KUSH KORRË ERË MBJELLË FURTUNË?!

28
Jun
2023
Shkruan: Fadil Shyti

(Populli).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Mjerisht, fatkeqësisht, tragjikisht, ky konstatim është e vërtetë e hidhur.
Populli i Kosovës, është tradhtuar nga klasa politike “kosovare” dhe ajo “shqiptare”, qëkur menjëherë pas “çlirimit” u pajtuan që, Kosova të mbetet koloni serbo-euro-ruso-atl.
E sunduar nga levat “shtetërore” sipas modelit as Republikë Shqiptare, as autonomi “federative”,as konfederative me shtetin amë, Shqipërinë.
Në “MARRE-VESHJEN”
-siç e quaj unë, Marrëveshjen famëkeqe në Rambuje,(1999), populli i Kosovës përsëri u tradhtua:
1.
Nga pjesëmarrësit e asaj Konference evropiane, me bujë ishte premtuar se, në Kosovë, pas tri vitesh do të mbahej një Referendum që, kjo krahinë shqiptare do të vendoste vetë për fatin, gjegjësisht, do të zbatohej parimi i së drejtës për VETËVENDOSJE për ardhmërinë e saj, që realisht nënkuptonte
RIBASHKIMIN ME SHTETIN AMË, SHQIPËRINË.
2.
Me kalimin e viteve, kjo pikë e Marrëveshjes, u harrua dhe nuk është realizuar asnjëherë.
Bashkësia Ndërkombëtare reaksionare, në “shpërblim” të këtij durimi të turpshëm të klasës politike “kosovare” dhe “shqiptare” me dinakëri diplomatike, Kosovës i ofroi “zgjidhje” tërësisht në një rrugë pakrye: i ofroi një Paketë ahti-sariane që, faktikish lirinë e Kosovës e futi në atë paketë.
-Këtë “Paketë”, me kohë e kam quajtur dhe po këtë bindje të patundur e ruaj mendimin që, ishte dhe është “Paketë Minë”, ose “Paketë Raketë”, e cila nëse nuk do të shkërmoqet, të eliminohet, si krejt e pavlerë, në trupin e saj kjo “Pelë Troje” të përdalë, do të prodhojë vetëm rreziqe të paparashikuara….
Kjo pastaj, herët a vonë në një ditë të errët, do të shpërthejë fuqishëm.
3.
Poashtu, Kosova, u shpërblye tradhtisht, me një Kushtetutë krejt kundër-shqiptare.
Kjo, e ashtuquajtur, “Kushtetutë e Kosovës”, sipas kornizës ahti-sariane, në Nenin 3 të saj e ndalon Kosovën që të bashkohet me ndonjë shtet tjetër, indirekt kjo nënkupton: e ndalon ribashkimin me Shqipërinë.
4.
Serbët me ambicie çdoherë pushtuese dhe “Miqtë” ndërkombëtarë, nuk u mjaftuan me kaq: serbëve kolonë dhe pakicave të tjera, minoriteteve, ua falën 20 vende në Kuvendin e Kosovës, kjo është rast i paprecedan, që nuk ka ndodhur as nuk ndodh në vendet e rajonit apo në Evropë apo më gjerë ku kishte dhe ka miliona minoritete, kjo u bë me prapavijë të njëanshme që, kuvendarët e Republikës së Kosovës të mos mund të votojnë, gjegjësisht të kalojmë as një ligj-vendim me peshë kombëtare në favor të popullit shqiptar në Kosovë, siç është, fjala vjen realizimi i RIBASHKIMIT kombëtar, çështja, e Flamurit kombëtar e të tjera…
Për më keq: organizuan një dialog krejt të pabarabartë dhe të njëanshëm Kosovë-Serbi.
Kosova, u bllokua gjithashtu, me një Rezolutë të KS të OKB-së 1244 që edhe sot i rrin si shpatë mbi kokë, sepse, kinse kjo “tapi” ndërkombëtare, në favor të serbëve, Serbisë ia njeh sundimin mbi territorin e Kosovës, pra Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë.
-Prandaj, Serbia në Kushtetutën e saj e konsideron Kosovën si pjesë të saj. Pse politika ‘kosovare” hyri në dialog prapakthimesh, pa heqjen e këtij ligji famëkeq?!
5.
-Tani, shtrohet pyetja:
Pse klasa politike e Prishtinës, Tiranës, por edhe ajo e Vjenës, Brukselit, Londrës, Uashingtonit nuk ia fshijnë nga Kushtetuta e Serbisë, atë Nen, me atë ligj-vendim famëkeq?!!!
Kur për Kosovën morën vendim që me Nenin 3 famëkeq, për ndalimin e ribashkimit të saj me Nënën Shqipëri.
Pse nuk morën vendim që të ndalonin Serbinë Fashiste, për orekset e saj ekspansioniste?!!!
6.
Klasa politike “kosovare” dhe ajo “shqiptare”, gabuan rëndë, që e pranuan dialogun nën hijen e kësaj shpate politike, e cila e cënon njësinë territoriale të Kosovës.
-Klasa politike “kosovare”, hyri në një dialog pakrye, ku veç prapakthime politike-diplomatike, ekonomike, kulturore e të tjera i sollën popullit të Kosovës.
7.
Zhurmshëm, u trumbetua njëfar Pavarësie, për të mos u realizuar kjo plotësisht, as sot e sot, -në çdo cep të atdheut.
8.
Kosovës iu mohua Flamuri Kuqezi, në inst, e saj.
Kosovës iu mohua Gjuha Shqipe si gjuhë zyrtare,
Kosovës, kur kjo u barazua me gjuhën e minoritetit ardhacak, kolonë e serbë që përbëjnë vetëm 3% të popullsisë në Kosovë.
Kosovës, iu mohua Identiteti Shqiptar, kinse kjo qenka Republikë MULTIETNIKE, jo siç duhej të ishte në të vërtetë një Republikë e Dytë Shqiptare në Ilirik, (Ballkan).
Kosova, u nda nga brenda në enklavat serbe, në ato “copëra Serbie”, ku serbët lokalë në bashkëpunim të hapur me Serbinë Fashiste, e kanë pandalshëm ushtruar sistemin paralel ilegal dhe legal, në shumë aspekte, duke krijuar pastaj dhe struktura “shtetërore”, të përpjekjeve për të krijuar një Mini Republikë serbe në trupin e përgjakur të Kosovës, siç e krijuan në Bosnjë, këtë po duan ta bëjnë me presione politike, ekonononike, ushtarake e të tjera me Decentralizimin njëetnik.
Kosova, u ricopëtua edhe në kufijtë e saj me MV dhe me Malin e Zi.
9.
Vlen të theksohet që:
-Këto krijesa artificiale, të paqena kurrë problematike para Luftës Çlirimtare të UÇK-së, u kërkuan dhe u fuqizuan nga Serbia dhe nga qarqet reaksionare eur-rus-atl dhe pa rezistencën më të vogël, bile edhe u ndihmuan të krijohen këto “komuna serbe”, krejt marrëzisht u pranuan si legjitime nga opozita e sotme në Kosovë dhe nga klasa politike e Tiranës.
10.
Duke bërë këto marrëzira, lëshime dhe tradhti politike, ekonomike, ushtarake e të tjera, ztr,”demokratë”, me apo pa dijeninë e tyre, krijuan hendeqe të mëdha që zor se do të kapërcehen pa rreziqe të mëdha për Kosovën, Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.
11.
Kosova, i godit keq edhe me Eksterritorialitetin e Kishave, kinse të gjitha janë serbe, me ç’rast me alibinë e ruajtjes së “vlerave” të tyre, Kosovës iu grabitën qindra ha tokë.
12.
E shihni!…
Kur tani Albin Kurti dhe qeveria “Kurti 2”, po bëjnë përpjekje për heqjen e këtyre pengesave “ferrave” që ia kanë zënë frymën lirisë së Kosovës, kur po përpiqet me të gjitha format dhe mjetet demokratike në betejat politike në realizimin e planeve strategjike kombëtare, për shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, kur populli i Kosovës po dëshiron të ribashkojë Mitrovicën e ndarë, madje edhe administrativisht në “Mitrovicë jugore” dhe në “Mitrovicë veriore”, Serbia Fashiste, kolonët e saj serbë dhe altoparlantët e tyre: opozita dhe analistë- banalistët), në Prishtinë, Shkup dhe në Tiranë, ende me servilizma neveritëse po bëjnë temenara ndaj Serbisë Fashiste dhe miqve të saj të hapur dhe të fshehur, ndërsa, kolonët dhe përkrahësit e tyre serbomëdhenj po bëjnë trazira politike, protesta vandaliste dhe bandat reaksionare po armatosen gjer në dhëmbë për të ndezur përsëri një luftë të padrejtë…
-Dëshmi për këto janë: terroristët e burgosur serbë dhe arsenali gjetur i armëve të tyre.
“Kush mbjellë erë, korrë furtunë”.
(Populli).
Rroftë Rezistenca Shqiptare!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!

28 qershor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk