fundit e pranon si me etimologji të errët.
Nëse vendi ku kuvendonte Platoni me miqtë e tij, do ishte i mbushur me poçerina (furra ku piqeshin poçet), me logjikën analoge të toponimisë së Heka-dëm-it, tani në vend të fjalës akademi do qarkullonte emri POÇERINA. Kjo logjikë, duket aq absurde, sa edhe është gjuhësia krahasuese në përgjithësi.
Gjithsesi, metoda e embriomorfeve mbështetet edhe në parimin fonetik dhe në atë morfologjik e kështu është një metodë më gjithpërfshirëse se metoda e GJK. Mospranesa pa argumentim, nuk është kundërshti shkencore.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
