Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
-Gjurmë-
Fiset e lashta pellazge-ilire kanë qenë të pranishme nga lashtësia më e hershme deri në shekujt e parë të erës sonë, ndërsa me këtë emër kanë ekzistuar disa qytete, krahina, rajone, madje edhe së paku dy shtete; Lasica (Lazgia) në brigjet lindore të Derit të Zi, Gjeorgjia e sotme dhe në rajonin e Panonisë së sotme (Kroaci, Hungari) njihet shteti me emrin Republika Lasorum (vitet 180 – 192 të erës sonë), pas kryengritjes së madhe Ilire në Panoni, të udhëhequr nga mbreti ilir Bato i Desidiatëve kundër Perandorisë Romake Perëndimore.
Përndryshe, përveç territoreve të lashta të tyre në tërë hapësirën e Gadishullit Ilirik dhe në brigjet lindore të Detit të Zi (deri në Kaukaz), lazgët janë popull i veçantë (afër 2 milionë banorë) që jetojnë edhe sot në Republikën e Turqisë, njihen me identitetit të veçantë etnik dhe gjuhë amtare të veçantë, të ndryshme nga gjuhët e fqinjëve të tyre (turqit, armenët, iranianët, gruzianët etj.).
Në atdheun e hershëm të Lazgëve (pe-llazgëve), në Panoni, fusha e gjerë pjellore në brigjet e epërme të lumit Danub, më vonë kanë ardhur hungarezët e sotëm, ku e kanë edhe aktualisht shtetin e tyre në mes të Evropës, e që nuk kanë asgjë të përbashkët nga prejardhje etnike dhe gjuha me popujt tjerë evropianë përreth.
(28 prill 2022)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!