Ende askush nga ata që bënë presion, që votuan dhe që punuan që të themelohej nuk ka kërkuar falje.
Kush na e solli Gjykatën Speciale? E kush po proteston?
Është e nevojshme që para çdo proteste ta rikujtojmë se si u mbërrit deri tek Gjykata Speciale. Ngase sa më mirë të mbajmë mend aq më pak bëjmë gabime të vjetra.
🔴15 prill 2008 Konstantin KOSACHEV nga partia e Vladimir Putinit, pjesë e European Democrat Group në Këshillin e Evropës paraqet mocionin për rezolutë me titull: “Inhumane treatment of people and illicit trafficking in human organs in Kosovo” i nënshkruar nga 16 deputetë të Këshillit duke u bazuar edhe në librin e Carla del Pontes.
🔴7 janar 2011 miratohet Raporti i Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs me titull “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё” i bazuar në këtë kërkesë dhe i hartuar nga Dick Marty . Votojnë për 165 deputetë. Shpëtim Idrizi PDIU dhe Damian Gjiknuri PS votojnë kundër. Ilir Rusmali voton pro. Votojnë kundër 4 deputetë turq dhe 1 laburist britanik.
🔴Shtator 2011 Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur.
🔴10 Maj 2012 Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin “Për Marrëdhëniet Juridiksionale në Çështjet Penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it” duke i lejuar prokurorit Williamson hetimin në territorin e Shqipërisë për akuzat e Marty.
🔴29 korrik 2014 Publikohet raporti i Prokurorit të Task Forcës amerikanit Clint Williamson. Ai thotë se kësaj prokurorie i duhet një gjykatë. Nuk ka prova për trafikim organesh por krejt pretendimet e tjera të Marty mbeten. Ai tha se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash.
🔴23 prill 2014 – Ligji mbi ratifikimin e marrёveshjes ndёrkombёtare (“Shkёmbimi i Letrave”) Jahjaga – Ashton
🔴7 mars 2015 Qeveria Thaçi-Mustafa propozoi amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.
🔴9 mars 2015 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli amendamentin e adresoi në Gjykatë Kushtetuese për kontroll paraprak.
🔴15 prill 2015 Gjykata Kushtetuese vlerësoi se amendamenti 24 nuk pakëson të drejtat dhe liritë të përcaktuara në Kapitullin 2 dhe 3 të Kushtetutës.
🔴13 maj 2015 Komisioni për Legjislacion shqyrtoi amendamentin 24 dhe propozoi “t’ia procedojë për shqyrtim Kuvendit pa një rekomandim më tutje.”
🔴Thirret protestë nga OVL – UÇK para Kuvendit. Bashkëngjitet vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!. Hashim Thaçi ndërhyn që protesta mos të bëhet e madhe.
🔴26 qershor 2015 Mbahet seanca plenare. Nuk votohet Amandamenti 24. Rrëzohet nisma për Gjykatën Speciale.
🔴16 korrik 2015 Kryeministri Edi Rama, vizitë surprizë në Kosovë me helikopter. Diskutohet Gjykata Speciale. “Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i kanë thënë kryeministrit Rama se janë në koordinim e sipër me të gjithë faktorët relevantë dhe se Gjykata do të miratohet së shpejti në Kuvend.”
🔴30 korrik 2015 Qeveria Thaçi-Mustafa e riprocedon ndryshimin kushtetues dhe Ligjin për Gjykatës Speciale.
🔴3 gusht 2015, Kuvendi nën presion votoi amendamentin nr. 24.
3 gusht 2015, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi në lexim të parë e të dytë:
– Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar,
– Ligjin për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.
– Shumica parlamentare rrëzoi me votim Rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë të propozuar nga VETËVENDOSJE!, AAK dhe NISMA.
Marrëveshjet ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës
▪️23 prill 2014 – Ligji mbi ratifikimin e marrёveshjes ndёrkombёtare (“Shkёmbimi i Letrave”)
▪️3 gusht 2015 – Amendamenti i Kushtetutёs, Neni 162: Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar
▪️3 gusht 2015 – Ligji pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar
▪️26 janar 2016 – Marrёveshja e Pёrkohshme midis Vendeve tё Ulёta (Holandёs) dhe Kosovёs nё lidhje me Vendosjen e Institucionit Gjyqёsor tё Specializuar tё Zhvendosur tё Kosovёs nё Vendet e Ulёta (Holandё)
▪️15 shkurt 2016 Marrёveshja midis Vendeve tё Ulёta (Holandёs) dhe Kosovёs nё lidhje me Vendosjen e Institucionit Gjyqёsor tё Specializuar tё Zhvendosur tё Kosovёs nё Vendet e Ulёta (Holandё)
🔻Çfarë ndodhte në ditën e votimit të Gjykatës speciale në Prishtinë:
“Unë erdha në orën 8:00 të mëngjesit në këtë Kuvend dhe pashë së paku 15 apo 20 minibus të mbushur përplot me policë, me automjetet e Njësisë Speciale, të vendosur brenda ambienteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetja çfarë seance po mbajmë ne në Kosovën e lirë dhe demokratike?”
Thirrja e Glauk Konjufca si e të gjithë deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!:
…Mos e votoni Gjykatën Speciale!
Gjykata Speciale e rrënon sovranitetin e sistemit tonë gjyqësor. Gjyqësia dhe integriteti i saj është shtyllë bazike e sovranitetit shtetëror. Gjykata Speciale e tkurr sovranitetin e Kosovës në 5
instanca – 3 nivelet e Gjyqësorit plus Avokati i Popullit të pavarur dhe një Gjykatë Kushtetuese, e cila është përmbi Gjykatën tonë Kushtetuese, e mirë e keqe, ajo që e kemi.
Kjo është një gjykatë selektive, kjo që po na krijohet, kjo Gjykata Speciale. Ajo nuk e trajton asnjë krim të Serbisë që ka ndodhur në Kosovë, merreni me mend.
274 masakra kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. 550 varreza masive janë gjetur në Kosovë, 550 varreza masive me qytetarët tanë. Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë e të masakruar e të pushkatuar. Mijëra vajza dhe gra të dhunuara.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
