Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Ne kete shkrim nuk marr persiper te bej historianin, sepse nuk jam nje studiues i biografise personale te ish-sekretarit te pare te PPSHse Ramiz Alia, i cili morri fuqine e plote politike dhe administrative pas semurjes, e sidomos pas ikjes nga kjo jete te udheheqes gati gjysem shekullore te asaj asaj partie, ENVER HOXHES.
Gjithashtu dua t’ju drejtohem “demokrateve” shqipetare, qe vendosen jo demokraci por dhjerokraci ne Shqiperi, pas vdekjes se atij qe e morri Shqiperine nga balta, mocali, malarja, mungesa totale e nje agrikulture dhe me aspak industri, infrastrukture dhe me nentedhejete e pese e me shume perqind analfabetizem, dhe arriti qe me mobilizimin dhe drejtimin e popullit drejt ndertimit te nje shteti moderrn, pa krim e pa korrupsion, me nje bujqesi te bonifikuar e me nje industri qe arriti te prodhoje gjithcka ne vend, duke arritur ne nje pamvaresi ekonomike dhe politike, te jene vetem objektiv, te pranojne ate qe ishte mire, e padyshim qe kane te drejten te thone ate qe mendojne se ishte jo mjaftueshem mire, apo qe ishte keq e gabim.
Tellalet e dhjerokracise, thone se ENVERI e izoloj Shqiperine, se e ndau nga bota, kur duhet thene se per shkak te nje politike qe mbronte interesin kombetar shqipetar, e qe nuk pranonE te ishte larash dhe sahanlepires i kancelarive te te fuqishmeve, u mundua te mobilizonte popullin ne cdo etape te jetes politike dhe ekonomike, por qe “bota e qyteteruar” qe mbron edhe vlera demokratike e sabotoj me sa mundi e si mundi, duke i bere edhe nje bllokade te eger ekonomike. “Demokracija” u tha shqipetareve se “do beni si themi ne, ose ju jeni armiq te demokracise”!
Ai sistem, kishte te metat e veta, dhe per shqipetaret e keqja me e madhe, ishte trashegimia dhe mentaliteti feudal, krahinor e fisnor, qe i drejtonte dhe vazhdon t’i drejtoje shqipetaret drejt mungeses se bashkimit te tyre, e duke i lene fushe te gjere veprimi armiqve tane, qe ne ate kohe ishin jo vetem ideologjike, por mbi te gjitha politike dhe ekonomike, ku synohej qe Shqiperia te ishte republike bananesh, sic fatkeqesisht eshte sot. Ai sistem deshtoj, sepse per ta ndertuar, kerkohen njerez me shpirt e pergjegjesi te madhe kombetare, jo feudale te pashkolluar e matrapaze qe perdorin edhe vendin si placke tregu. Ai sistem deshtoj sepse shume nga njerezit ishin me afer interesit personal , se sa atij kombetar. Ai sistem deshtoj, sepse Shqiperia dhe shqipetaret paten pushtimin pese shekullor dhe kapercyen epoke, nga nje sistem feudalizem i thelle shoqeror, ne nje sistem tjeter, ne socializem, ku edhe teorikisht, shteti social, le te mos themi komunist, sepse komunizem nuk pati askund, e pastaj na marrin zjarr edhe ata qe dine vetem te shajne. Shqiperia sfidoj ne kuptimin e vertete te fjales rregullin e kalimit nga nje sistem shoqeror me te ulet, ne nje me te larte, se ne socializem kalohet nga sistemi kapitalist, jo nga feudalizmi primitiv, duke e kapercyer kete faze ekonomiko shoqerore edhe te teorise komuniste.
Si kudo dhe si kurdohere, edhe tek shteti dhe Partia e Punes e Shqipertise, armiqte infiltruan njerezit e dobet shqipefoles, qe per parane, keq e vertisin sherihane, shesin nenen dhe babane, e vihen ne sherbm te te huajve, ku diku kishin koken te zene me dere nga ndonje hije e jetes se tyre, apo diku tjeter korruproheshin e pagueshin nga ata qe nuk donin dhe nuk e duan edhe sot Shqiperine dhe kombin shqipetar, e keta gjakeprishur kane nje “emer te nderuar”, qe kudo ne bote quhen “Kolone e Peste”.
Ne Shqiperi, udheheqesi ‘i dashur e besnik i Partise” Ramiz Alia, ishte koka e kolones se peste. Ishte pikerisht ky moster qe duke u justifikuar me bllokaden qe i behej Shqiperis nga jashte, mbulonte e maskonte edhe bllokaden e ekonomise qe ai krijonte me veprimet e tij ne koke te shtetit e te Partise se Punes se Shqiperise.
Ne kete shkrim, e morra shkakun tek nje interviste televizive te gazetarit “modern demokrat” Blendi Fevziu, me Ramiz Aline, kur ai ishte i gjalle fizikisht, edhe pse moralisht i vdekur me kohe. Ne emisionin e tij ne “Opinion”, Blendi Fevziu e pyeti Aline se perse nuk u ndryshua kursi i tufezimit, kur u pa se ekonomia u demtua rende? Dhe Alia tha: ‘Tufezimin nuk mund ta koregjonim, sepse ishte frika se na thuhesh qe po koregjoni Enverin”!
Kur e ke jetuar vete nje situate, e nuk i merr te dhenat nga historia “e pasakte” e shkruar nga fituesi i luftes, por je deshmimtar okular i asaj qe diskutohet, te vjen vertete keq te degjosh qe kryetari i shtetit dhe i Partise, te modifikohet, te shtremberoj te verteten e te genjeje kaq paturpesisht, ne nje televizion, qe komunikon me bashkeqytetaret e tij. Te vjen jo vetem keq, por edhe revoltohesh ne ate shkalle qe deshiron ta kesh perballe ate gjakeprishur, e me e pakta t’i thuah, qe kjo qe thoni nuk eshte e vertete, se ishte frika mos koregjohej Enveri, kur ne nje kohe, Enver Hoxha vete, perpara kongresit te 8-te te PPSH-se, dergoj nje leter drejtuar te gjithe shqipetareve duke thene se tufezimi ishte i gabuar, i parakoheshem, te ndalohet aty ku nuk eshte bere dhe deri ne Kongeresin e Tete te Partise, te zevendesohen te gjitha koket e bagetive te humbura.
Ne kohen kur vete Enver Hoxha ju drejtua te gjithe vendit me kete kerkese, une personalisht kam qene inxhinier prodhimi, e si i tille, ne cilesine e specialistit te prodhimit, UNE DHE CDO KUADER TJETER, FTOHESHIM NE MBLEDHJE TE PARTISE. iSHTE RREGULL QE EDHE PSE KUADROT NUK ISHIN ANETARE PARTIE, ATA THIRRESHIN HERE PAS HERE NE MBLEDHJE TE ORGANIZATAVE te ndermarjeve ku punonin. Ne ate mbledhje, u lexua letra e derguar me urgjence nga Komiteti Qendror i Partise, dhe thuhej shprehimisht qe ajo leter te lexohej brenda dites ne te gjithe Shqiperine me komunistet dhe te gjithe kuadrot e prodhimit, e te nesermen me kolektivat punonjese. Por ajo leter , nuk e pa te nesermen te shperndare qe te lexohej me kolektivat, me punetoret e fshataret, ajo u terhoq po ate dite qe ishte shperndare nga komitetet e partive te Rretheve?!
Kush e kishte kurajon ta kundershtonte Enver Hoxhen. Cili ishte “ai burre” me fuqi me te madhe se Ramiz Alia? Askush. Ramiz Alia genjeu tek Blendi Fevziu dhe tek populli e Partia e tij kur thote se kishim frike nga”koregjimi i Enverit”. Ramiz Alia e vazhdoj tufezimin edhe pas vdekjes se Enverit, e bile, “i paisi bagetite me pasaporte, qe te kalonin kufirin legalisht”. Tufa te panumerta te bagetive ecnin ne kembe jashte kufirit, per ta bere te pamundur e atyre demeve ekonomike qe u be me tufezimin.
Ishte Ramiz Alia, ai qe shkaterroj ekonomine, qe ta lodhte popullin, e te thoshte qe duam ndryshim, por ndryshim qe kerkonte populli, ishte i projektuar ndryshe, ishte projektuar nga ustallaret qe e kishin nen kontroll Aline, me shkaterrimin e plote te gjithaneshem te Shqiperise.
Shqiperia dhe shqipetaret me siguri qe kane forca te ringrihen, e bile me te fuqishem, por per kete duhen zhdukur kolonat e Pesta qe tani, ne dhjerokraci jane shumuar si kepurdhat pas shiut. Pa shkaterruar tradhetine qe ka kapur deri koken e shtetit, ne ekonomi dhe ne politike, nuk mund te kete sukses. Korrupsioni masiv dhe i organizuar, po na fundos perdite e me shume. Kombi ka tanime nje rini jo vetem atedhetare, por edhe mire te edukuar qe dine se cfare duhet bere e se si duhet bere. Ne si popull duhet te heqim dore nga baltosja e sejcilit e te mbeshtesim te rinjte, te largojme kete klase politike qe po na shet atedheun. Vetem nje sistem i vertete demokratik, jo demokraci vetem ne fjale, na nxjerr ne breg fitimetar.
28 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
