1941 – 8 Nëntor – 2024
83 vjetori i themelimit
të Partisë Komuniste të Shqipërisë
KUR U THEMELUA PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË!
8 NËNTOR 1941
ENVER HOXHA:
“Shokë, në bazë të propozimit të Grupit Komunist të Korçës dhe mendimeve të shfaqura nga gjithë të pranishmit, po vë në votë projektvendimin:
“SOT, MË 8 NËNTOR TË VITIT 1941, PËRFAQËSUESIT E TË TRI GRUPEVE KOMUNISTE, TË KORÇËS, TË SHKODRËS DHE TË “TË RINJVE”, TË MBLEDHUR NË SEANCË PLENARE, DHE PAS DISKUTIMEVE ME FRYMË KOMUNISTE, DUKE U BAZUAR NË MANDATIN QË U KANË DHËNË SHOKËT E GRUPEVE TË TYRE, THËMËLUAN PARTINË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË!”
Kush është pro, të ngrejë dorën!
Të gjithë ngritën dorën. Nuk pati asnjë kundër.
Një gëzim i papërshkruar na pushtoi të gjithëve. U kurorëzua me sukses hapi kryesor, detyra vendimtare që i kishim vënë vetes, kur u nisëm për këtë Mbledhje historike!
Atëherë deklarova:
NË UNITET TË PLOTË U THEMELUA PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË! RROFTË PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË!
. . . .
Kështu, natën e 8 Nëntorit 1941, lindi Partia jonë, që do të udhëhiqte popullin shqiptar në betejat më të mëdha të të gjithë historisë së tij. Ajo lindi nga gjiri i popullit, nga zjarri dhe nga dufi revolucionar i pashuar në shekuj, lindi si një diell i ndritshëm në errësirën e kobshme të skllavërisë dhe të terrorit fashist, që kishte mbuluar popullin dhe atdheun!”
(Enver Hoxha, “KUR LINDI PARTIA”, faqe 190 – 192)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!