Kush është tradhtari shqiptar i ‘Severnës’?

23
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(Pa dorashka)
Edhe pas tri dekadave nën demonkraturën maqedone, shqiptarët e ‘Severnës’ me partiçkat tona bashkë me ‘intelektualët’, hatërlinjtë, nevojtarët, me injorancën funksionale, sot e kësaj dite nuk dinë ta drejtojnë gishtin e akuzës ndaj tradhtarit.
Kush i pruri në këtë degradim shqiptarët e kësaj ane si komb, duke ia mohuar identitetin gjuhësor me një sajesë të shpifur si gjuhë e 20% në kushtetutë?
Një subjekt politik apo të gjitha partiçkat tona bashkë si ‘shfalerka’ të përdala të bordelos qeveritare që nga fillimi i pluralizmit politik e deri më sot?
Përse e pranuan denigrimin si arritje historike me MO ‘intelektualët’ e varur dhe të pavarur nga pushteti, (me diploma të blera) kur e panë që partiçkat tona na kishin shitur për ‘dhjam qeni’ me 20% e përdhosjes kombëtare ?
Këta profesorë dhe doktorë shkencash sharlatanë dhe mediokër që krekosen sot nëpër faqet e shtypit shqiptar me shkarravina për arritje dhe suksese të statusit politik të shqiptarëve në këtë ‘drzhavë’, nuk dinë t’i lidhin dy rreshta në shqip pa gabime drejtshkrimore!
Si mund të shpresojnë shqiptarët e ‘Severnës’ nga këta intelektualë gjysmakë (me diploma të blera) që gjenden me shumicë nëpër partiçkat politike, të cilët nuk janë tjetër veçse pengu i çështjes shqiptare bashkë me partiçkat, që na kanë shitur dhe stërshitur gjatë tri dekadave të demokraqisë maqedone në emër të lirisë së munguar duke na sajuaur përralla me mbret dhe broçkulla pa fund, mbi filozofinë e barazisë së gjuhës shqipe me sllavishten dhe statusin politik të shqiptarëve si të barabartë me sllavët?
Nofka e 20% apo njolla e përdhosjes së identitetit të gjuhës shqipe si duket do të ngelet edhe për disa vite në faqet e kushtetutës shovene të ‘drzhavës Severna’, si dhurata më e vlefshme e partiçkave dhe e liderëve tanë servilë të pështirosur për supremacinë sllave.
Atëherë, kush është tradhtari?
Kush e miratoi MO si zgjidhje optimale për shqiptarët, ku me atë marrëveshje shqiptarët kanë ‘çelësat e kashtës’?
Kush është tradhtari shqiptar i ‘Severnës’, ai që vulosi dhe përdhosi identitetin gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve si popull nomad pa identitet, një apo më shumë liderucë tradhtarë me apo pa maska?

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk