Spiro Konda, u mor qysh ne rini me problemin pellazgjik. Kur kujtojmë këtë emër mendja na shkon menjëherë tek vepra e tij madhore e voluminoze “Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik“ botuar në vitin 1964.
Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike Spiro u njoh dhe u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti.
Studimi shkencor “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve ” është një nga disa vepra mjaft të vlefshme që Prof.Spiro Konda ka analizuar e sjellë në vëmendje
dhe që pa dyshim do të mbetet një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare. Profesor Spiro Konda na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër. Ai ka thënë me gojën plotë që “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve.” Për të shpejguar këtë thënie që ASHSH ja ka quajtur “një lajthitje” ai ka shkruar rreth 1200 faqe te cilat janë dorëshkrim dhe te arkivuara jo në arkivën e Akademise se shkencave,e cila nuk e pranoi kurre si anëtar të saj,por ne arkiven e shtetit shqiptar.
Profesor S.Konda ka qenë i vetmi shqiptar që ka studiuar për gjuhet Greke (e vjeter dhe e re),latine dhe arabe në univeristetet e Athinës,Kajros dhe Romës.Teoria e tij mbeshtetej tek historiani Roberto D’Angely I cili ishte nje historian i njohur dhe që pati thënë i pari ate qe Konda eshte munduar ta vërtetojë shkencerisht. Historiani dhe filologu shqiptar ,korçari Spiro Nikollë Konda,lindi ne fshatin Dardhe ,Devoll-Korce ne vitin 1862 dhe u shua ne 29Janar 1967.Studjoi lashtësinë e populliit tonë që nga parahistoria.Argumetoi shkencerisht si poliglot i gjuheve te vdekura dhe moderne,prejardhjen pellazge te shqiptareve dhe te Gjuhes Shqipe. Botoi librin “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik”1961.Hulumtimet e studimet e mevonshme i permblodhi ne vellimin ‘Studime parahistorike” si dhe nje studim arkivor te pabotuar prej 1200 faqe, per prejardhjen e fjaleve shqipe nga pellazgjikja. Si perfundim Prof Spiro Konda, meriton jo vetem te studjohet nga çdo shqiptar , historianë ,gjuhëtarë ,filiologë, albanologë . Spiro Konda meriton një vlerësim real e madheshtor për vepren e tij shkencore monumentale të pamohushme e të pavdekshme për Historinë dhe Gjuhën Kombëtare Shqipe.
/ Huazuar nga FCB e Aristotel Petros/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!