A k t u a l e
Përderisa faktori politik shqiptar në qeverinë e mëparshme me LSDM-në, kishte 8 ministra shqiptarë nga gjithsej 16 mistri, si dhe dy zëvendëskryeministra shqiptarë nga gjithsej 4 sa kishte ajo qeveri, me ndryshimin e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të muajit maj të këtij viti, partive shqiptare të koalicionit VLEN në qeverinë e re me VMRO-në, u janë dhënë më pak se çereku i ministrive, kryesisht resorë tepër të parëndësishëm për nevojat e shqiptarëve të këtij vendi. Si mendojë këta politikanë ta sjellin ndryshimin në këtë vend, sidomos për shqiptarët, me kapacitete të përgjysmuara dhe me duar të lidhura, apo vetëm pse janë zëvendësuar disa emrat me emra të tjerë të ministrave dhe zëvendësministrave, shumica e tyre pa asnjë përvojë të mëparshme, jo më dëshmi për profesionalizëm e përkushtim ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare në këtë vend. Ata që mendojë se ky ndryshim do të jetë i dobishëm, se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar të pushtetit të mëparshëm, sigurisht nuk i njohin mirë biografitë e këtyre politikanëve e pushtetarëve të rinj, partizanë të ndryshimit, të cilët kryesisht kanë dalë nga gjiri i partisë së njëjtë, e cila ka qenë më parë në pushtet për 22 vjet me radhë, BDI, herë me VMRO-në e herë me LSDM-në, një pjesë e këtyre politikanëve për “ndryshme”, kanë qenë drejtues të lartë të asaj partie, madje edhe pjesëtarë të familjes së njëjtë me drejtuesit e saj, e cila tani është në opozitë, por miqësisht të lidhur me nëntokën politike-kriminale të vendit, kryesisht të VMRO-së.
Gjysmagjelat e politikës shqiptare asgjë nuk kanë mësuar nga përvoja e derisotme nën sundimet e haja, edhe të partive dhe koalicioneve joshqiptare në Maqedoninë Veriore.
Që nga pavarësimi i shtetit të Maqedonisë në vitin 1991, një republikë e dalë nga rrënojat e ish-Federatës së Jugosllavisë, klasa politike shqiptare ka qenë e vetëkënaqur me privilegjet e veta në pushtet, dhe vetëm pse grazhdin e tyre kanë pasur plot, gjithmonë kanë pretenduar se të drejtat e kolektive të shqiptarëve kanë përparuar, vetëm pse kjo klasë politike ka qenë e ngopur me pushtet e privilegje. Kjo përvojë e keqe nuk ka ndryshuar as ditëve të sotme, përderisa klasa politike shqiptare edhe kur është e përgjysmuar e konsideron vetveten të mjaftueshme e të plotë për realizimin e aspiratave historike të popullit shqiptar në këtë shtet.
Përderisa vazhdon ky eksperiment me fatin kolektiv të popullit shqiptar, asgjë e dobishme nuk mund të sjell kjo politikë për fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve, përderisa asnjëherë nuk ka pasur “kushte të përshtatshme” për evitimin e gabimeve nga e kaluara, si pasojë e politikave diskriminuese të pushtetit, me ndihmën e klasës politike shqiptare në pushtet në tri dekadat e kaluara.
Është koha e fundit kur duhet ta mbyllin gojën këta politikanë të etshëm për pushtet dhe privilegje personale, përderisa nuk kanë pasur një përgjigje të saktë për tri dekada dhe mardhë, as edhe këta që sot janë në pushtetit, kur do ta gëzojë shqiptarët statusin e merituar juridik-kushtetues të popullit konstitutiv? Kur do ta ketë gjuha shqipe statusin e merituar të gjuhës zyrtare, jo si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve pa identitet të përcaktuar, e varur nga vullneti politik i atyre që janë në pushtet, si zgjidhje e përkohshme, jo si zgjidhje e përhershme e garantuar me kushtetutën e shtetit.
Për format e tjera të diskriminimit të shqiptarëve, në ekonomi, investime kapitale, arsim, kulturë, shëndetësi etj., për të cilat as nuk kanë njohuri të mjaftueshme qytetarët e vendit, ndërsa mediet e vendit vazhdojnë të heshtin, sepse për atë paguhen, deri atëherë trendi i shpërnguljen së shqiptarëve do të vazhdojë të rritet me përmasa shqetësuese, sa një ditë nuk do të ketë as kush të ankohet e kush të kërkojë të drejta e ligjshme të shqiptarëve në këtë shtet, ku vetëm politikanët që arrijnë të zënë poste në pushtet do të jenë të lumtur, përderisa edhe ata dhe pasardhësit e tyre deri atëherë do ta harrojë se janë shqiptarë.
Këtë mësim do të duhej ta kishin marrë këta politikanë përmes edukimit moral e atdhetar në familje, do të duhej ta kishin mësuar këtë të vërtetë nga historia, si kanë përfunduar dikur pashallarët shqiptarë nën sundimin e Perandorisë Osmane, si edhe pashallarët e kuq nga koha e sundimin në ish-regjimin komunist jugosllav.
Me çfarë mund të dallojnë këta pashallarët e sotëm të politikë shqiptare në Maqedoninë Veriore, të cilët i kanë varur shpresa se mund të sjellin ndryshimin në këtë shtet me borxhin e premtuar prej një miliardë euro, që shpreson se do t’i merr qeveria aktuale e Shkupit nga kryeministri Urban i Hungarisë, miku më besnik i Moskës dhe Beogradit,i kryekriminelit të ditëve të sotme, Putinit?!
Nëse në pushtetet e mëhershme të Maqedonisë Veriore, politikanët dhe pushtetarët nga radhët e partive politike të shqiptarëve (PPD, PDSH, BDI etj.), e kanë trashur zullumin ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të vendit, këta që sot mendojnë ta sjellin ndryshimin në këtë vend me VMRO-në në pushtet, që nga fillimi i kësaj ideje kanë pshurrë në legen, nga mundin ta shikojnë vetveten në pasqyrorë, përderisa nuk kanë as njohuritë më elementare nga politika dhe historia, larg asaj se mund ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nga pushtetet e mëparshëm, që pasojat më të rënda kanë mbetur nga qeverisja e mëparshme e VMRO-së, bashkë me vasalët e saj të mëparshëm nga radhët e partive politike të shqiptarëve.
Sa për njohurinë tuaj (lexuesve), ajo që e çoi BDI-në në opozitë pas 22 vjet qeverisje, nuk ishte opozita shqiptare e deridjeshme, por ideja serbomadhe “Ballkani i Hapur” dhe lidhjet e krerëve të kësaj partie me Sorosin, me korrupsionin dhe krimin e organizuar!
Nëse keni shpresuar deri tani se politikanët e këtillë mund ta sjellin ndryshimin në këtë shtet, si edhe realizimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në këtë vend, largojini këto ide sa më parë nga mendjet tuaja dhe mos pritni kot në të ardhmen, se kjo do t’u kushtojë pritje pa mbarim!
(24. 6. 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!