Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Mikut tim K.T. dhe te gjithe detachmentit anti-Kurti.
Jo vetem miku yne K.T., por edhe i gjithe kori i organizuar dhe spontan, me fanatizem, militantizem, krahinizem, e ca te tjere per interesa ekonomike e korruptive, kane krijuar, me ose pa dashje ne veprimin e tyre nje detashment anti Albin Kurti, duke u bere vertet nje pasuri teper e madhe e me vlere propagandistike e Serbise kunder ekzistences se Kosoves.
Pak a shume, cdo veprim kundershtues i Albin Kurtit, per te penguar veprime dhe vendime qe i kane kostuar shume e do t’i kostojne akoma me shume Kosoves, po perdoren si veprime kunder Kosoves e shteteformimit te saj nga Albini, kur ne fakt te gjitha veprimet e tij jane korrekte, vetem ne perputhje te plote te interesit te Kosoves e te popullit te saj.
Ketyre veprimeve atedhetare te Albin Kurtit, te cilave u eshte kundervene ky grupim jo i vogel, eshte si ajo shprehja popullire qe thote: ” I thua shendet, e ai/ajo e merr sikur i thua plac!”
Albin Kurti me inteligjencen e atedhetarizmine tij, me burrerine dhe formimin e tij si burreshtetas, me force karakteri, i ka thene “JO”, cdo veprimi qe demton Kosoven dhe Pamvaresine, ne cdo tavoline ku eshte ulur me diplomate te mesuar nga “pilitikanet” e opozites me “peqe-lepe”
Pra o njeres Albin Kurti ne cdo here qe e hap gojen po u thote “shendet”, e ju po e kundershtoni padrejtesisht, gabimisht e ne rruge teper te rrezikeshme, duke luftuar kunder tij sikur u thote “placi”!
MIku yne K.T., kur e pyes se ku e mbeshtet bindjen dhe kundershtimin tend kunder Kurtit, me shkruan:
“Luan Qemal Baci Jam i bindur nga veprimet e tij të dyshimta pasi u kthye nga Sërbia .Ju ngjit Bacës për të shfrytëzuar kreditin moral të tij si i burgosur në burgjet Sërbe Jo po pse firmosën Zajednicën kur dhe vetë atë bëri .Fuste shkopinj nën rrota në kohën më të vështirë të Kosovës së Lirë që akoma shtëpitë nxirrnin tym nga zjarri sërbëve etj etj etj “.
Sikur nuk eshte keshtu o K.T.! Me vjen keq, por besoj se jeni gabim kur e vleresoni te rrezikshem qe pasi doli nga burgu ky Albin, ju bashkua zyres se Demacit, dhe per kete ndertoni teori konspirative kunder ketij veprimi atedhetar e teper me vend.
“Per shkopinjte nen rrota” qe ti pretendon se i vuri Kosoves, duke “e provuar” me kundershtimin e tij ndaj veprimeve te qeverive paraardhese, jeni perseri gabim, mbasi ato vendime te ekzekutivit te djeshem, e kane vene ne pikepyetje ekzistencen e vete pamvaresise.
Kosova u fut ne gracken e Serbise me bisedimet “teknike’, te cilat rreshqiten aty ku nuk duhej, nga paaftesia dhe dashakeqesia e Thacit, Mustafa dhe Haredinajt dhe ekipeve te tyre, per kundershtimin e drejte te te cilave, Albini, sic shprehesh ti miku yne, “levizte me molotov ne dore ne rruget e Prishtines!”
Ne se Thaci dhe shteti qe ai drejtonte, si kryeminister dhe President, dhe qeverite e tjera, do te vepronte ne interes te Kosove e te popullit, do te kishin hetuar e denuar krimet serbe, nuk do te kishte ardhur puna tek themelimi i Gjykates speciale, e cila u formua nen thirrjen se “kush eshte kunder Gjykates speciale, eshte kunder Kosoves”, dhe tani “Kush eshte kunder Thacit, eshte kunder UCK-se e kunder Kosoves”! Kush e ndertoj dhe e rriti kete “mish-mash”, qe e beri carap lemshin ne Kosove? Eshte Thaci e jo Kurti qe ti o njeri e sulmon me pa te drejte.
Nuk e kuptoj, qe per inteligjencen dhe perkushtimin tuaj ne te mire te kombit, te keni kete konfusion me veten.
Kalofsh mire!
02 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
