KY shkrim nuk eshte per akademiket Pellazge me dy klasë fillore,pa u keqkuptuar lexuesit.

13
Sep
2023
Shkruan: Remi Ilir Kush

·
Persekutimi Katolikeve Shqiptar
“Armiq” te domosdoshem i quan historiani Britanik,
professor i Cambridge dhe Oxford university Sir Noel Malcolm,Perandorine Otomane.Ndersa ardhjen e tyre ne Europe si pioneret e humanizmit njerezor.
Perandoria Otomane shkelqimin e saj e pati gjate periudhes Sulejmanit Madherishem,humanistit me te madh sot bota ende njeh.Ndersa ne Portugali dhe Spanje,Arabet dhe Hebrenjte persekutoheshin,vriteshin dhe ishin popull i padeshiruar nga Inkuzicioni Spanjoll,
Perandoria Otomane pranonte si miq te tyre duke i shpetuar jeten ajkes popullsise Hebrenje.Me qindra mijera Hebrenj Sefardi u ftuan te jetonin ne territorin Otoman per ti shpetuar gjuetise vrasjeve te tyre ne Spanje dhe Portugali.
Gjate kohes reformimit Kishes Katolike nga reformistet Europian me Martin Luther si lideri tyre ne Witenburg,Gjermani ne fillimet e shekullit 16te,disa milione Europian po vriteshin,digjeshin te gjalle neper
rruget e Parisit,Belgjikes,Hollandes,Gjermanise,
Danimarkes,Prages,Vjenes.Krimi tyre ishte pse kerkonin biblat te perktheheshin ne gjuhet e tyre Amtare,reforma brenda klerit Katolik,reforma agrare mbi tokat te cilat ishin prona te klerit Katolik te kohes,etj.Fillim shekulli 16te Europian ishte si rezultat i saj luftera fetare dhe emigrime massive,siç ishte emigrimi 400mije Huguenoteve Franceze drejt Anglise te mbretit Henri 8.Huguenotet ishin Protestane Franceze,te cilet u masakruan ne France.Vetem diten e Saint Barthelomeut te viti tragjik 1572 u vrane 70mije Huguenot Protestant ne rruget e Frances.E tille ishte Europa e shekullit 16te perballe nje Perandorie te re qe sapo kishte ardhur ne dyert e Europes.Nje Perandori e cila mahniti humanistet Europian te kohes per te drejtat dhe lirite ndaj popujve nen ombrellen e saj Perandorake.Ishte humanizmi Otoman i cili beri dhe Martin Luther,reformatorin e kishes kristiane simpatizant te Kauzes Otomane kunder Papes Romes,te cilin e shihte si Antikrishti.Marthin Luther kembengulte per nje lufte sekulare kunder Otomaneve ne portat e Vienes dhe Jo fetare tek besimtaret e tij.
A-ja e kushtetutes Perandorise Otomane ishte liria fetare.Ne Ballkan dhe Europe Islami eshte i vetmi besim qe nuk u perhap me ane te dhunes.Kur vajza Sulejmanit Madherishem u martua,Sulltani i dhuroj per kurore disa fshatra te bukura ne Bullgarine e sotme te quajtura Arnautkoy,Arbansi sotem qe ndodhet 3-4kilometra larg Velico Trno,nje ish kryeqytet Bullgar.
Kam vizituar shpesh Arbanasin,pasi Velico Trno ishte nje pike studimi e imja me keshtjellat e medha dhe germimet arkeologjike te civilizimit Thrakas dhe atij te mevonshem te Perandorise Bullgare te shekujve 9-13.
Sulejmani madherishem ju ndertoi nje kishe shume te bukur besimtareve ortodoks Shqiptar te vendosur ne keto fshatra per ti populluar si kurore e dhuruar Vajzes tij.
Po le te kthehemi tek qellimi shkrimit tim dhe ti japim oksigjen te vertetes.Kush jane vrasesit e vertete te Shqiptareve Katolik?
Ne Kosove eshte nje deshmi,Kishat Katolike Shqiptare te kthyera dhe restauruara si manastire ortodokse Bullgare.Ne Shqiperi te veriut ka shume rrenoja te kishave te vjetra Katolike te shkatarruara gjate shekujve 9-10 te eres sone.Kush i shkatarroj apo transformoi keto kisha Lind pyetja,Otomanet?
Otomanet erdhen vetem ne shekullin e 15te ne Ballkan.Para ardhjes tyre kronikanet e kohes flasin per nje terror fetar ne Ballkan.Per nje lufte midis Baneve(mbreterit Kroat) dhe Kralet(mbreterit Serb).
Ne Bosnje ku popullsia vendase kryesisht i perkiste besimit “Bogomil”,nje besim fetar i dualizmit shpirteror,besim i sjelle nga Bullgaret e shekullit 9te ne gadishullin tone,por u perqafua nga banoret e Bosnjes.
Popullsia e asaj kohe u masakrua ne menyre çnjerezore.Ndersa ne Kosove terrorit bullgareve per ti kthyer ne ortodoks,u pasua nga kisha Serbe ortodokse,
e cila vrau mijera prifterinj Katolik te Arberise ne Kosove,Sanxhak,Mal te Zi dhe Veri te Shqiperise,duke detyruar popullsine vendase Katolike te pranonte ortodoksine Serbe,ose ju priste veshet,hundet dhe ju nxirrte syte.Ishte ky terror i ortodoksizmit Sllavo-Serbo
-Bullgar qe nje pjese e popullsise sotme ne Serbi Jane ish Shqiptare Katolik te konvertuar ne Serb Ortodoks.
Mos harrojme shume nga Princat Arber nga Katolik pranonin fene ortodokse te manastireve Serbe per te pasur drejte karriere ne Perandorine Serbe te kohes,
prandaj disa princer Arberor te veriut pranuan Ortodoksine Serbe,apo u sllavizuan teresisht per te mbrojtur territoret e tyre.Barbarizmi Sllavo-Serb pesoj goditje ndalimi me ardhjen e nje Perandorie me te fuqishme se ata,por me te drejte ne parimet dhe ligjshmerine ne mbrotje te drejtave te lirive fetare dhe civile te popujve te ndryshem nen Perandorine e tyre.
Perandoria Otomane eshte e vetmja perandori ne historine njerezore qe nuk zhduku nje komb,apo popull
Perse shume Shqiptare perqafuan Islamin?
Terrorizmi ushtruar,spastrimi etnik ushtruar prej Kishtareve Serb dhe Bullgar te kohes duke vrare popullin e Arberit dhe duke i serbizuar me tortura prerje veshesh,hundesh,heqje syresh,ndaloj vetem kur Otomanet u dynden ne Ballkan.Tek kjo perandori ata pane nje forme lirie te jetonin jo te detyruar te humbnin gjuhen e Nenes,apo besimin fetar.Ne fund te dites deshmitari me i madh i terrorit Ortodoks-Serb eshte humbja gjuhes dhe identitetit shume prej Katolikeve Shqiptar sot ne Serbi.Ndersa deshmitari paqes dhe nje mbrojtje te vazhdimit gjuhes Shqipe nga asimilimi eshte dhe mbas 500 viteve nen Perandorine Otomane,
Shqiptaret nuk e humben kurre gjuhen dhe krenarine e tyre te vetedijes kombetare.Gjuha dhe identiteti Jane deshmitaret e te VERTETES.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk