Kush dhe pse po përhapin rrena lufte në Kosovë ?!

03
Jul
2023
Shkruan: Abdullah Begolli


Luftat gjithkund dhe ҫ’do herë bëhen per dy qëllime themelore:
1. Qëllimi ekonomik( i shfrytëzimit)
2. Qëllimi strategjik-pozita gjeostrategjike
1. Ekonomikishtë serbia, greqia,.. i kanë futur shqiptarët në varësi të plotë, varësi edhe për bukë sikurse thotë miku i ngushtë i vuĉiĉit -rama!
2. Varësia ekonomike vetëvetiu e sjellë edhe dominimin strategjik, e që sikurse tregojnë zhvillimet, shqiptarët në tërësi nuk kanë kurfar kontrolli mbi hapsirën e vet gjeografike.
Ballkani i hapur, ku jorastësishtë dhe mu aty km-shqiptar rama e thotë botërishtë se serbia po na mbanë me bukë, e ka lokomotivë serbinë dhe kjo botërishtë është promovuar në Tiranë në fund të vitit 2022.
Shtrohet pyetja:
• Pse i duhet serbisë të bëjë luftë në Kosovë, kur jo vetëm ate, por mbarë shqiptarinë i ka futur në vartësi të plotë ekonomike ?!
• Me luftë vetëmsa do ti humbiste këto arritje kolosale mbi shqiptarët
Krejtë zhurma për luftë, ka si qëllim frikësimin edhe të pak rinie që kanë mbetur që edhe ata të largohën nga vendi sikurse shumica tjetër.
• Por cili është roli i faktorit ndërkombëtar përmes mekanizmave të sigurisë dhe atyre diplomatikë në të gjitha këto zhvillime?
Tashmë kur serbisë i është njohur roli kryesor mbi të ashtuqujturin ballkani përendimor, të cilin e përbëjnë mu ato pjesë që e përbënin ish jugosllavinë, tani pa Kroacinë dhe Slloveninë por me kompenzim Shqiperinë, ky faktorë e inskenojë veriun si problem, për ta përdorur si arsyetim të shtyrjës gati përfundimtare të Kosovës nën serbi.
Dhe këtë qëllim e arysetojnë me gjoja kryeneqësinë e politikës së kryeministrit të Kosovës, i cili po mujka me shkaktuar “luftë botërore” më këtë kryeneqësi !!!
Dhe ka mjaftë të “menqur” tek ne shqiptarët që ju besojnë përrallave!
A nuk janë mu këta zotërinjë ndërkombëtar që ka vite që i bien borisë me sa fuqi kanë dhe thonë se erdhem dhe ju ҫliruam nga serbia !
Po nëse erdhët për t’na ҫliruar dhe na ҫliruat, përse ua detyroni shqiptarëve në përgjithësi serbinë me ҫ’do kusht.
Për kush merr vesh, zgjedhjet e fundit në Mal të zi dhe fitorja atje e krahut proserb, manifestimi i djeshëm në Ulqinë, ku dalloheshin kryetarja e Kosovës Vjosa, kryetari i Malit të zi Abazoviĉi, kryeministri Rama me patika të bardha sikurse u dallua shumë vite më parë në samitin e Trieshtës kur u vendos gurthemeli i ballkanit përendimor, tregojnë qartë se Eksperimenti KOSOVO-rikthimi i kolonializmit pati sukses të plotë ngase jugosllavia e tretë me shqiptarët brenda saj tashmë po funksionon.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk