LETËR E HAPUR KRYESISË SUEDEZE TË RADHËS NË BE

16
May
2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Kryeministrit z.Goran Persson

Kopje kryeministrit danez, z.Poul Nyrup Rasmussen

I nderuar z. Persson

Po ju drejtohem juve si kryeministër dhe përfaqësues më i lartë i Kryesisë së radhës suedeze në BE. Unë jam aktivist për të drejtat e njeriut nga Maqedonia, që për shkak të rrethanave atje jam detyruar të arratisem në Danimarkë.

Shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është tragjedi njerëzore, një turp për Evropën. Ndonëse shqiptarët përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë, neve na janë mohuar një varg i gjatë i të drejtave themelore kombëtare e sociale.

Pas shpalljes së pavarësisë, Maqedonia e ndërroi Kushtetutën. Për shqiptarët kjo do të thotë, se të drejtat tona kombëtare-përfshirë këtu të drejtën e përdorimit të gjuhës sonë amtare, – u kufizuan në krahasim me të kohës komuniste.

Maqedonia duhet përshkruar si shtet, që bazohet në aparteid. Shqiptarët në përgjithësi janë të përjashtuar nga sektori shoqëror.

Ne kemi më së paku vende pune, duke filluar nga policia deri në drejtësi. Universiteti, të cilin shqiptarët e kanë formuar me mjete vetiake të grumbulluara, s’është pranuar nga autoritetet.

Burgjet janë mbushur me shqiptarë të rinj. Shumë mbahen atje, pa gjyq. Lidhur me këtë, ka pasur shumë raste kur shqiptarët janë detyruar ta blejnë lirinë e vet me të holla, për të shpëtuar nga trajtimi jonjerëzor. Si aktivist për të drejta e njeriut, unë jam informuar për shumë raste.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, shqiptarët shtruan tri kërkesa:

– Ndërrime kushtetuese, ku të konfirmohet që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta kombëtare e sociale sikurse sllavët;

– Krijimi i një universiteti shqiptar;

– Përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore e organet publike.

Zbatimi i këtyre kërkesave është themeli i vetëm mbi të cilin mund të ndërtohet një Maqedoni e lirë e demokratike, si dhe e vetmja mënyrë për t’u penguar gjakderdhja.

Xhemil Zeqiri

Prishtinë, 7 korrik (Kosovapress)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk