Të hetohen nga Nga SPAKU dhe Arben Imami, misteret e tregtisë së armëve përmes Serbisë

30
Dec
2023
Nga: Artur Satka


Letër botuesit »Qëndroni i lidhur » Arben Imami, misteret e tregtisë së armëve përmes Serbisë

28 Dhjetor, 2011
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka lënë pa sqaruar pjesën më të errët të tregtisë së armëve të Shqipërisë, duke përdorur Serbinë. Dërgesa armësh në drejtim të Libisë, Libanit, por dhe Jemenit, janë bërë kryesisht duke përdoru Serbinë. Në shumë dossier të botuar dhe më parë nga gazeta Tema është verifikuar se Shqipëria ka blerë në mënyrë të panevojshme armë apo raketa nga Serbia dhe pastaj ia ka shitur Hezbollahëve në Liban, Salehut në Jemen ose Libisë.
Në daljen e tij për fundviti, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, foli për një vend fqinj, i cili ka përdorur Shqipërinë për këto eksporte. Është fjala për Serbinë. Është interesant përse zoti Imami nuk e citoi drejtpërdrejt Serbinë dhe nuk sqaroi pse ne kemi bërë tregti në emër të Serbisë me vende që janë nën embargo ndërkombëtare për shitje armësh?
Arsyeja qëndron tek një person që lidh Arben Imamin me Serbinë. Edhe pse e pabesueshme, Arben Imami është sot miku më i afërt i Damir Fazlliç, në qeveri. Ata janë parë disa herë bashkë të drekojnë apo darkojnë, ndërkohë që Fazlliç është në zemër të negociatave me lobet serbe, malazeze dhe boshnjake për shitjen e armëve. Ai po ashtu ka qenë ndërlidhësi i Henri Tomeit me ekipin e Gërdecit, për procesin e demontimit dhe gjetjes së tregut për barutin dhe lëndët e tjera që dalin prej tyre.
Por akoma më mister është lajmi se Shqipëria ka pasur një bilanc tregtar 1 miliard dollarë me Nigerinë. Edhe pse kryeministri ynë lavdërohet dhe për gjëra që ka ëndërruar, është shumë interesant fakti se as ai, as zoti Imami nuk u lavdëruan me këtë bilanc fiktiv që vjen erë e pastër pastrim paresh dhe trafik ndërkombëtar armësh me një vend që është problem ndërkombëtare sa i përket ligjit dhe respektimit të normave ndërkombëtare.
Ndoshta dhe në këtë rast Shqipëria ka pastruar fatura serbe në Nigeri, dhe zoti Imami së bashku me mikun e tij e kanë të vështirë ta bëjnë publik këtë bilanc.
Edhe kryeministri Berisha u detyrua ta përmendë në fjalën e tij si arritje demontimin, ndërkohë që zoti Imami ka shtuar shëtitjet në mbrëmje me Fahri Balliun, njeriun që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për lobim në favor të një kompanie ruse për blerje skrapi në Shqipëri. Përveç temave intelektuale që ata mund të debatojnë bashkë çdo natë, me siguri që tregtia e skrapit mund të zërë vendin e saj, pavarësisht se dhe ajo mund të shihet nën prizëm intelektual apo patriotik.
Kur mendon gjithë këtë spirale në të cilën është futur Imami, e ke më të lehtë të kuptosh se njeriu që i doli para Berishës me tank, ka kuptuar se skrapi i dalë nga tanku, vlen më shumë se tanku i gjallë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk